Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:LE TË SHKUNDET AJO MAJE KODRE(Në kujtim të dajës Rexhë)

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:LE TË SHKUNDET AJO MAJE KODRE(Në kujtim të dajës Rexhë) Empty Sabit Rrustemi:LE TË SHKUNDET AJO MAJE KODRE(Në kujtim të dajës Rexhë)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 19, 2011 10:48 pm

Sabit Rrustemi:LE TË SHKUNDET AJO MAJE KODRE(Në kujtim të dajës Rexhë) 49292_1563102666_1656_n

Sabit Rrustemi

LE TË SHKUNDET AJO MAJE KODRE
(Në kujtim të dajës Rexhë)

Shkunde atë tufë lisash
që t'rriten mbi tënden kokë
me atë dhe që t'nxenë n'dimër
e t'flladitë në verë

shkundi përnjëherë
e dil
dilë se dhe dielli po shkrihet mbi ty
e mbi vetull ajo kumri
dhe ai zog ah ai zog mali
po k'non sall për ty

hajde
hajde Rexha i dadës
te plepat mbi shpi
ta shohim Rrushen kah ecë
shtegut t'kronit
po jep shenjë

mos prit më
trande atë maje kodre
që brenda t'mba'

e dil

o dil se dhe trarët e shtëpisë
e troku i dorisë
janë nxirë prej pritjes

sokakun e ka m'lu bari
udhës pas shpie janë shtrirë therat
tek qoshi i malit
kanë ngelë pranverat

O Rexha i Dadës Loçkë
mbi oxhak
plisi po të pret

ajo shakrki
e Vallja e Deli Agushësh
kur e luajte për t'mbramen herë

dhe ai Lis i paprekur n'maje
n' atë kukë mali
e ajo lajthi
ku shkrijshe djegat me ëndrra
për atë peh'rri

për tjerat mos vetë
o kaçaku i zemrave

dhe kënga po loton në pritje
si kjo ditë e sotit

kur e prek atë fund të motit

mos prit më thotë dhe motra
a ' të kam lënë aty te votra

në lot' është gurëzuar
në atë gur porte

le të shkundet
o le të shkundet përnjemnd
ajo maje kodre

e sheh
dita nuk soset kurrë
n' tënden fytyrë
m' sa ky diell që t' rri sipri
prej kur len' e praron
...
( 19 shkurt 2011)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi