Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):ZEMREN NE SQEP IA VURA PELLUMBIT

Shko poshtë

 Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):ZEMREN NE SQEP IA VURA PELLUMBIT Empty Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):ZEMREN NE SQEP IA VURA PELLUMBIT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 8:11 pm

 Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):ZEMREN NE SQEP IA VURA PELLUMBIT 49936_100000525636701_3370861_n
Viktoria Xhako(Zhorzh Sand):ZEMREN NE SQEP IA VURA PELLUMBIT

Timin kraharor e hapa me tërbim,
Eshtrat e ftohta i shtyva mënjanë,
Litarët damarë preva me nxitim,
Zemrën në sqep ia vura pëllumbit të bardhë.

Pendët e ngrohta i përkëdhela lehtë,
Dorën e ngrirë i mbështeta kurrizit,
Embël i putha sytë e tij të zgjuar,
Lart e ngrita që të marrë fluturimin.

Nën sqepin e tij pikon gjak nga zemra.
Fuqitë më lënë, po shuhet dielli.
Krahët rreh pëllumbi, ngrihet në re lart,
Zemrën në sqep, kaltërsive të qiellit.

Trupi po ftohet, në deje po ngrin gjaku,
Qepallat e syve rrëzohen të rëndë.
Po zemra fluturon në sqep të pëllumbit,
Drejt horizontesh ku jeta është këngë!

E shtunë 12 shkurt 2011 ora 22:30
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi