Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dr.Sul Gragjevi: Instrumentacioni dhe orkestrat

Shko poshtë

Dr.Sul Gragjevi: Instrumentacioni dhe orkestrat Empty Dr.Sul Gragjevi: Instrumentacioni dhe orkestrat

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 1:53 pm

INSTRUMENTACIONI DHE ORKESTRAT



Nga Dr. Sul Gragjevi

Dr.Sul Gragjevi: Instrumentacioni dhe orkestrat Sul_gragjevi-278x300

Dr Sul Gragjevi

Instrumentacioni si art bën pjesë mbrenda artit muzikor dhe si çdo art tjetër lidhet me aftësitë, talentin,vullnetin,këmbnguljen e vetë muzikantit. Pra,mundë të themi se instrumentacioni qenka një art i kompozimit të pjesve të ndryshme muzikore për instrumentët muzikorë dhe qe lidhet drejtpërdrejt me orkestracionin i cili është të shkruarit e muzikës për një orkester sipas instrumentave dhe grup instrumentash.
Si i till instrumentacioni mbështetet mbi të gjitha veçoritë dhe karakteristikat e çdo instrumenti për një kombinim të tyre në mënyrë
harmonike. Një instrumentist i aftë dhe me shumë përvojë mundë të ndihmojë shume nje kompozitor sidomos në atë pjesë të orkestracionit që kërkohet të jetë perfekt dhe sigurisht pa ndryshuar asgjë nga imagjinata
e tij. Kjo gjë bën që të rriten edhe kërkesat e kompozitorit për një nivel
më të lartë instrumentalist në drejtim të një progresi të teknikës për të
arritur nje ekspresivitet sa më të mundshëm. Orkestrat janë krijuar mbi bazen e instrumentave muzikorë. Zhvillimi i violinave ishte me të vërtetë nje triumf i prodhuesve të instrumentave.Italia e veriut ishte qendra e violinbërsve të shekullit 18 veçanrisht familja Amati në Cremona, Guarneri dhe më vonë mjeshtri i madh dhe superior ndaj gjithe violinbërsve Antonio Stradivari. Edhe flauti gjatë kohës së Hajdnit bëhet një instrument stabel i orkestrave.Mozarti shkroi shumë kompozime për instrumentët. Nga periudha romantike,kompozitorët kërkojshin nga prodhuesit nje rritje të ekspresivitetit si dhe të volumit të instrumentave muzikorë për koncertet në salla më të mëdha.Ndersa muzikantët synonin të përmirsonin anen teknike dhe të luanin më shpejt dhe me ton më cilsor.
Edhe pse klarineta u zhvillua në vitet 1690-1700 ,ajo shpejt u bë nje instrument popullor. Mozarti kishte nje impresionim të veçant nga klarineta sidomos kur ndëgjonte interpretimet e virtuozit Anton Stadler për të cilin ai kompozoi nje koncert.
Sot i jepet një rëndsi dhe i kushtohet vemendje më e madhe artit të instrumentacionit sesa më përpara.Bashkë me zhvillimin e instrumentacionit,edhe melodia filloj të zhvillohej e të zërë vendin e vet në krijimet muzikore orkestrale Muziken e instrumentave e përbëjnë harqet,frymorët e drurit ,frymorët e tunxhit ,timpani etj. Për një instrumentist është i rëndsishëm timbri me anë të cilit ai na jep një kolor orkestral melodik,harmoninë dhe ritmin duke fituar kështu efekte të veçanta që ndryshojnë sipas instrumentave muzikorë mbreda një orkestre. Në shekullin 18 , në muziken e dhomës u inkluduan edhe frymorët e drurit me kombinimin e violinës,obosë, fagotit dhe të flautit.Njeri prej ansambleve të asaj kohe me instrumentistë profesionistë, ishte ai i Rasumovskit,kuartet i Vienës të cilin e ngriti vetë ky kont e që luante violine e dyte. Më vonë me sekstetet dhe heptetet zgjerohet muzika e dhomës dhe orkestrat.Ne shekullin 20 fillon e ngjallet interesi për muziken e dhomës
por në një dimension më të madh.Nuk kemi më ato 4-7 instrumentë
muzikorë si në kuartetet apo heptetet,por shohim ngritjen e grupimeve
muzikantësh profesionistë, me një kombinim të ri instrumentash.Muzika
e perparuar e dhomës filloi të zejë vend në sallat e koncerteve duke lën pas dhomat e shtëpitë private. Po në këtë kohe rritet më tepër interesi
edhe tek kompozitorët për orkestrat. Të tilla orkestra u dukën në Angli dhe Gjermani.
Janë të njohura kërkesat e Beethovenit për orkestra më të mëdha dhe
moderne .Në periudhen romantike rritet dëshira dhe kërkesa për një
ekspresion më të madh. Berliozi , Beethoveni dhe Wagneri krijuan kompozime me tone të plota dhe me efekte brilante orkestrale duke shtuar
frymoret e tunxhit dhe ndonje tjetër instrument të familjes timpanit.
Vetë Berliozi mendonte për orkestër simfonike me rreth 40 violina të para dhe të dyta po ashtu edhe violat dhe cellot në nje numer të madh dhe një
dëshirë e tij u plotsua më vonë veçanrisht me rritjen e koncerteve simfonike për të cilat publiku rrit interesin e vet edhe më shumë se më parë.Kështu u krijuan orkestrat e shquara si ajo e Berlinit më 1882 dhe ajo e Chicagos 1891 apo ajo e Londres 1904, ndersa Tonhalle e Zyrihut u themelua më 1868 e cila shumë shpejt zuri pozicionin qendror në jeten
muzikore të vendit veçanrisht mbas vitit 1895 .Sot kjo orkester simfonike
me mbi njeqind instrumentistë jep çdo sezon njeqind koncerte.
Shohim se qysh ne periudhen klasike-romantike ka përpjekje për te rritur
orkestra simfonike, ne fillim tek Hajdni e më vonë tek Mozarti dhe Beethoveni per efektet orkestrale kolorike.
Mozarti shton klarineten në orkester,ndersa Beethoveni trombonet,piccolon
kontrafagotin , që në simfoninë e 5 te dhe të 6 te.
Edhe piano që zevendsoi harpsichordin tashmë fillon e bëhet instrument popullor në koncertet dhe sonatat duke marrë rrolin e saj edhe ne melodi.
Pra,një orkester mundë të konsiderohet si një instrument i madh me shumë tone të ndryshme.
Për Berliozin,Yehudi Menuhin,violinisti i famshëm,shton që “më pëlqente të dirigjoj Simfoninë Fantastike te tij.Orkestra u bë papritur një
instrument elastik në orkestracionin e tij”
Sot orkestrat simfonike moderne janë në gjendje të na japin plot efekte të
mrekullueshme. Eshtë me të vërtetë zotsi e mjeshtri të ndertosh nje orkester simfonike e cila të jetë e aftë për çdo gjë,për çdo kompozim dhe
dimension.
Instrumentistët e një orkestre simfonike janë sot të gjithë të kualifikuar,me përvojë të pasur dhe virtuozë ndersa interpretimet e tyre janë me shumë vlerë dhe kjo ka të bëjë me unitetin e gjithë orkestres,
me koloritetin e saj.
Për simfonitë dhe koncertet nevoiten orkestra të një dimensioni të madh ku harqet zejnë pjesen më të madhe me qellim që kompozimet të interpretohen në nje stil plot pasion dhe brilant.
Nje orkester përbëhet prej disa grupe instrumentësh kurse instrumentistët
zgjidhen nga ata më te mirët,më të aftët dhe me eksperiencë.Kjo gje me shumë rendësi i takon vetë drejtorit të muzikës ose drejtorit artistik apo vetë kompozitorit kur ky është njekohësisht edhe dirigjent. Të till drejtues konsiderohen Arturo Toscanini,Fritz Reiner,Herbert V. Karajan
Kiril Kondrashin ,Sir Colin Davis,Ricardo Mutti ,David Zinman,Zubin Mehta etj.
Interpretimi i orkestrantëve është shumë i rëndsishëm sepse ka të bëjë me unitetin e gjithë orkestres dhe koloritetin orkestral. kështu, për simfonitë e Beethovenit,Brahmsit,Cajkovskit,Dvorzhakut nevoiten orkestra
të dimensionit të madh në të cilat kryesisht familja e harqeve është më e madhja,e kjo, me qellim që kompozimet të interpretohen në një stil brilant dhe plot pasion. Keshtu një orkester mundë të ketë deri 40 violina të para dhe të dyta,12-15 cello ,10-12 viola si dhe kontrabase 6-8 që së bashku japin një forcë të veçantë , një ton kolor madhështor.
Muzika është arti më i saktë i arteve dhe njëkosisht
më i nderlikuari. Dirigjenti i orkestres është artisti i cili përveç aftësisë dhe inteligjencës ,pozicioni i tij ndodhet midis vetes së tij dhe audiencës
dhe për këtë arsye drejtimi i tij në orkester duhet të jetë i shquar dhe me autoritet. Edhe kompozitori mundë të dirigjojë dhe kjo ndodh.Në këtë rast ai ka një avantazh të theksuar perpara.Asnjë dirigjent nuk mundë të
dirigjojë më mirë se vetë kompozitori kompozimet e tija.Mundë të përmend rastin e kompozitorit të madh shqiptar Prenk Jakova i cili ishte njëkohsisht një dirigjent i aftë por në të njejten kohë edhe një muzikant universal.Po ashtu Furtwangleri gjerman për të cilin violinisti i famshëm
Yehudi Menuhin thoshte se ishte një dirigjent shumë unik dhe shton”Ky e
njihte shumë mirë muziken e vet,ishte edhe kompozitor , një kompozitor
i mrekullueshem.Mbaj mend në Vienë ,ndëgjova simfoninë e katërt të
Furtwanglerit që ishte një punim shumë kompleks.Ai ishte një muzikant
mjeshter”
Muzika për orkestrat simfonike ka filluar të shkruhet veçanrisht në shekullin 19 gjatë të cilës kohë vendin kryesor e zëjnë simfonitë e
Beethovenit, Brahmsit,Schubertit ,Cajkovskit.
Simfonia No 5,6,9 e Beethovenit më teper i përkasin formës romantike
të avancuar në harmoni dhe ton kolor.
Simfonia e 8 të “E pa kryer” e Schubertit në B/Si minore si dhe ajo në C/Do maxhore janë shembuj të një origjinaliteti harmonik të tij duke
plotsuar më së miri stilin schubertian.
Kjo simfoni, e cila ishte në repertorin e orkestres simfonike të filarmonisë
Shkoder për shumë kohë,kërkonte nje impenjim të veçant të obosë,
klarinetës,flautit,kornove dhe cellove për një ekspresivitet të theksuar e plot koloritet me qellim që kompozitori Prenk Jakova që e dirigjonte
orkestren,të nxirte me plot elegancë anen melodike schubertiane,që ishte
elementi i ri romantik i simfonisë .
Në kohen e parë harqet hyjnë në temë ndersa në solo klarineta,korno
dhe persri klarineta drejtë melodisë së bukur që shoqron të gjithë simfoninë.Po ashtu cellot me violat në solo shoqrohen në dialog nga
klarineta,mbas dialogut cello-violinat persritet tema.
Në kohen e dytë përmendim shkurt melodinë solo të klarinetës të shoqruar nga orkestra dhe më vonë vazhdon në solo oboe, më tej flauti
dhe persri oboe deri në fortissimo.
Simfonia e 8 të ” E pa kryer ” e Schubertit është quajtur si e vetmja
simfoni romantike që dallohet edhe për nje koloritet orkestral,
ekspresivitet dhe plot melodi të bukura.Në përgjithsi muzika e Schubertit
është e freskët dhe plot emocione.
Në punimet orkestrale të rëndsishme të Cajkovskit që interpretohen me orkestra simfonike të mëdha,janë simfonia No 4 në F/Fa minore, simfonia
No 5 në E/Mi minore, simfonia No 6 Pathetique në B/Si minore,piano koncerti No 1 në B/Si - bemol minore si dhe violine koncerti grandioz.Të
gjitha këto kompozime dallohen për një orkestracion brilant dhe plot
emocione romantike.
Violinisti Yehudi Menuhin e cilsonte Cajkovskin nje gjigand që preku zemren humane .” Unë e konsideroj Cajkovskin si një kompozitor elegant

dhe aristokratik . Pianistët dhe violinistët në interpretimin e veprave
të Cajkovskit tregojnë tekniken dhe virtuozitetin e lartë “
Le të shohim disa nga instrumentët më të rendsishëm të një orkestre
simfonike:
Violina është instrumenti lider në një orkester simfonike, në katër oktava duke inkluduar edhe të gjithë semitonet .Një shumëanshmëri e till
e mrekullueshme muzikore bëjnë atë instrument me një ekspresion të veçantë që çfaqet prej muzikës lirike e deri tek ajo dramatike.
Vetëm akordet po të përmendim,këta kanë gjithmonë nje impresivitet
në violinë si në rastin e kadencave ashtu edhe bashkë me orkestren. Të
tilla akorde vrejmë në koncertet e Beethovenit,Brahmsit,Cajkovskit ,
Paganinit , Bruhut(Bruch). Akordet oktav i gjejmë në violine koncertin e
Beethovenit Op.61 fill mbas 88 masash të introduksionit të orkestres të kohës së parë ndersa kadenca e këtij koncerti e bërë prej violinistit virtuoz Joseph Joakim është pothuejse plot akorde.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dr.Sul Gragjevi: Instrumentacioni dhe orkestrat Empty Re: Dr.Sul Gragjevi: Instrumentacioni dhe orkestrat

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 1:54 pm

Po ashtu në violine
koncertin e bukur të Max Bruch Op.26 në kohen e parë mbas violinës solo kemi akordet në fortissimo deri në B tempo të gjithë orkestres.

Ndersa në kohen finale,Allegro energico, violina hynë solo në ” A” me
akordet në një vijë melodike shumë terheqëse deri në “B” tutti, mbas
të cilës violina prap ka akordet .
Në violine koncertin e Paganinit No.2 opus 7 vrejmë shumë akorde që
fillojnë mbas crescendos dhe solos dhe përsri plot akorde deri tutti
crescendo fortissimo. Po ashtu edhe koha e tretë,Allegretto moderato,
La campanella, ka gjithashtu shume akorde të violinës.Përveç violine
koncerteve të Paganinit akorde për nje interpretim virtuoz i gjejmë tek
pjesët për violinë dhe piano, I Palpiti dhe Le Streghe. Kompozimet e
Paganinit i kanë interpretuar plot mjeshtri e virtuozitet Arthur Grumiaux,
Ivry Gitlis.Sot violinistët virtuozë luajnë çdo gjë dhe në çdo formë a
mënyrë që të jetë e nevojshme për efektet më speciale.
Pizzicato si pjesë integrale në tekniken e violinës ka edhe kjo efektin e vet
të bukur në orkestren simfonike që aplikohet me doren e harkut ndersa në pjesët solo pizzicato aplikohet me doren e majtë që Paganini i ka inkluduar pothuejse në çdo punim.
Violina thoshte Yehudi Menuhin,është instrumenti më delikat dhe i flet njerzëve në një mënyrë që është thellsisht humane,ndersa një violinist
solist ka një liri në skenë,është i lirë që është unik.
Për Paganinin Menuhin thoshte” Paganini jo vetëm që kish një karakter të mrekullueshëm dhe ishte nje fenomen unik,por ai eksitonte edhe publikun.Ai dinte sesi ta prezantonte veten . Ai ishte më tepër se ç’ ishte . Ai ishte një gjeni i vertetë ,një i madh me një integritet muzikor të madh”
Paganini i dha nje kontribut shumë të çmuar zhvillimit të
muzikës violinistike edhe pse erdhi në një kohë kur para tij kish violiniste
të shquar si Vivaldi,Tartini ,Locatelli.
Edhe mbas Paganinit pati violinistë të shquar,mjeshtra, të cilët ishin
njëkohësisht interpretues dhe krijues si Joseph Joachim,Fritz Kreisler.
Interpretimet e Kreislerit edhe sot njerzit i ndëgjojnë me shumë kënaqsi
siç janë Liebesfreud,Schon Rosmarin,Caprice Vieneze,Liebesleid etj.
Viola është instrument i familjes së harqeve ,ka një oktavë më pak se violina.Si instrument i një orkestre simfonike më parë nuk ka qenë vlersuar drejtë bile për shumë kohë.Timbri i violës krijon një impresion
të thellë në shumë interpretime. Kompozitori Paul Hindemith ka qenë edhe një violist i famshem dhe i pari që luajti koncertin e Waltonit për violë. Në simfoninë e 5 te të Beethovenit,koha Andante con moto ,në
variacionin e parë dhe të dytë të temës kryesore e plotsojnë më së miri
violat dhe cellot ndersa në kohen e tretë,Allegro (Scherzo) në trion tema
plotsohet nga cellot me kontrabaset e që i përgjigjen violat dhe fagoti.
Violoncello(cello) është instrumenti që ka nje oktavë më pak se viola.
Në një orkester cello përfaqson nje instrument melodik në një numer
prej 8 deri 12 por edhe me shumë.Notat e larta të cellos janë shumë
terheqse veçanrisht në një pjesë të ngadaltë .Kështu mundë të
permendim” Ave Maria” e Schubertit,” Traumerei” e Schumann, dhe
Preludi i Verdit ” I Masnadieri”në të cilin orkestra shoqron cellon plot
melodi terheqse ndersa Allegro molto e concertit të Hajdnit No.1 në C/Do
ka tjeter tempo.Cello ka patur dhe ka interpretues famozë,virtuozë si
Piatigorski, Rostropovich,Furnier,Jacqueline du Pre, Casals,Yo-Yoma.
Janë mjaft terheqse interpretimet e Humoreskes,op.101 dhe e Slavonik
Dance No.2 të Antonin Dvorzhak që sot luhen me violinë dhe cello
të shoqruara nga orkestra simfonike.Edhe në cellot aplikohet pizzicato
por jo me atë shpejtsi si në violinë për shkak të trashsisë së telave,tensionit të tyre dhe distancës më të madhë në mes notave.
Kontrabaset përfaqsohen në orkester me tonin bas, më të ultë të
harmonisë.Kështu, në simfoninë No. 5 op.67 të Beethovenit, në trion e
skercos kontrabasi me cellon interpretojnë temen të cilës i pergjigjen viola
me fagotin. Vetëm në shekullin e 19 kompozitorët filluan të shkruajnë pjesë për kontrabas dhe kohë pas kohe ky instrument bëhet popullor . Schuberti shkroi për te kuintetin e tij të 1819″Trout”,të tjerë kompozitorë
që shkruan për kontrabasin janë edhe Saint-Saëns,Hindemith,Prokofiev.
Oboe është një instrument frymor melodik që në orkester ka rol të
rëndsishëm. Qysh në fillim të shekullit 18 oboe bëhet lider instrument
solo ndersa e perdorin gjerësisht Bach,Handel dhe më tepër Mozarti i cili
kompozoi edhe koncertin për oboe.Eshtë instrumenti i parë frymorë druri që fiton vend në orkestren klasike.
Mozarti dhe Beethoveni kanë përdorur gjersisht obonë në koncertet e tyre.Brahmsi në koncertin e tij të violinës në D/Re maxhore,op.77 koha
e dytë, Adagio, i kushton mbi 2 min.kohë temës që e luan oboe solo e shoqruar nga orkestra simfonike. Ndersa Mozarti në piano koncertin No 21
në C/Do Dur kv467 “Elvira Madigan” në Allegro Maestoso , në fund të
introduksionit të orkestrës, oboe,flauti dhe fagoti njoftojnë futjen e pianos
në temë e shoqruar nga orkestra kurse në kohen e dytë në të dy rastet e persritjes së temës oboe dhe flauti janë në duet me pianon.
Fagoti thiret ndryshe edhe basi i obosë , ka mbi tri oktava.Ky instrument ka
shpesh herë një vlerë të veçantë gjatë interpretimeve në një orkester
simfonike.Mundë të ndëgjojmë temen kryesore plot melodi impresive
të fagotit në kohen e tretë të violinë koncertit op.61 të Beethovenit me një brilancë të vertetë të shoqruar nga variacionet e violinës.Po ashtu
edhe në simfoninë e 5 të op.67 dhe simfoninë e 6 të op.68 Pastorale,
Beethoveni e perdorë shpesh fagotin herë me klarineten, herë më obonë
e herë me violat.
Kontrafagotin për herë të parë Beethoveni e inkludoi në orkester bashkë
me piccolon në simfoninë e 5 të .Në kohen Allegro ( 8′57 ) ,të katert,kemi trio të kontrafagotit,piccolos dhe timpanit para melodisë dhe
hyrjes te frymorve të drurit me violinat.
Kontrafagoti ka pak më teper se dy oktava,i aftë për efekte harmonike.
Klarineta shquhet për një ton të veçant që e dallon prej frymorve tjerë.
Ajo ka një karakter epik dhe është në gjendje të shpreh çdo ndjenjë në
mënyrë ekspresive sidomos kur kombinohet në harmoni me instrumentë
tjerë.Tonin e saj shpesh e gjejmë në piano koncertet e Beethovenit dhe violine koncertin No.3 të Mozartit si dhe në fillimin e aries të aktit të parë të “Berberit të Seviles”, Largo al factotum, në të cilen klarineta dhe
orkestra shoqrojnë tenorin apo në “Fidelio” të Beethovenit ku flauti me
pizzicatot e harqeve shoqrojnë klarineten në ” Mir ist so Wunderbar” .
Flauti dallohet për pasazhe të shpejta dhe mbështet mirë tonet e larta.Mozarti dhe Beethoveni i kanë dhënë rol të gjërë flautit në orkester.Në violine koncertin No.3 të Mozartit,koha e dytë me Anne Sophie Mutter dhe Herbert von Karajan është mjaftë i bukur djalogu në mes flautit dhe violinës,dy herë.Po ashtu në piano koncertin No.21 kv467
“Elvira Madigan”me pianist Peter Lang dhe Nurnberger Symphoniker
Mozarti përdor shumë flautin dhe obonë, në introduksion mbas melodisë
së obosë,fagotit dhe flautit hynë pianisti në temen kryesore me gjithë orkestren .
Piano ështe me të vërtetë nje instrument muzikor perfekt i cili jo vetem
bëhet instrument i rendsishem në sonatat,romancat,kuartet,kuintetet por
edhe në koncertet simfonike .
Muziken e pianos e gjejmë në sonaten No.14 op.27 “Monlight”,në sonaten
No.17 op.31″Tempest “,në For Elise, në piano sonaten No.8 op.13
“Pathetique”,sonaten për cello e piano No.3 op.69 si dhe në të pesë piano
koncertet e Beethovenit.
Ne piano sonatat dhe piano koncertet e Mozartit veçanrisht No.9,19,20,21,
27,dhe në muziken e dhomës.
Në piano koncertet dhe piano kuartetet e Brahmsit.Në piano koncertin No1
të Cajkovskit po ashtu edhe në piano koncertet e Rahmaninovit dhe të
Prokofievit.Poulenc e ka quajtur Prokofievin “Listi i Rusisë”.
Sot ka pianistë virtuozë që interpretojnë me mjeshtri kompozimet nga më të njohurat dhe të famshmet ne sallat e koncerteve.Të till janë Evgeni Kissin,Yefim Bronfman,Glenn Gould.Ndersa për Horowitz,
Menuhini thoshte se ishte një gjeni në piano dhe që bashkpunoi me
Arturo Toscaninin regullisht me interpretimet e tija plot muzikalitet,
këthjelltësi dhe brilancë në koncertet e Beethovenit etj.
Edhe frymorët e tunxhit ,korno tromba ,tromboni kanë një rol shumë
të rendsishem në një orkester simfonike por çdo efekt në tonet e ulta e të larta varet nga aftësia dhe pervoja e instrumentistit sepse secili instrument
tunxhi ka specifiken e vet.
Verdi përdori tromben dhe trombonin në operan “Otello”ndersa Beethoveni gjersisht në simfonitë e veta.Në simfoninë e 5 të op.67
në fillimin e Andantes dominon tromba me kornon,ndersa në kohene tretë Allegro fillojnë temen frymorët e drurit me korno.
Por në një performancë të një violine ose piano koncerti është e domosdoshme që solisti të kushtojë nje imagjinatë dhe një fantazi maksimale.Të till kanë qenë Yehudi Menuhin, Yasha Heifetz,
David Oistrah,Arthur Grumiaux,Leonid Kogan,Mstisllav Rostropoviç,
Sviatoslav Richter,Evgeni Kissin,Yefim Bronfman , Glenn Gould, Arthur Rubinstejn,Vladimir Horowitz.
E gjithë muzika instrumentale është një thesar klasik i mrekullueshëm i cili ka periudhat më të rendsishme të muzikës,kompozitorët më të mirë
me krijimet e tyre më të mira,instrumentistët më të mëdhenj,orkestrat dhe dirigjentët më të shquar.
Voltaire ka thënë: “Music is the language of infinity “

Burime : ” Classical Music”John Stanley 1994/2007 .
” Conversations with Menuhin” David Dubal 1991.


Dr. Sul Gragjevi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi