Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haliti: AKR koalicion i pranueshëm për të qeverisur

Shko poshtë

Haliti: AKR koalicion i pranueshëm për të qeverisur Empty Haliti: AKR koalicion i pranueshëm për të qeverisur

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 16, 2011 3:00 am


Haliti: AKR koalicion i pranueshëm për të qeverisur

Haliti: AKR koalicion i pranueshëm për të qeverisur Xhavit-Haliti
Xhavit Haliti anëtar i kryesisë së PDK-së flet për sfidtat që presin qeverinë e Kosovës[

Xhavit Haliti anëtar i kryesisë së PDK-së për ABC News ka folur për sfidat që presin qeverinë e Kosovës. Haliti tha se partitë s'kanë fituar shumicën për të qeverisur të vetme dhe vlerësoi partinë që ka zgjedhur për të bërë koalicion. “ AKR koalicion i pranueshëm për të qeverisur.

Duhet të ecim me hapa të shpejtë e të sigurtë dhe qeverinë e ardhshme e presin sfida të mëdha”, tha Haliti. Haliti bëri me dije se deri tani s'është dorëzuar lista me nënshkrimin e deputetëve por tha se kalimi i ligjeve në kuvend nuk paraqitet me problem.

Haliti theksi se bisedimet me Beogradin dhe buxheti janë sfida e qeverisë së re. “ Ende s'kemi biseduar për emra ministrash. Brenda PDK, s'ka asnjë konflikt”, tha Haliti.

Me tej Haliti ka folur edhe për akuzat e Dik Martit, të cilat ai i ka cilësuar akuza të nisura nga Serbia “Jemi të gatshëm për hetim të plotë të akuzave. Jemi për bashkëpunim të plotë me drejtësinë”, tha Haliti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi