Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli udhëheqin Republikën e Kosovës
Faqja 1 e 1
Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli udhëheqin Republikën e Kosovës
Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli udhëheqin Republikën e Kosovës
U nënshkrua marrëveshja për koalicion mes PDK-së e AKR-së
Kryetari i PDK-së, njëherësh mandatari për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi dhe kryetari i AKR-së, njëherësh kandidat për postin e presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli kanë nënshkruar marrëveshjen me të cilën zyrtarizohet koalicioni qeverisës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes Thaçi ka thënë se ky koalicion do të punojë për zhvillimin e Kosovës, ngritjen e mirëqenies sociale, ndërtimin e shoqërisë shumetnike, krijimin e vendeve të reja të punës, integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, liberalizimin e vizave. Ndërsa, Pacolli ka shprehur zotimin se do të punohet për një Kosovë dinjitoze.
Thaçi ka thënë se zyrtarizimi i marrëveshjes për koalicion vjen pas negociatave me AKR-në, ndërsa shprehur zotimin se koalicioni qeverisës do të punojë në të gjitha aspektet për ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e tij në BE dhe NATO.
“Sot PDK dhe Koalicioni për Kosovën e Re nënshkruan marrëveshjen e partneritetit, koalicionit për ndërtimin e institucioneve të reja shtetërore të Republikës së Kosovës, të presidentit, të qeverisë së re dhe ministrore, prandaj kjo marrëveshje, ky koalicion është një koalicion për Kosovën e re, për zhvillimin e Kosovës, për reformat demokratike, për ndërtimin e shoqërisë shumetnike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për Kosovën evropiane, për Kosovën në paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonale dhe perspektivë evropiane, për Kosovën që do të ndodhë liberalizimi i vizave, e gjithashtu për Kosovën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.
Për më tepër, ai shfaqi zotimin se institucionet e reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Ai ndërkaq ka falënderuar Koalicionin për Kosovën e re për gatishmërinë e shprehur për ndërtimin e koalicionit qeverisës, duke thënë se do të punojnë bashkërisht si ekip shtetëror për implementimin e plotë të programit të qeverisë.
Kryetari i AKR-së dhe kandidat për postin e presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur zotimin se kjo parti do të punojë së bashku me PDK-në për interesat e shtetit dhe të qytetarëve të saj, në mënyrë që Kosova të jetë një vend dinjitoz dhe i integruar në rajon dhe Evropë.
“Kosova nuk mund të durojë më tepër luksin që të stagnojë çdo gjë. Ne këtu kemi forcën, energjinë, kemi diturinë dhe vullnetin shumë të madh për të vepruar. Që nga tani së bashku me PDK-në, bashkë me ekspertët e Koalicionit për një Kosovë të Re, bashkë me anëtarët e tjerë të koalicionit jemi betuar që të punojmë vetëm për interesat e qytetarit të Kosovës, për interesat e ndërtimit të një shteti dinjitoz dhe të një shteti për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Na priftë e mbara zoti kryeministër”, ka thënë Pacolli.
Lidhur me atë nëse do ta votojnë të gjithë deputetët e PDK-së Behgjet Pacollin për president duke ditur se ka pasur zëra kundër, Thaçi ka theksuar se pret përmbylljen me sukses të konstituimit të Kuvendit, por edhe të institucioneve tjera, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit.
“PDK dhe partnerët e koalicionit kanë një formulë shumë të qëndrueshme të punës efektive, të mirëbesimit, por edhe shumë të qartë programore, prandaj ky koalicion është bërë për Kosovën e re, me legjitimitet, por edhe me legalitet të plotë. Deri më tani kemi mbështetje të gjerë, e cila do të jetë një mbështetje që do të sigurojë zhvillimin e shpejtë dhe të mbarë të punës, por edhe përmbylljen me sukses të konstituimit të Kuvendit dhe të gjitha institucioneve”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa, Pacolli ka shprehur besimin se do të marrë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e tij në postin e presidentit në Kuvendin e Kosovës.
“Unë besoj se përfaqësuesit e popullit të Kosovës do të votojnë për zgjedhjen time si president të Kosovës dhe unë prej momentit që ia filloj punës do të filloj implementimin e të gjitha obligimeve që parashihen me Kushtetutë”, ka thënë Pacolli.
Gjatë ditës PDK ka zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit edhe me SLS-në dhe Grupin 6 Plus, derisa marrëveshja me Listën Ibrahim Rugova pritet të bëhet nesër.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi ka pranuar ofertën e AKR-së, president Behgjet Pacolli
» Behgjet Pacolli rikandidon për president të Kosovës
» Behgjet Pacolli, zëvendëskryeminsitër i parë i Qeverisë së Kosovës
» Behgjet Pacolli zgjidhet president i Republikës së Kosovës
» Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
» Behgjet Pacolli rikandidon për president të Kosovës
» Behgjet Pacolli, zëvendëskryeminsitër i parë i Qeverisë së Kosovës
» Behgjet Pacolli zgjidhet president i Republikës së Kosovës
» Zv. Kryministri i Kosovës – Behgjet Pacolli, i perfshir ne Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi