Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leoreta Xhaferi:Sërish Niadara!

Shko poshtë

Leoreta Xhaferi:Sërish Niadara! Empty Leoreta Xhaferi:Sërish Niadara!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 19, 2011 11:03 pm

Leoreta Xhaferi:Sërish Niadara! 181606_196348573725877_100000522088517_703047_7686985_n
Shkruar me lot duke ua kushtuar vëllezërve të mi,më të mirët në këtë univers.Fal për ata jën,jap shpirtin,jap zemrën time,më besoni e them këtë sepse e meritojnë.Dashuria ime për ata nuk njeh asnjë limit
Leoreta Xhaferi:Sërish Niadara! 161503_100000522088517_5160075_n
Leoreta Xhaferi


Sërish Niagara !

Sërish më shfaqesh para syve Niagarë,me ujërat që të stërzgjaten si flokët e një zane,shoh duart e tua që shtrihen të hapin dyert për njerëzit e mi më të dashur.Rritet pesha e mallit,shtohet lumi i lotëve që shkakton largësia!Ndonjëherë nuk e dua bukurinë tënde,nuk më tundon aspak ajo bukuri,kërkoj t’i shmangem asaj magjie që ti shpërndan.Këtë herë ke bërë kompromis me ne,nuk merr pranë gjirit tënd klandestinë nga familja ime,por sërish emrin mbajnë emigrantë.Një tjetër vëlla i imi dhe familja e tij do të shkelë mbi brigjet e tua,trishtimin dhe lotët e mallit ndoshta do t’i derdhin mbi ty.Gjysmën e gjakut tim po merr mbi ujërat e tua,ndërsa tani me vijnë ndërmend fjalët e tij,fjalë që do më mungojnë me shumë se ajri.Kur hallet si lak me kapnin në fyt gjithmonë më qetësonte duke më thënë me maturi.- Pse e mërzit jetën Lori?Lere të rrjedhë.Ku e di ti se çfarë mund të sjellë ajo?Mos e lodh veten ,lere të lodhet jeta për ty.- E unë mendoja mos e kishte lexuar diku atë që më thoshte edhe pse e dija që libri i tij ishte ‘’jeta’’Nuk studionte,puna e tij s’kishte asnjë lidhje me librat,mureve te ftohta u jepte ngjyra me penelin dhe duart e tij të arta.Sërish një shirit do të na ndajë me njerëzit zemrës në aeroport,shumë lotë që nuk shmangen,njerëz që do të më mungojnë si drita,një avion që ngrihet reve,sy të përlotur përkunden mbi djepin e mallit,përqafime të gjata,mall që përvëlon,largësi!Sërish Niagara! …I uroj atyre fat dhe i përqafoj me mall që nga larg !!!

Foto e trishtuar origjinale e vëllat tim të vogël pranë bukurisë magjike të Niagarës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi