Recension-Drama të realitetit tonë dramatik:(Rreth librit “Kupola e lumturisë&Magjia e mashtrimit” të autorit Sylejman Aliu)
Faqja 1 e 1

Recension
Drama të realitetit tonë dramatik
(Rreth librit “Kupola e lumturisë&Magjia e mashtrimit” të autorit Sylejman Aliu, i cili këto ditë doli nga shtypi dhe e botoi shtëpia botuese “SAGA”, Prishtinë)
Shkruan: Faik Mustafa
Nuk mund të ndërtohet një komunitet politik, pa ndërtuar më parë një komunitet moral!
Hegeli
Njeriu është një kafshë politike
Aristoteli
Shkrimtari Sylejman Aliu
Përditshmëria jonë veprimesh dhe vesesh aq të paimagjinueshme gati në kufinjtë absurditetit karshi asaj kornize më tepër imagjinare të një idealizmi, i cili na kishte mbajtur të paepur në situatat e rënda historike (për të cilin mendonim të ishte shndërruar në një platformë vetëdijeje të palëkundshme kombëtare), tashmë është shndërruar në një pasqyrë, ku mund të shohim vetveten e trilluar, por të hijeshuar gadi dhunshëm. Njohja ndryshe e vetvetes tashmë, që nga lirimi nga pushtuesi dhe, sot nga liria e keqpërdorur nga perandorët uzurpues dhe privatizues të saj, “epidemia” e zhgënjimit në përmasa edhe kombëtare është bërë lëngatë e përditshme shpirtërore. Lavdet heroike të njeriut tonë qeverisës, të gatuara marramendshëm, mbi të gjitha, vetëm provincialisht, ku qeverisë vetëm egoja e klikave dhe e mentaliteteve prej kapidanëve, gjëmojnë sot e gjithë ditën gjithandej atdheut tonë gadi të plandosur e të gërryer nga varfëria dhe nga vjelja e tij e pandalshme harbutërore. Këta qeverisës provincialë sikur kërkojnë të shndërrohen (dhe janë shndërruar) vetëm në autoritete kërcënuese ndaj lirisë dhe frymëmarrjes së zorshme kolektive të popullit të Kosovës. Kështu shfaqen në teatrin tonë të çmendur politik. Jo vetëm qeverisësit e kësaj lirie, të privuar krejtësisht nga liria, por edhe të tjerët, që bredhin kaq të copëzuar dhe kaq të pjesëtuar në të njëjtat shtigje qëllimesh (të pista) politike, jashtë çdo zone morale, janë dhe bëhen personazhe shkaktuese të këtij gjëmimi tonë kolektiv. Në përspektivën e tyre politikëgaruese kanë të njëjtat ambicie lakmishë të sëmura. Duke u nisur nga pohimi i Aristotelit se “Njeriu është kafshë politike”, mund të përfundojmë se në këtë llavë qëndron dhe njeriu ynë politik, i cili avancon perfidshëm gënjeshtrën si premtim, sjell në mesin tonë të njëjtat trishtime të gënjeshtrës sa për t’i zënë njëri-tjetrit postet, që t’i përmbushin pastaj, aspiratat, jo të atdheut, por të vetveteve të tyre. Në secilën garë politike të deritashme në Kosovë dhe, përgjithësisht ndër shqiptarët, u shfaqën dhe po shfaqen vetitë e “njeriut kafshë politike”, duke lënë, jashtë përbërjes së tyre, forcën që shpie, siç shkruan prof. dr. Gjergj Sinani në një recension të tij, në progresin e historisë njerëzore, siç janë mençuria njerëzore, vyrtyti njerëzor, meritat njerëzore në përgjithësi. Ngjau dhe po ngjet e kundërta: në vend të mendimit, sjellin manipulimin me opinionin! Koha jonë, sipas shpjegimit të dr. Gj. Sinanit, “po tregon se ne po shpalosim të menduarit kalkulativ. Hapni faqet e shtypit ose ndiqni debatet televizive, dhe do të konstatoni me lehtësi këtë pamje të shëmtuar të mendimit. Ju aty do të gjeni të gjitha produktet e “kolerës shpirtërore”, por kurrë nuk do të gjeni mendim mediativ…, sepse, në kohën e demokracisë, sharllatanë të çdo lloji dijnë aq mirë t’i pëlqejnë popullit, ndërsa shpesh, miqtë e tij të vërtetë (të atdheut) dështojnë”.
Janë bërë deri tash analiza të shumta, komente serioze, çasje filozofike e sociologjike, bile dhe shkrime letrare, rreth fenomeneve të tilla provincialisht të degjeneruara vetëm për vetëpasurim të këtij komuniteti politik, duke e varfëruar vendin gjithnjë e më tërbueshëm. Komuniteti ynë vetëm politik nuk bëri asnjë përpjekje të ndërtojë, në emër të dashurisë për vendin dhe për të ardhmen e tij dinjitoze, edhe komunitetin moral, i cili do të mund të ndërtonte fuqinë e mendjes dhe konsideratën për dije. Megjithatë, këto asnjëherë nuk arritën të prekin ndërgjegjen e munguar të aktorëve politikë. Mu për këtë dhe për ta, e shkrova këtë dramë satirike me përmasa edhe tragjike, edhe komike, pikërisht ashtu siç shfaqet sot ky komunitet politik në teatrin tonë të shtetndërtimit, që mungon, edhe pse i “mbikëqyrur” ose i nënkëqyrur nga fuqia shumë e zhvilluar europiane, e cila është edhe personazh i këtij teksti drame, personazhe këto që rrojnë bashkë brenda “Kupolës së lumturisë”…
Ndërkaq, drama e dytë “Magjia e mashtrimit” ofron një përpjekje pasqyruese në mënyrë satirike rreth ngjarjeve, siç do të thoshte një akademik yni titoist dhe enverist, të “revolucionit të vonuar demokratik”, nëpërmjet të të cilit revolucion bandash “të vonuara” dhe të porositura e të drejtuara nga brenda dhe nga jashtë, u vra Shqipëria më 1997, nga mbrotjësit e ideologjisë komuniste e enveriste, vrasje kjo e Shqipërisë edhe nga lakmitë organizuese të mentalitetit gjithnjë gllabërues bizantin e sllavë. Bandat ideologjike të këtij “revolucioni të vonuar demokratik”, ishin shërbyese të zhbërjes tragjike të Shqipërisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi