Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:DARDANI SE DARDANI!!! - Vargje urimi dhe përgëzimi!-.

Shko poshtë

Mentor Thaqi:DARDANI SE DARDANI!!! - Vargje urimi dhe përgëzimi!-. Empty Mentor Thaqi:DARDANI SE DARDANI!!! - Vargje urimi dhe përgëzimi!-.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 17, 2011 10:48 pm



Mentor Thaqi:DARDANI SE DARDANI!!! - Vargje urimi dhe përgëzimi!-. 186558_100000582437455_354224_n

Mentor Thaqi:DARDANI SE DARDANI!!! - Vargje urimi dhe përgëzimi!-.

Rrënjëve të Kullave,

dikush laton gurë
e dikush lëmon e liguron,
sa shpatat, sa tytat,
të tjerë gdhendin mëndje-qykat!

Shpesh u tha, e herë u ç´tha,
e gjuhë-mëndja kah nuk shkoi,
andaj, kah më butë ishte,
gjithmonë!

Fërfëllazë e stuhi,
përjetuam e mbijetuam,
i lam ku ishin,
me vete, vetëm qëllimin mbi supe,
merr dhe merr,
sa barrë e sa ngarkesë,
këmba-doras kah caku,
përfundim pa mundim, nuk ka!

Erërave, në të kundërten fluturim
me përballje,
në kallje për (mos)çmallje,
Oxhak e Sanxhak, pikë e pesë shpirtin
e tym mendjen,
para k´thjelljes.

Në gjak lamë shekujt,
pastërti e fisnikëri, ke vetja kërkuam,
e gjetur, e pa fjetur,
kaptyllin, truar kurrë s´e kemi.
Në kohë zori u lindëm,
por, me zor kurrë,
këtu deshëm dhe duam
e në lot kënduam,
shlirshëm edhe kur ndalohej!

Pa pyetur hyqymet as pushtet,
thamë e dhamë,
nga vetja, vet!
E tevona,
mëndjen qykë, qebesa,
ja hunin, ja tirqit,
e ne me të dyat nën sqetull,
se nuk i dihej,
helbete...
Zullumit për midis, katërcipërisht
i ramë,
fundja, Shtet patëm e Shtet rishpallëm.
Dardani se Dardani,
jo nga sot e sivjet, këtu,
por, hiq më pak se pesëmijë vjet e fju!

Thonë, dikur kur Lumi paskësh folur,
nga shtrat-zënia qenka mërrolur,
e troq dhe gërmoq:
- Kah e kam pasë do e kem,
se ai lug lumi, është shtrati jem,
e ju zini shtigje, punë mbrapshtë,
do vje vala, ua bën rrafsh!"

Eh, këtu dhe toka flet,
jo s´e ndalë fjalën e vet,
as një shkronjë këngës s´ia heqë,
kur keq e kishim, pat dhe më keq,
po t´na shuhej zjarri i zemrës,
po t´na luhej dhe kupa e mëndjes,
po tí ndrronim gjuhë dhe emër,
a do kishim shputë për thembër?!

Po po, ne k´tu ishim dhe kur s´na lanë,
këtu u lindëm dhe kur na vranë,
nuk i hoqem as n´gjumë të mbathurat,
n´mëndjen tonë ruanim ngastrat,
se ishte trolli, plangu, pragu,
jo nuk ndodhi t´na lërë meraku,
as për vatër, as për varre,
jo me hatër, s´bëjmë jetë me marre!

Dhe, një ditë erdhi, çasti, ora,
porsi kryet nxjerrë lule-bora,
drejt kah pushka vajti dora,
jo mores më as tempora!
E tha mëndja, veproi arsyeja,
kokë t´pafjetura, bashk të dya,
e ne sot atyre u falemi,
pa shku n´fund, jo nuk do ndalemi,
një Urim sa për fillim,
atë Gëzuar, do bëjmë n´bashkim!!!

Mentor Thaqi VS., .6.02.-17.02.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi