Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA

Shko poshtë

Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA Empty Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 20, 2011 1:12 am

Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA 185614_10150101059663186_678723185_6233753_7546839_n

INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA
MIRILINDA KOXHA FERIZAJ, KOSOVE


"Në pritje të kohës..."
poezi

Jam paksa e lodhur
Prita kaq shumë kohën
Po jam mrekulluar:
Fitova gjithë tokën...

“Në pritje të kohës…” syhapje e bukurimtë bukurishëm... Kundrimi ndaj këtij “syri” duhet të jetë i vëmendshëm...
Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA 49703_678723185_7208_n
Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

Mirlinda Koxha, vajza nga Ferizajt e Kosovës shfaq kreaturën e saj në një këndvështrim real duke treguar katërcipërisht lidhësinë e trojeve, në një pasqyrim tejet gjeografik i përshfaqur në një guidë “poetike”, e cila flet me gjuhë Dardanie, Shqipërie, Shkupi dhe Plave..., duke kryefjalëzuar dëshirën e gjyshit të saj të moçën për trojet e pandara dhe ëndrrat e mbira në kujtesën e Kombit... Është një qëndrim tejet bindës, i plotformuar i një vajze të re që aspiron për dritimin e jetës së saj, tashmë ndryshe, që i hap rrugëtimin për një drejtim vetiak jetësor plot me ëndrra, e ardhur nga një lodhje e pamatë dhe derdhësi gjaku të imponuar si dhe dhe e trajtesës “robinë “ në një vajzë tashmë të lirë dhe plot meditime konkrete për ardhmërinë...
Në këtë vëllim poetik me një titull domethënës “Në pritje të kohës” shpalosen ëndrrat e prera në mes, gjakësimet shekullore dhe përpjekjet dinamike në kërkim të lirisë, ndizet malli për gjithçka pronë e njerëzve të tokës, bëhen aludime interesante me kohën tinzare herë të fikur e herë të ndezur keqas, me klimën dhe natyrën , me stinët jetësore, me pasqyrimin e botës shpirtërore të zanave, me dardanet, me rëniet trimërore dhe me kujtesën e heroizmit, me dafinizmin e tij, me zjarrin dhe mallin e pashuar dhe të pashtershmën, me ecurinë në traditën e bukur të të parëve të mençur...
Është bota e një vajze të thjeshtë plot vërshim që shpall kredot e saj , dëshirat edhe në planin e lidhësisë shpirtërore, që risjell fragmente jetësore të lidhësisë dashurore, që ka ëndrra për gjeturi të spikatura...
Denjësisht Mirlinda ka krenarim që është shqiptare dhe këtë e përshfaq flakërisht në këtë krijimtari tëparaqitur të saj... Nxjerrja në pajh e nëj gjuhe letrare , e gjetjeve poetike, përdorimi i një vargu të bardhë dhe ehra – herës të rimuar përflasin atë që Mirlinda ruan traditën por rrok edhe modernen nëkrijim... duke qenë origjinale.
Vëllimi “Në pritje të kohës…” një libër modest që i ka hapur sytë bukurishëm dhe kundrimi ndaj këtij “syri” duhet të jetë i vëmendshëm...

*
Lakmia ime

I kam lakmi hënës,
të strukur në qiell,
Kot i lutem nënës
pse s’më lindi diell…
Po të isha diell,
lart në kaltërsi,
Do të doja për nuse
vetë hënën nazike
Gurë në unazë
Do të kisha yjet.

2004

Eci

Eci rrugës...
bardhësia
e fustanit
frikëson yjet,
këmbëzbathur,
lot rrëke…
Eci ,
askush, s’më njeh,
askënd nuk njoh,
krenarinë e dhimbjes,
e mbaj fort në gjoks
të mos më iki…
Mbi hapat që hedh
sesi me duket balta:
qenka e ngjyer kuqërisht,
ç’gjak i derdhur
dhe unë, ne,
të ecim këmbëzbathur...
Gëzon veten...
Bardhësia e fustanit...
dhe i shkel syrin qiellit.

2004

Ikje e natës...

Si nata e zezë bien
kujtimet,
lehtas u përkëdhel faqen shiu
i butë pranverës,...
Heshtjes i flet kurreshtja
e mureve...
Numërohen të qarat...
Natë e bekuar, s’ka si të vjen
çasti i shëmtuar...
Natë, ik përtej heshtjes,
se u rrëzova në bar...
Ik, nga unë sonte,
natë e zezë,
me të shëmtuarat
e tua të lindura
që në fëmijërinë tënde
të zezë......
Ik, se shiu i butë më
ka pastruar
plagët e kujtimeve,
që kërkon të m’i zezosh,
natë e zezë sterrë...
Ik, sa s’është vonë...

2004

PËRPIQEN TË NDEZ DRITAT E FIKURA

Mendime për kullat

Ecja rrugës me “fytyrë” të mbushur
plot mendime,
Intuitë kohe, mure të ndërtuara
me mjeshtërinë e shekujve…
Myshku i renditur
në mes të gurëve,
sipër gurëve,
duke u marrë frymën,
i përzier me vitet e ikura,
me gjakun nga plumbat e shkaut…
Duke u futur
në thellësi të gurëve,
për brenda shihja:
hije të lëna pas kohe,
odë trimash,
ku të varura ishin alltijet
dhe trimat kuvendonin
e u thithnin tymin qelibareve,
në rend mbanin fjalime...
për të ndaluar të keqen,
për të ruajtur trojet...
Ecja kështu
mbi mendimet e mia
dhe hera - herës
vështroja përsëri kullat....
Ato gjithmonë duhen...
Duhen kullat tona...
Duke pyetur
se kush jemi ne sot,
çfarë bëmë për kullat,
për trimat
dhe trimëritë e tyre...
A mbajnë në mend gjë
se çfarë u kemi bërë ne atyre?...
A dinë ata gjë
për kujtimin e tyre
e të veprës së tyre...
apo i kujtojnë kullat?!...
2000


Koha ime pa uratë…

Koha ime e çuditshme,
si të rrotullohen Akrepat?!
Era bart kohën e zvarritur
në degët e jëtës sime,
pikat e lotit tim pikojnë
mbi kujtimet e vjetra…
M’u shfaqe prapë papritur,
sikundër atëherë,
me dinakërinë e padukshme,
duke më përrrethuar
në një mbyllje të tmerrshme, të humbisja vëmendjen. ..
Symbyllur në ëndërrin të marrë
Të mbështjell, kohë,
me mëndafshin e mëngjesit…
Por porsa hapa sytë,
më iku ëndrra e mëndafshit
me ëndrra nga më të bukurat,
si në përrallat e të moçmëve,
m’u shfaqe me dinakërinë e dikurshme,
o kohë e lajthitur,
të humbisja drejtpeshimin....
Koha ecën bashkë me kujtimet e mia të gjakta ,
të tmerrta
mbi binarë hekurudhe tepër të gjatë
të qytetit varfanjak…, harruar nga kohët e pemës tënde sterile...
Koha ime si të lëvizin akrepat mprapsht,
Të gënjejnë fare haptas, o lëvdatë pa uratë,
si dritat e fikura të rrugëve të mia
që përpiqem t’i ndez
në këtë dimër të acartë...
1999

Ah, Tisa* - Lumi i vdekur !...

Me hënën bashkëudhëtare
nisem rrugës së pa kthim,
Dielli përherë të fundit
shuhet mbi valë...
dhe nënën për të fundit
herë e putha ...
Sytë e saj
që aq shumë kanë qarë
rrugës së errët të padritë
fëmi e foshnjë filluan të qarat ,
ndoshta të fundit,
duke sinjalizuar mosqenien;
psherëtima burrash
mbjellin trishtim...
E helmuar kafshata,
na mbetet në fyt...
Valët e lumit
Tisa tundin me vete
gurë, helmim, trishtim...
Dhe papritmas u zhdukën të gjithë nga sytë
Mbi shtratin e saj u fanit një arkivol...

*Kushtuar tragjedisë në lumin Tisa, ku humbën jetën shumë shqiptarë nga Kosova, në mesin e të cilëve pati edhe foshnja, ata morën këtë rrugë të vështirë, për shkak të kushteve të rënda ekonomike.


Mirlinda Koxha

Mirlinda ka lindur në Shkup të Maqedonisë.
Qysh në moshë fare të njomë jeton në Kosovë me familjen e saj, me prindërit në qytetin e Ferizajt.
Shkollën fillore e ka përfunduar në shkollën “Gjon Serreqi” në Ferizaj, po ashtu edhe shkollën e mesme ekonomike “Faik Konica”. Në vitin akademik 2004-2005 vijoi studimet në Universitetin e Prishtinës në Fakulktetin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, duke u diplomuar në vitin 2009. Një nga pasionet e saj ka qenë piktura, duke pikturuar më shumë për kënaqësi vetiake. Pasionin për të shkruar e ka filluar qysh në fëmini, duke shkruar poezi, por një sasi e konsiderueshme e poezive të krijimtarisë së saj të hershme pësuan fatin e tyre tragjik, duke u djegur në luftën e fundit në Kosovë.

Ajo krijon në vetësi e qetë dhe ka ëndrra të mëdha për jetën.
Libri “Në pritje të kohës…” është libri i saj i parë me poezi, një ëndërr e kahershme e saj, i cili tregon për një shpresim që duhet të ketë krijuesja e re në këtë botë të magjiktë, duke flatruar me krahët e Pegasit...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi