Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prend Qetta:Këshilli nismetarë i Shoqatës së Komunitetit Kosovar në Waterbury

Shko poshtë

Prend Qetta:Këshilli nismetarë i Shoqatës së Komunitetit Kosovar në Waterbury Empty Prend Qetta:Këshilli nismetarë i Shoqatës së Komunitetit Kosovar në Waterbury

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 15, 2011 8:32 pm

Prend Qeta:Këshilli nismetarë i Shoqatës së
Komunitetit Kosovar në
Waterbury

Prend Qetta:Këshilli nismetarë i Shoqatës së Komunitetit Kosovar në Waterbury 49230_100000626643218_7513_n

Shkurt 2011 Waterbury


Të nderuara Zonja dhe Zotrinjë siq e dini ne Shqiptaret anë e mbanë Shteteve të Bashkuara te Amerikes me dinjitet te lart do ta festojmë Shpalljen e Pamvarsisë se Kosovës poashtu sikurse ata në Kosovë, Shqipëri, Diasporë e kudo tjeter. Andai shfrytëzoimë rastin qe te urojmë edhe njëherë Urime e me fat Kosovë Pavarsia!


Me ketë rast po e njoftojmë gjith Komunitetin Shqiptarë nga të gjitha rajonet e trojeve tona qe jetojnë në Waterbury dhe rrethinë se Bashkia e Qytetit në Waterbury e ka caktuar diten ePremte Data 25 Shkurt 2011 ne ora 10 perpara Bashkisë se Qytetit per shenimin e dites se
pavarsise se Kosoves si dhe per ta ngritur dhe për ti bërë nderimet Flamurit Shtetrorë të Kosovës. Andai keni nderin dhe respektin qe te merrni pjesë dhe së bashku në mënyren më të kulturuar dhe civilizuar ti falenderoimë të gjithë miqet tanë për tërë ate qe bënë për Kosovën.

Me këtë rast po e theksojmë edhe njëherë se kontributi i të gjithë Shqiptarve në komunitetin tonë në Waterbury ishte i pa mohuar dhe historik dhënë Kosovës në ditet më të vështira që nuk mund të harrohet asnjëherë prandaj një falenderim të perzemërt të gjithë atyre që e bënë këtë pa u kursyar dhe në menyrë të pa nderprerë!

Tubimi do të jetë i hapur për të gjitha mediat e ftuara. Janë të ftuar poashtu Njerëz dhe Shoqata te ndrytshme nga Njujorku, Njugjersi Bostoni dhe më gjërë.

Luteni që për shkaqe organizative ta konfirmoni pjesmarrjen tuaj perpara nëse është e mundur, si dhe të gjithë ata qe kanë mundësi te ndihmojnë për organizim janë te mirëseardhur dhe kontaktoni ne telefonin - 203-755-4241

Per informata me te hollsishme mund te kontaktoni ne telefonin
203-755-4241

Adresa ku do te mbahet tubimi: 236 Gand Street, Waterbury, CT 06702


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi