Me rastin e ditlindjes:POEZI DHE BIOGRAFIA E RAIMONDA MOISIUT
Faqja 1 e 1
Me rastin e ditlindjes:POEZI DHE BIOGRAFIA E RAIMONDA MOISIUT
Me rastin e ditlindjes
POEZI DHE BIOGRAFIA E RAIMONDA MOISIUT
Te Falem atdhe
love life familly friends
Raimonda Moisiu (SADE) ka lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet '60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin '99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespodentes ne Albanian Mail-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj. Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishmeVeprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.
-Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
-"Dashuria nuk ka emër".- Vellimi i pare me poezi, kryesisht lirika dashurie.
- "Sikur s'me ke puthur kurre"-Vellimi i dyte me poezi, kryesisht Lirika dashurie.
-"Lulëkuqja e egër"-Vëllim me poezi, kryesisht lirika dashurie ne disa gjuhë të huaja,-anglisht, italisht dhe greqisht
-"Duke kerkuar Ardianen..."- liber me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse!
-"Gjëmimi i moshave"-Tregime
-"Maska e intelektit"-Esse -Opinion-Analiza letrare
-"Gerhitja e gjeneraleve"- Liber me PUBLICISTIKE,
"Intervista"-Liber Publicistik
-"Pafajsia e Eves" - Roman
Pese poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshes korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhen ne Festivalin Nderkombetar te Poezise 2009-e, e quajtur Netet Poetike te Struges,(Struga Poetry Evenings) si nje nder me te arrirat dhe e kohes, duke hyre ne antollogjine boterore :Who's Who, me titull :'Poetry from five continents",(Poezi nga pese continentet).
-Eshte bashkeautore ne antollogjine ne gjuhen rumune:
-"Tempulli i fjales"
Është bashkëautore në antollogjinë e botuar nga Fotjonart:
- "Itaka e Fjalës"
Eshte bashkeautore në antollogjinë:
- "Zemra Prindërore", -nga forumi virtual "Mëmëdheu".
Eshte bashkëautore në antollogjite me proze:
"Nëna",- nga Forumi "Pan Albanian women network".
"Tregime",- nga Shtepia Botuese ADA, Tirane
Vleresimi me cmime:
-Eshte fituese e Cmimit te pare, per Rubriken Reportazh nga Fotjonart
-Fituese e cmimit te dyte-per Tregimin me te mire-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e cmimit te trete -Kadmus- :-Per rubriken Intervista-nga Pelegrini -Athine Greqi.
Fituese e "Cmimit te Pare Ballkanik", ne Netet Korcare te Poezise.
Fituese e cmimit "Petro Marko", ne gjinine e prozes
Poezia e Raimonda Moisiu perzgjidhet cdo vit ne Takimin e Poeteshave ne Vushtrri, Kosove, dhe kete vit poezia e saj, "Nuk munden me..", u vleresua si poezia me e mire ne:
"Takimet e At'Gjecovit 2009"-ne Zym te Hasit, Kosove.
Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare.
Cikël me lirika dashurie - Nga Raimonda Moisiu
Mbushma natën me ëndrra!
Në përhumbjen e qiellit të trishtë,
Në cudinë e fajshme të së pafajshmes,
gishtat e dy pëllëmbëve të tua,
lënë gjurmët e përdala ledhatonjëse,
duke harruar mëkatin e parë,
të dytë,
Raimonda Moisiu
të tretë…,
në murin e mermertë të dy shegëve që kuqëlojnë.
-.-
Në parvazin e shtratit të argjëndë,
fillojmë të numërojmë ëndrrat;
si shtegëtarët e natës në kafazet e kumrijeve,
nisim të ringjallim filizat me vesë dhe
në mëngjeset e përflakura,
shtrati ynë është përplot me ëndrra
si shporta me trëndafila në belin e drenovares.
-.-
I dashuri im,
ndër pëshpërimat e përgjumura,
mbushma natën me ëndrra
dhe nën vezullimin e vështrimit të dritës,
në verbërinë e trokitjeve të zemrës,
me orgjinë e luleve të egra,
nën ritmin e tingujve të ofshamave,
eja të shëtisim në kopështin e molepsur nga mëkatet!
Eja, pra, ende pret?
Mbushma këtë natë me ëndrra,
Ëndrrat-si yjet përmbi shtrat,
si dy zogj do lodrojnë zemrat,
Eja pra, mos ngurro,
sillmë ëndrrat si dhuratë!
Këtu,
janë ligjet e endjes dhe përendjes
Eja t’u nënshtrohemi,
Të shkëmbejmë bashkë ëndrrat.
Këtu,
në kulmet e përhimta të etheve përcëlluese,
të shtratit
hapma gjoksin më shih zemrën,
mbushur me të kaltërat ëndrra.
Eja,
të grishim zërin e mëkatit të parë, të dytë, të tretë…
Pafundësisht….
Mbushma natën me ëndrra,
Vec kujdes i dashuri im:
-Ruaju nga flaka!
Sekretet e mija
Si një robinë e pasqyrës, shoh
veten cdo mëngjes në të,
dhe pikas nga një shënjë të vecantë,
që askush nuk e vëren,përvec
syve të mij të zhytur në kujtime,
-.-
Janë shënja të vogla, të zbeta,
të mezidukshme,që m'i dërgon,
mëngjes për mëngjes,
një qënie që qëndron mbi një majë
si një përmendore dhe
quhet pleqëri.
Këto shënja ma dinë emrin,
më njohin mirë, e më thërrasin,
nga larg,
si mikroinfarkte të vegjël!
-.-
Është një sulm i përditshëm,që
e pikas vetëm unë,por që
e shfaros,
një kamp tjetër, i tërë ,e shfarosës,
sic shfaros mikroinfarktet e vockla:
Një e qeshur në mëngjes me shpirt!
-.-
Një kamp magjepsës, pafundësisht
i bukur,
AI!
I sekreteve të mrekullueshme të dashurisë!
-.-
Ja, ku hesht shtrati...
Atje flenë kujtime të rrënqethura.
Atje unë, e vetëm unë,
vë veshin dhe ndjej,
rënkime të ëmbla,
pëshpërima e psherëtima,
buzë që lodrojnë mbi mishin tim.....
si një diell i vogël, i nxehtë
i erdhur nga parajsa,
vetëm për mua,
duke mërmëritur emrin tim!
-.-
Sekretet e mia..., ato....,
I di vetëm një qënje e kësaj bote,
Unë...,
që si një robinë,
vështroj veten përditë, në
pasqyrën e mëngjesit.
-.-
Sekretet e mija,
pengjet e mija,
futur në një shportë të artë,
të mbledhura nga kopështi i memorjes,
nëpër gurgullimat e lumit,
në oshëtimën e një zëri,
që më thoshte:
Të dua!
-.-
Dhoma ime e madhe,
Lagja e gjith'qyteti,
kontinenti i tërë,
nuk i nxë dot, sekretet e mija!
Ato.....
grumbullohen, si zogj
të uritur, të vegjël, cicëritës,
të brishtë e të bukur,
në të majtë të gjoksit tim.
-.-
O zemra ime!C'i ke këto pëllumba,
strukur aq bukur në blerimin
e kopështit të vetmisë sime?!
Plot stërkala të kristalta,
ujra burimi,
magji hyjnore,
me aureolën e përqafimeve dhe
melodi fyejsh....!.
-.-
Sa të bardhë carcafët!
Carcafët e dëshëruar për tu zhubrosur,
për tu flakur përtokë,
nën bardhanën e hënës te dritarja,
nëpër puthjet e nxehta,
nën sulmin e dashurisë....
-.-
Të fshehtat e mija të dashurisë!
-.-
Plot fjalë të vecanta,
të rrallëpërdorura,
të ardhura nga hyjnitë qiellore,
të dridhura,
të patjetërsueshme,
si ujrat e foshnjës,
kur është duke lindur....
".....Ndjeva....."
Dritares sime, pranvera i ka dhuruar,
blerimin e pemeve,
simfonine e ujit qe gurgullon
dhe
parkun Elisabete....,
me mashtrimin e kuq te trendafilave.
Veshtrimi im,ngulur ne syte,
e kujtimeve te mija...
Neper erresire...,
peshperitje ledhatuese,
perqafuar nga krahet e ngrohte;
Aroma e flokeve te tua,buzet
mbi
dy trendafilat ngjyre roze;
perhumbja e lumtur,
nga puthjet e zjarrta,
aty...
ku te dashuruarit
zgjatin gishterinjte
e dehen
me eliksirin e dashurise.....
Nen driten e henes,
ndjeva lekuren tende,
pasionin qe shkelqente zjarr,
mbi gjoksin tim.
-.-
Ndjeva.....!
Mekatin, qe
gishterinjte e mij kerkonin,
ne butesine e njeri-tjetrit,
ne
misterin e
bashkimit....
Afrohu, dashnori im!
Veshtro yjet!
Jane adhuruesit tane.
Ndjeji rrahjet e zemres,
ankthin e dashurise.
Le t'i falemi castit!
Ne kete vetmi te qete,
me rrezatimin e endrrave,
perkundemi lehte ne krevat ,
me nje parfum te vecante,
nen kundrimin e fytyres se dashurise....
Mermerin e trupit tim,
Zbukuroje,
me livadhin e kuqimit te zambakeve,
nga ledhatimi i buzeve,
ne kete foleze te dashurise,
ne driten e argjende te henes...
Shperthimi im-
Qënia ime, jo më
- në varkën e vetmisë.
Ankthi im në sytë e jetës -
i shtangur dhe i mashtruar nga
vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i
frikës poshtë këmbëve të mija. Atje
- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.
I ndjej si vijnë
lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.
Qënia ime kërkon një strehë, ku
me gishtërinjtë e butë, të
zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje
ku nuk ka diell e hënë por
vetëm lumturi.
Qënia ime kërkon t’u japë frymë,
aromës së luleve të casteve të dashurisë,
pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.
Shpërthimi im dëshiron
të vallëzojë, në
blerimin e pyllit,
në valët e detit,
të flasë me guackat,
të flasë me tokën,
të përkulë kërcellin e qiparisit,
pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.
-.-
Qënja ime dëshiron të mëkatojë,
nën dritën e hënës. Të
mëkatojë duke bërë dashuri me
lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me
vellon e shiut të lotëve.
“…edhe ne nje cast te vetem…”
Si një dashnor i frikshëm,
I ftohtë, i shëmtuar si djalli,
joshës,
në errësirën e natës,
hyre në vetminë e kopështit të trëndafiltë…
Trëndafilat e përgjumur,
të livadhit tim,
muarrën frymë thellë, lirshëm,
dlirësisht…ndërsa hëna
vështronte gjurmët e mëkatit,
që e dëshiroj edhe në një cast të vetëm.
Atyre casteve…..
nis mëkatoj e lumtur.
Mëkat që më pushton,
i pashmangshëm, tekanjoz, i ëmbël,
si një instikt që kërkon gjurmë,
në shkretëtirën e ishullit pa jetë…
Një cast të vetëm,
mëkato,
këputi petalet e trëndafilit,
një nga një,
deri aty ku është rrënja.
Në gërmadhat e margaritarëve
të intimiteteve të mija…
lerë gjurmën e udhëtimit të pafund.
Si këngë nga thellësitë e oqeanit,
ndjej bëlbëzimin e serenatës,
nën ledhatimin e puthjeve,
që më këndove për herë të parë, dhe
kopështi I trëndafiltë, u magjeps, u hutua:
“Bukuroshe ndjenjash përvëluar,
s’jam brutal, as delikat me ty,
as më thua sa ke ledhatuar,
sa buzë, sa duar mban mënd ti,
të paprishurve, mos u bëj magji!”
Të rizgjohemi,
të më thuash dicka,
cfardo të më thuash,
vetëm të jetë nga zëri yt.
Të më falësh ngrohtësinë e zemrës,
të trupit,
të më falësh dicka më shumë,
që na përkët ne të cmëndurve;
buzët përvëluese në trëndafilët e gjoksit tim
që ata të mos jenë më gjysëm të celur.
Mëkatojmë….
nën tingujt e cicërimave të zogjve,
që vijnë nga kopështi i trëndafiltë.
"...kurthi i mëkatit....."
Dua të ndjej ritmin e ecjes tëndë,
Poshtë dritave të zbehta të rrugës,
Që në heshtje kundrojnë botën e dëshirave,
Botën e verbërisë së puthjeve të çmendura,
E marrëzisë së pafund të përqafimeve.
-.-
Dua të humbas në zbrasëtinë e bahçes tënde
Të mbjell luleshqera, borzilokë , karafila dhe lulebajame,
T’i vadit me avullin e valësit të frymëmarrjes,
Që pikon pik-pik, në çastin e nisjes.
-.-
Dua flokët e tua t’i marr ndër gishtat e mij,
Dhe me fluturat e puthjeve ,
Të thurrim gërshetin e puhizës së ofshamave,
Në butësinë prej muzgu të bukur,
atë, - të kurthit të mëkatit.
-.-
Nën rrezatimin magjik të llampave,
Me fëshfëritjen e fluturimit të dy pëllumbave,
Dua të rrëzohem mbi honet pafund ,
Të botës së heshtur qiellore,
Duke pëshpëritur një fjalë të vetme:
Emrin tënd !!!
-.-
Dua të notoj në ujrat e shatërvanit,
Të udhëtoj në mjergullën e kaltërsisë,
të syve të tu,
Dua të dëgjoj cicërimën e zogjve të bahçes tënde,
Dua…dua…dua..frymë….frymë,
Dua…dua…dua….vetmi,
sic është pasqyra e shpirtit tim!!!
“……të ishullit pa diell….”
Po vjen pranvera,
fidanët e bahçes zgjojnë burbuqet,
degët lozonjare si vajza adoleshente,
veshin fustanin e mashtrimit bleror të gjetheve.
Era lehtas fryn dekoltenë e bluzave të hapura,
shkund përgjumjen e kaçurrelave të akacjeve,
me aromën e freskët të tyre,
dhe luleqershitë kuqëlojnë nga flladi i puthjeve.
Nëpër shtatin e lartë të manjolës,
gugisin dy pëllumba të strukur,
me njërin sy të trembur, me tjetrin dinak,
duke ëndërruar çastin e fluturimit….
Rrezet e diellit ngrohin dëshirat dimrake,
mes laraskave me luleborë të rralla.
Serenatat capkëne vishen me fije bari,
e një shpend shtegtar çukit i pari shpirtin tim.
Tufa e zogjve të malit,
ulur në degët e lisit plak,
cicërijnë castin e lumtur, dhe
më dhurojnë dlirësinë e shpirtit
e të qetësisë qiellore.
Gjethet e lules manjolë dhe pëllumbat,
Më sjellin serenatën e çdo mbrëmje,
Serenatën….Mezi
presim ta këndojmë në të gdhirë.
në kullën e përvëlimit të lakuriqësisë,
nëpër freskinë e vesës së mëngjesit, e
të mashtrimit të ëndrrave të strukura ,
në kështjellën e dëshirave dhe
sekreteve të ishullit pa diell.
Dy të dashuruar të botës së heshtur,
në ujëvarat e katarakteve të dritës.
në përhumbjen e duarve të ngrohta,
të kundrojmë madhështinë e qiellit blu,
dhe si ketra të zënë rob,
të mëkatojmë me verbërinë e zemrës,
të zgjojmë lulet në kopshtin tonë të hutuar.
-.-
Dy dashnorë të botës së heshtur,
Lulet po zgjohen,
Në kopështin tonë të hutuar!
"Heshtur......"
Heshtur,
vështroj qiellin e errësuar,
përhumb në mjegullnajën e yjeve.
Vështroj hënën;
Këtë hyjneshë adhuruese,
besnike e sa e sa dashnorëve, që
shtrin krahët e saj prej drite argjendi,
në kopshtin me trëndafila,
ku çdo natë pagëzoj çdo yll,
me emrin: I dashuri im!
Heshtur,
hyj në bahçen e dëshirave,
ku nuk ka gardhe me shkurre të thata,
dhe me buzëqeshjen e harruar,
të flladit të puthjeve,
laj trupin në kroin e lotëve të dritës,
me qirinj e fenerë…..
Heshtur,
ndjej rrezen përcëlluese
të buzëve dhe
paqen e vështrimit adhurues.
Ndjej fustanellën e shprishur të kaçurelave,
të ngrohë gjinjtë e mi…
Bëlbëzoj tinguj serenatash,
muzikën e lumtur të ofshamave…
Dhe si zog i shushatur,
bie në kurthin e valëzuar,
të botës së heshtur……
Heshtur,
ndjej aromën e qeparisit, që
vallëzon me lulen e paemër në kopshtin
e pëshpërimave pa fund.
Qenia ime strukur në folenë e zhveshur,
vrapon prej padurimit,
Dridhet nga flaka e mëkatit,
në atë errësirë, në vetmi,
nën vështrimin besnik të hënës,
ndjej afshin e përvëlimit të dashurisë,
Ndjej lirinë!
Hartford CT
2010
_Tiranë,15 shkurt 2011______
Ne emer timin dhe te shume miqeve nga "Sofra poetike", poetes Raimonda Moisiu ia urojme ditlindjen, duke i deshiruar shendet dhe jete te lumtumtur.
G ë z u a r !
Per "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
Shrytzoj rastin ti bashkangjitem mikut tim Haxhiut në Urimet më të sinqerta për Ditëlindjen e Mondes!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA SILVANA BERKI
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA PELLUMB SYKU
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MAHIR MORINA
» POEZI NGA FRAN UKCAMA-Me rastin e ditlindjes
» Me rastin e ditlindjes, me 20.06.2011:POEZI NGA ALI SH. BERISHA
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA PELLUMB SYKU
» Me rastin e ditlindjes:POEZI NGA MAHIR MORINA
» POEZI NGA FRAN UKCAMA-Me rastin e ditlindjes
» Me rastin e ditlindjes, me 20.06.2011:POEZI NGA ALI SH. BERISHA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi