Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mos bini pre e një grupi “puçistëve” të papërgjegjshëm

Shko poshtë

Mos bini pre e një grupi “puçistëve” të papërgjegjshëm Empty Mos bini pre e një grupi “puçistëve” të papërgjegjshëm

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 7:16 pm

Mos bini pre e një grupi “puçistëve” të papërgjegjshëm

Reagim i Kryesisë së LDD-së në Zvicër

Mos bini pre e një grupi “puçistëve” të papërgjegjshëm LDD%20Zize%20pepshi_13

Kryesia e Degës së LDD-së në Zvicër me anë të një kumtese për shtyp të nënshkruar nga kryetarja Zize Pepshi njofton dardanet dhe dardanët e LDD-së në Zvicër se nuk duhet të bien pre e puçistëve të papërgjegjshëm të cilët keqpërdorin statutin e LDD-së dhe manipulojnë me emrin e liderit të LDD-së akademi Nexhat Daci.
“Të nderuar kryetar të nëndegëve, kryesi të nëndegëve dhe anëtarësia e LDD-së në Zvicër, ju njoftojmë se pas një bisede që ka pasur kryetarja me Liderin e LDD-së akad. Nexhat Daci. Mbledhja që është ftuar nga persona të paautorizuar e të papërgjegjshëm, nuk është në përputhje me statutin dhe programin e LDD-së, prandaj si e tillë është jo legjitim dhe e pavlefshëm, pasi këto takime të këtij rangu duhet të ftohen nga kryetarja e degës, ashtu siç është i përcaktuar me statut dhe me rregullat e LDD-së. Prandaj ftohen kryetaret e nëndegëve të LDD-se dhe anëtarësia e gjerë që të mos bien pre e manipulimeve të tilla.
Mbledhja e thirrur nga një grup puçistë, nuk ka të bëjë me çështjet programore të LDD-së, por ka për qellim shtendosjen e marrëdhënieve në anëtarësinë e gjerë për të shkatërruar LDD-në, përmes individëve të cilët edhe më herët janë të njohur për veprime nën rrogoz, por si duket tani kanë krijuar hallkat e tyre, por që paraprakisht janë të caktuar për dështimin e qëllimeve të turpshme, sepse këta individ janë po ata që vazhdimisht kanë bojkotuar të gjitha vendimet të cilat i kishte dërguar në Zvicër Kryesia e LDD-së në Prishtinë, që kishin të bënin me mobilizimin për fushatën zgjedhore parlamentare të dhjetorit 2010. Prandaj jemi të shtrënguar që publikisht të shpallim këto lloj takimesh si jo legjitime dhe në kundërshtim me normat statusore dhe programore të LDD-së.
Për kryesine dhe Degën e LDD-së dhe te gjitha strukturat e saj në Zvicër, kryetarja
Zize Pepshi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi