Kristaq Shabani:Vilarët e verdhë
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:Vilarët e verdhë
“Është rrafshuar gjithçka..., “- deklaron i Urti.
“Po themeli është?”- pyet dhe qesëndis pyetja.
“Na duhet të shpëtojmë nga vilarët verdhacukë”.
Bler, Blertë, Bill, antitezë e Bis mar ku t,...
Ne po nisemi për aty ku kemi qenë...”.
“Mos qani, o Shtatore. Mjaft që të kuptoni fajet. Ne ju falim, por faljet ua vendosim në qafë si medalion”. Ç’stinë të jetë kjo?!;: .
“ËSHTË STINA E SHQIPONJAVE, O FOKA TË VJETRA!”
KRISTAQ F. SHABANI
“Vilarët e verdhë”
* * *
KOMBI
Sy prej smeraldi
me vështrim perëndish,
Dhëmbë diamantë
pa kufij tretjeje,
Organe vitale
në trup me përbërje flori,
Në zemër njeriu AJZBERGË!
I.
Peizazh historik
Në se do të bëhej një pyetje: “Kush nuk e ka pasur konturin gjithmonë të plotë si komb?” Përgjigjja nuk do të rridhte në tinguj zanorë, por përgjigjja do të jepej me një vijë të verdhë të tymtë, që do të ngrihej në konturin e këputur, duke shenjëzuar këputjet e rrjedhura nga “vendime” të stërgjyshërisë politike”.... Buzëqeshjet skenike, lojërat kukafshehtas të “Edipëve mbretër”, passhpinat dinake, këputnin me “maja të mprehta” lapsash ngyroshë copa të kurmit të kësaj toke që prezenca e atij simboli të shpejtë fluturues me tipare të jashtëzakonshme, pavarësisht nga dasitë e ”kungulleshkës përrallëzuese” ribashkonte me fluturim dhe krahët e saj të detyrurara zmadhoheshin e zmadhoheshin të ruanin përmasën tokësore, identitetin...
Ç’masakër historike dhe ç’heroizëm mbrojtjeje!... Tingujt e gjuhës së lashtë shkruanin dhe transmetonin lirizmin brilant, fanatinë e të mbrojturit të nderit model... Nusja ngjante me lulemollën e famshme të miseve të pashpallura dhe të princeshave zana, që kapërcenin “vilarët e verdhë” të spekulatorëve tregëtues të pasurisë më të patjetërsueshme – tokës!... Mbi kurrizin tokësor importohej “identitet”; shartohej gjarpëri kameleon me “pulëbardhën” e hijshme! Makabriteti bashkonte më kërcënim minusin dhe plusin, duke u humbur në mugëtirë mendjeje kahjen... Kënga kishte tre vargje “barbe” dhe një refren manaferre. Jagot “krifëverdhë” në salete të mobiluar me kolltukë “augustinianë” e me lëmim e latim frazash, sakrifikionin, duke rritur përmasat e dhëmbëve të qenit kafshues... Kush pyeste për ulërimat e shprehjes, përpjekjen brinjëkëputur, por thika presore futej në mishjin e profilit tokësor dhe shitej me “balanca”, që kishin koefiçent të përkryer rrokës.
* * *
“Parisi sot shitet... Kush dëshiron ta blejë, zotëri?... Shitet vetëm me kaq..., “- thërriste Tellali. Reflektim reflektori: “Shitet Parisi?!” Pikëçuditsja këput mesin nga rebelimi.
“Londra e luanit sot shitet!”... Tellali s’dihej nga origjinohet! Xhentëlmenët vendosin binoklat dhe bëjnë pipëz veshët: “Londra?” Tellali ka nevojë të vizitohet në një spital psikiatrik...”.
Pas Londrës i vjen radha Neë Yorkut, Petërburgut, Stambollit , Madritit..., Berlinit...
“Berlinin duan ta shesin? Çenduria ngjitet në Eifel.
“Nga është shitësi që ka marrë përsipër të shesë Berlinin? – pyet i stepur një Bis...
“Nga një shprehje gjeografike...”.
“Si? Shprehja gjeografike kërkon të shesë Botën?”
“Botës po i bie kulmi!... Më jepni aspirinën!”
* * *
“Pëshpëshet diplomatike hedhin baste;
bastet kafshojnë konture,
ua ngjitin artificialisht kulmeve,...
Njëshi, në mugëtirën e qiellit të çarë,
gdhihet “3”, “4”,...
“Patrici” i rrjedhur nga “Plebeu”
1,.... në shkallët që të çojnë
në bodrumin antik,...
Fryjnë erëra,
Princesha bën orgji me shërbëtorin....
Pastaj e vret me kamën e sertë,
përbrenda mban ardhjen
e një krijese fortësore...
Në heshtje t’i ngjaj atij
që më barrëzoi,...
Në prezantimin “kloun”: “Unazës p2.
Fshehtësisë i bie kallai. Kësaj fshehtësie koketë të vjetër sa vetë dinakëria e mbrujtur në magje të fabrikuara! Stërnipërit e politikanëve tokëngrënës kërkojnë të korrigjojnë fajet e origjinës së tyre. Copat e prera tërhiqen magnetivisht. Pasionet heqin veshjet mëndafshore dhe trupi i tyre i lakuriqësuar fillon tripletat, kuartetet lëpirse me këmbëngulje koteleje! Politikës i rritet bishti i rudimentuar. Boritë e alarmit bien të xhindosura: “Po ikin ata që kurrë nuk ishin njehsimi ynë. Kalvarët thyejnë eshtrat e tyre”. Po ra njëra prite se do të bier dhe tjetra.. Po ra... Mos, o Zot! Ku janë ndarë fetë? Lart apo në tokë? Mos, ndoshta në det? Armët vrasin pafajësinë e krijuar nga pafajësia e madhe. Sa herë që qëllohet nga sy të larmë, detësorë, të kafejtë si vetë toka, lëshohen shqiponja dhe fluturojnë drejt qiellit... Çudi e madhe! Qeniet e vrara ngjiten fluturimthi në qiell dhe një njeri më pak, por një shpend shqiponje më shumë...
“Është rrafshuar gjithçka..., “- deklaron i Urti.
“Po themeli është?”- pyet dhe qesëndis pyetja.
“Na duhet të shpëtojmë nga vilarët verdhacukë”.
Bler, Blertë, Bill, antitezë e Bis mar ku t,...
Ne po nisemi për aty ku kemi qenë...”.
“Mos qani, o Shtatore. Mjaft që të kuptoni fajet. Ne ju falim, por faljet ua vendosim në qafë si medalion”. Ç’stinë të jetë kjo?!;: .
“ËSHTË STINA E SHQIPONJAVE, O FOKA TË VJETRA!”
Gjirokastër, më 25 qershor 1999
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi