Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsim Halili:Dasma pa këngë (Tregim)

Shko poshtë

Arsim Halili:Dasma pa këngë (Tregim) Empty Arsim Halili:Dasma pa këngë (Tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 17, 2011 11:03 pm

Arsim Halili:Dasma pa këngë (Tregim) 161701_100000455265603_3724252_n

ARSIM HALILI
DASMA PA KËNGË
Shtriga plakë kishte kohë që bënte plane të adaptonte vajzën e Ilirikut. E çka është çoroditur në këtë moshë, e thoni shoqet me ironi. Shtriga kishte vajtur edhe me një kishë të lindjes, ku vëllait të saj i kishte treguar për këtë adaptim:
- Vëlla dua të adaptoj vajzën e Ilirikut
- Ashtu motër, pagëzimin eja bëje këtu.

Motra shtrigë kishte pranuar për shumë çka që i kishte fol vëllai, bile i kishte propozuar edhe motrën tjetër të adaptoj. Shtriga plakë ishte munduar t’i bëjë disa magji edhe për motrën tjetër, por nuk kishte pas sukses. Babai i vajzës së dytë i kishte lënë pasuri për martesë të saj diellin, tokën dhe nëntokën. Thesaret që i kishte fshehur i kishte lënë testament kur të martohet bija ime mos të ndjehet keq i kishte mbyllur sytë Iliriku me mallin për vajzat .
Magjia e shtrigës ishte pranuar, ajo kishte thënë do ta rris vet. Duhet të t’i ndërroj edhe emrin edhe një mend e kishte bërë në një mëngjes, kishte vajtur tek ajo kisha ku vet ja kishte ndërruar hyrjen e kishte pas në perëndim, shtrigës plakë i kishte ardhur më letë të vij nga lindja dhe të nesërmen Apostujt nuk e kishin gjet portën më aty ku vet e kishin ngritur. Kishin pyetur kush e ka bërë këtë, Apostull Arbëri kishte thënë
- Shtriga plakë me magjinë e vet ka punuar tërë natën, bile ka bërë edhe një pagëzim, thuhet se u bë me vajzë të Ilirikut, në këtë moshë!
Shtriga plakë e kishte porositur priftin e saj që të shkruante një testament e që më vonë e kishte parë edhe vet e bija e Ilirikut, ku thuhej:
Nuk guxon të shihen me motrën e madhe, nuk guxon të shohin ka perëndon dielli, sepse ata shtrigan e kthehejn kah vetja, nuk guxon të kërkoj pronë nga njerka që e ka adaptuar, sepse ajo me mund e ka rrit, nuk ka të drejtë të ndahet nga njerka kurrë edhe nëse vdes ajo, e bekoftë emrin e ri sipas Apostullit të lindjes. Në meshë kishin marrë pjesë edhe disa apostuj të perëndimit. Shtriga edhe atyre i kishte bërë magji. Bijat e Ilirikut kishin vajtuar me ditë të tëra , por ishin betuar se kurrë me njerkën shtrigë nuk do të rrij.
- Do ta bëjë shtëpinë time e do të martohem, nuk do të rri me atë shtrigë plakë që më vodhi nga nëna ime.
Dasmën e parë e kishte bërë verës, bile krushqit nuk i kishin lënë për të hyrë në konak, dasmorët kishin pranuar pranë shtëpisë t’i thonë fjalët e kurorëzimit. Shtriga plakë i kishte thënë nuk do ta lë kurrë të martohet bija ime, zemra ime, le të jetë edhe ajo vejushë si unë. Tetëmbëdhjetë vjet nuk e kishte lënë të martohet, ishte rrudhur shumë bija e Ilirikut, por ishte betuar se prapë do të bëjë dasmë edhe më të madhe. Në testament shkruhej se dasma do të bëjë nja dy javë pas mesit të dimrit. Krushqit hyn në konak vendosen të japin kurorën e Ilirikut, bijës së dytë, por krushku i huaji nuk pranoi që nusja të vë vellon, që e kishte vë edhe motra e madhe, bile këngën e nusërisë do të këndojnë pa zë, i binin defit dasmorët, por nuk e dinin pse nuk kishin drejtë të këndojnë këngë nusërie, për nusen më të re.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi