Shqiptarët, përballë një beteje të papërfunduar
Faqja 1 e 1

BEQIR SINA, Nju-Jork
Duhet të veprojë shteti shqiptar
Është pa dyshim një betejë e papërfunduar e shqiptarëve me ekstremistët grekë në Shqipëri dhe jashtë saj, qofshin ata liderë fetarë, politikanë, diplomatë, gazetarë, historianë, studiues apo njerëz që në pamje të parë duken sikur nuk janë askush.
Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, në të njëjtën linjë me ultranacionalistët e shovinistët grekë në Shqipëri dhe në diasporën greke, ka ngacmuar dhe ka hapur një çështje për të cilën ata nuk i "zë gjumi
Të gjithëve u kujtohet ngjarja e Himarës në 12 gusht 2010, kur në aksidentalisht, pas një përplasje mes të rinjsh, u vra 35 vjeçari Aristotel Guma. Incidenti u shoqërua menjëherë me reagimet e fesë dhe kryepeshkopi Anastas nuk mbeti pa u përzierë, ndonëse thotë se nuk pranon të përzihet me politikën dhe as politika të përzihet me fenë. Rreth dy dekada më parë, më 4 gusht 1992, një kryeartikull i gazetës "Rilindja Demokratike", shkruante kështu për uzurpimin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga një prift grek: "Edhe në qoftë se Zoti do t'ua falte këtë "gabim", nuk e dimë nëse Nëna Shqipëri dhe martirët e luftës për pavarësinë e kishës shqiptare do ta kalonin në heshtje këtë mëkat të madh ndaj atdheut të tyre. Përsëri, e theksojmë: vlerësojmë dhe respektojmë hirësinë e tij Anastas, ashtu si dhe popullin e shtetin grek, por në shekuj kemi luftuar që Shqipërinë ta gëzojnë e drejtojnë shqiptarët dhe mos ta japim tani për një krodhë bukë, qoftë ajo edhe pa asnjë prapamendim”.
ashkë me dy deputetë grekë, konsulli grek ka mbështetur idenë e regjistrimit të “grekëve”, ndërsa ka bërë thirrje për bashkim në emër të “Vorio Epirit”. Dy deputetët grekë të Janinës dhe Follorinës, Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis, duke i quajtur me paturpësi “bashkëkombës” të ashtuquajturit “grekë” të Korçës, kanë ndërhyrë në mënyrë të trashë dhe të shëmtuar për të ndikuar që njerëzit të deklarojnë kombësinë dhe të regjistrohen si grekë. Ky presion i pashembullt ka qenë në thelbin e deklaratave të dy deputetëve grekë të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e 20 vjetorit të themelimit të degës së Omonias, ku ndodhej edhe ultranacionalisti i dëshmuar Nikolas Gejxh. Një ceremoni në dukje e pafajshme por me një agjendë të hapur politike.
Vite më parë, në janar 1997, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Shirli Cloyes – DioGuardi, këshilltare për Çështjet Ballkanike, ka dëshmuar në një seancë dëgjimore në Kongres, rreth të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri dhe e ka ekspozuar qartë rolin dhe rrezikun e Nikolas Gejxhit si përfaqësues i Federatës Pan Epirote si dhe të komunistëve shqiptarë në përpjekjet për të rrezuar qeverinë e Berishës.
Në një takim më 15 janar 2011, çfiti DioGuardi, solli edhe një herë të freskët një dëshmi filmike të bërë në Kongresin Amerikan më 7 Korrik 1996, ku në panel ishin vendosur dy krahë të kundërta. Ishte dëshmia që mbronte të drejtat e shqiptarëve dhe dënonte krimet e komunizmit në Shqipëri dhe Kosovë e në vendbanimet shqiptare përballë panelit që kishte bërë aleancë me antishqiptarin Nikola Gejxh dhe disa shoqërues të tij nga Shqipëria me në krye deputetin socialist Blendi Klosi. Disa gjëra nuk shlyhen dot. Gejxh mbetet po ai antishqiptar dhe ata që e mbrojtën atëherë e mbrojnë edhe sot. Çifti DioGuardi na freskoi kujtesën.
Kështu ndodhi edhe kur Partia më e re e minoritetit grek Mega, ka pritur javët e fundit në zyrat qendrore një nga emrat e njohur të përfaqësuesve të mbrojtjes së etnisë greke, ultra nacionalistit grek në Amerikë, Nikolas Gejxh. I rikthyer në Shqipëri, pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për Vorio Epirin. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”, - tha lobisti i njohur grek.
Pas kësaj thirrjeje për krerët e Megas, Gejxh ka prekur më tej temën e regjistrimit të popullsisë. “Çdo qytetar ka të drejtë të deklarohet ashtu siç ndjehet etnikisht dhe njëherazi mund të deklarojë edhe përkatësinë fetare. Shpresoj që procesi këtë herë të jetë i drejtë dhe që regjistrimi të mos zvogëlojë numrin e grekëve që jetojnë në këtë vend, nën pretendimin e mungesës së tyre fizike në banesa, siç është evidentuar më parë”, - tha Gejxh.
Duket se influenca e lobit grek vazhdon të jetë e rëndësishme në politikë dhe në besimin fetar ortodoks së paku në raportet shqiptaro-greke. Kjo duket nga deklarimet e fundit lidhur me regjistrimin e popullsisë. Ajo tregon se lobet greke në SHBA, me në krye ultrancionalistin e njohur Nikolas Gejxh (Nichos Gaxojanis), e ruajnë ëndrrën ende të gjallë.
Presidenti grek i është rikthyer edhe një herë çështjes së Epirit të Veriut, në vitin 2007 duke deklaruar se "Shqetësimi ynë kryesor është zhvillimi më i madh i Epirit". Këtë frazë kreu i shtetit grek, e ka thënë në takimin e përvitshëm të Federatës Pan-Epirote Greke të zhvilluar në 25 janar 2007, ku ai ka lëshuar një mesazh për Tiranën zyrtare dhe komunitetin grek që jeton në vendin tonë. Sipas Presidentit të Greqisë, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të varej nga respektimi i të drejtave të minoriteteve, deklaratë kjo e bërë edhe dy vjet më parë, e cila krijoi jo pak tensione mes dy vendeve.
Duhet permendur se, sipas disa anketimeve në Shqipëri, deri në 75% e banorëve të Shqipërisë, dëshirojnë mbajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Greqinë, dhe se të gjithë e duan bashkëjetesën, por duke respektuar reciprokisht njëri- tjetrin. Por, asnjë shqiptar nuk e pranon në anketë se feja dhe politika greke duhet të kenë ndikim në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve tona apo në marrëdhëniet tona fetare.
Për të qenë sa më korrekt me faktet, shembuj të përzierjes së fesë ortodokse me politikën ka mjaft. Kisha Ortodokse në Sarandë, kishte nisur në dhjetor 2010 shpërndarjen e një formulari të shkruar në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, ku u kërkohet besimtarëve ortodoksë të shprehin mbështetjen për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Ata pranuan se "kërkesa për mbështetje vinte nga besimtarët e saj pas debateve të shumta të fundit në qarqe të caktuara akademike dhe historike".
Autoritetet siguruan formularët dygjuhësh, ku besimtarëve u kërkohet të deklarojnë emrin dhe mbiemrin, profesionin, vendbanimin, madje edhe firmën në mbështetje të kryepeshkopit. Në hyrje të formularit kisha Ortodokse sqaronte se e bënte këtë kërkesë pas debateve me disa qarqe të caktuara, të cilat në vitet e persekutimit të fesë shijonin pozita dhe komoditete pa dhënë asnjë kontribut në kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ekspertët e pavarur shqiptarë konfirmojnë, se shoqëria shqiptare është shumë më tepër e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve konstruktive me fqinjin tonë të hershëm Greqinë, se sa për rivendosjen e tërësisë së lidhjeve dhe marrëdhënieve mbi "ambiciet dhe pretendimet territoriale" të vendit tjetër, që ekzistojnë akoma në kokat e nxehta të ultranacionalistëve dhe shovinistëve grekë. Më tepër se kaq, kultivimi i prirjeve dhe ndjenjave nacionaliste, me pretendime territoriale, mund të provokojë edhe ndjenjat të popullit shqiptar dhe të asaj pjese që jeton si minoritet e tjera në territorin e Shqipërisë me shekuj dhe pa probleme artificiale që ngrenë shovinistët dhe ultranacionalistët grekë, tani me regjistrimin e tyre duke i quajtur ata grekë.
Zgjidhja e problemit të regjistrimit duhej lënë në dorë të Kushtetutës së Shqipërisë, të gjithë personave të interesuar, njerëzve të matur, mendjekthjellët: përfaqësuesve të shqiptarëve, organizatave dhe partive të të drejtave të njeriut, komuniteteve të minoriteteve të çfarëdo përkatësie qofshin ato dhe jetojnë prej shekujsh në territorin e Shqipërisë, dhe atyre ekspertëve që e dinë mirë se si zgjidhen këto probleme dhe t ‘iu ndalin hovin disa ltranacionalistëve dhe shovinistë të sëmurë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi