Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

William Walker:Pacolli, një burrë shteti

Shko poshtë

William Walker:Pacolli, një burrë shteti Empty William Walker:Pacolli, një burrë shteti

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 20, 2011 1:47 am



Pacolli, një burrë shteti

William Walker:Pacolli, një burrë shteti Vaker_4
William Walker

Bujar, mikpritës dhe optimist për të ardhmen. Biznesmen i suksesshëm, një humanist i madh, një zgjidhës problemesh, një burrë shteti i cili dëshiron të kontribuojë me të gjitha cilësitë për një jetë më të mirë për bashkatdhetarët e tij kosovarë, dhe të gjithë popujt e BallkanitPër herë të parë e takova Behgjet Pacollin në shtator 2004. Ishte koha kur udhëtova për në Lugano të Zvicrës si Kryetar i Bordit të Besimit, të të posalindurit Universitet Amerikan në Kosovë (AUK), institucion që premtonte të ishte sfidues. Duhet të shikoja nëse ky biznesmen i suksesshëm ndërkombëtar, i lindur në Kosovë, kishte interes të merrte pjesë në përpjekjet tona për të krijuar një qendër ekselence të arsimit të lartë për Kosovën, dhe rajonin. Nuk kisha asnjë ide se çfarë më priste.

Që nga momenti i paraqitjes, e kuptova se kisha të bëja me një njeri të jashtëzakonshëm. Së pari, ngrohtësia e mirëseardhjes dhe mikpritja e tij e pakufishme gjatë tre ditëve në vijim mund të përshkruhet si e jashtëzakonshme, dhe çka është më e rëndësishmja, si e sinqertë. Së dyti, fill sapo unë kisha përshkruar ato çka ishin ëndrrat tona për një Universitet Amerikan në Kosovë (AUK), dhe sapo i fola atij për nevojën e ngutshme për një kampus të ri, z. Pacolli ndali prezantimin tim duke më thënë se ai ishte tërësisht në mbështetje të konceptit tonë, dhe do të donte ta dëftente mbështetjen e vet me një dhurim personal të një madhësie të mjaftueshme për të ndërtuar një strukturë, të cilësisë më të lartë ku do të strehohej universiteti i ri. Brenda disa javësh, z. Pacolli mblodhi arkitektët, inxhinierët, krahun e punës, ekipin, i cili ndërtoi një kampus të bukur, funksional, shtëpia e Universitetit Amerikan në Kosovë dhe krenaria e Prishtinës sot. Vizioni i Behgjet Pacollit, bujaria dhe standardet e larta i dhanë vendlindjes së tij, Kosovës një strukturë mbështetëse reale për arsimim të klasit botëror. Vitet që pasuan nuk e kanë zvogëluar mbështetjen e tij për Universitetin Amerikan në Kosovë.

Gjatë këtij takimi të parë si mysafir në hotelin e tij, ne gjithashtu shkëmbyem mendime mbi gjendjen problematike të asaj kohe në Kosovë. Në 2004, Kosova ishte në vitin e saj të katërt të administrimit nga UNMIK-u, misioni ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara, i krijuar nga Këshilli i Sigurimit, menjëherë pas konfliktit të NATO / UÇK-së me Serbinë në 1999. Kishte pasiguri të madhe nga të gjitha anët, dhe mjaft ngurrim për të jetësuar plane afatgjatë - në drejtim të investimeve, të biznesit, të ndërtimit të kombit, në privatizimin e njësive joefikase të ekonomisë publike të periudhës komuniste, në rinovimin e industrisë më themelore dhe infrastrukturës, etj - duke marrë parasysh se statusi i ardhëm legal i Kosovës ishte shumë në dyshim. Ishte pavarësia në horizont, si shpresonin shqiptarët e Kosovës? Apo Kombet e Bashkuara do insistonin në një mënyrë ose në një tjetër që Kosova të mbetet pjesë integrale e Serbisë? Prej 2004-ës zhgënjimi dhe pakënaqësia ishte ulur këmbëkryq; pak ose askush prej kosovarëve ishin duke vendosur baste për të investuar në të ardhmen.

Siç kam mësuar në bisedimet e para dhe të mëvonshme, Behgjet Pacolli nuk ishte në mesin e tyre. Në të kundërtën, gjatë diskutimeve tona të kahershme, mësova se ai ishte optimist ngaqë besonte se ditë më të mira paskëtaj vinin jo vetëm për Kosovën, por edhe për Evropën Qendrore dhe Jugore si një e tërë. Dhe ai kishte kushtuar kohën e tij, vëmendje dhe burime në investimet aq shumë të nevojshme në fushën e bankave, sigurimeve, projektet e infrastrukturës, dhe shumë më tepër se kaq.

Në ato bisedime të para, Behgjet Pacolli e përshkruante vizionin e tij për një Ballkan të së ardhmes, shumë të ndryshëm nga qoshja aktuale kaotike, e varfëruar e Evropës, një qoshe e shkatërruar nga lufta, që aq shpesh në të kaluarën shpërthente në konflikte të përgjakshme, ashtu siç ndodhi gjatë viteve 1990. Konfliktet në bazë etnike, dallimet gjuhësore, kulturore, fetare dhe armiqësitë, sipas mendimit të tij, nuk duhet të kenë vend në Evropën e shekullit të 21. Nëse Franca dhe Gjermania, Polonia dhe Gjermania, armiq të hidhur gjatë shekujsh, ja mbërrinë të punojnë si partnerë në ndërtimin e një Bashkimi Evropian modern, pse jo shtetet e Ballkanit?

Behgjet Pacolli ma tregoi germë për germë, ëndrrën e tij të integrimit të Kosovës në një kuadër gjithnjë e më të ndërvarur të lidhjeve ekonomike dhe të tregtisë, të transportit të integruar dhe rrjeteve të tjera infrastrukturore - një proces gradual, pa zarar, i cili në mënyrë të pashmangshme dhe në mënyrë paqësore, do të çonte në një ndërvarësi më të madhe ekonomike midis bashkësisë së këtyre ekonomive të vogla dhe të pambrojtura. Kështu Ballkani do të bëhej një tjetër qoshe moderne e Evropës. Behgjet Pacolli qe i bindur se kjo do të ndodhte, nëse udhëheqësitë politike të vendeve të Ballkanit do të linin mënjanë interesat e tyre të vockla, dhe do të punonin për përfitime politike dhe ekonomike për të gjithë në rajon.

Në vitet e mëpasme që e njoha Behgjet Pacollin, unë kam përjetuar në mënyrë të njëpasnjëshme shembuj të tjerë të shqetësimit të tij dhe pasionit për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve, qofshin ato të një individi, ose të një kombi të tërë. Kur ai merret me një kauzë, me një mision, ai është i gatshëm për të investuar kohën e tij, pasurinë e tij personale, mirëqenien e gjithçka duhet për të sjellë një zgjidhje të drejtë dhe praktike. Dy shembuj:

Një mbrëmje , ndërsa unë isha sërish në Lugano, z. Pacolli u njoftua se disa ndërkombëtarë, në mesin e tyre një shqiptare, ishin rrëmbyer në Afganistan. Pa hezitim, Behgjeti vendosi të udhëtojë në rajon, në përpjekje për të gjetur rrëmbyesit e tyre dhe biseduar lirimin e tyre. Ai fluturoi jashtë vendit një ditë më pas. Perëndia e di atë që ai bëri për të përmbushur qëllimin e tij, se në çfarë rreziku e futi veten, dhe çfarë burimesh shpenzoi - por misioni i tij ishte tërësisht i suksesshëm.

Me kalimin e kohës, në shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë e saj pa pyetur Serbinë, Behgjeti u përfshi në politikën kombëtare, si kryetar i një partie të opozitës politike në Parlament. Kur qeveria e re u duk e pazonja për të avancuar kërkesat e Kosovës për njohje diplomatike, Behgjet Pacolli u vu sërish në lëvizje. Unë u privilegjova të jem pjesë e një vizite të tillë në Salvador, ku kam qenë ambasadori amerikan gjatë katër viteve të fundit të luftës civile të viteve 1980 në këtë vend të vogël. Pagoi vetë të gjitha shpenzimet, ju drejtua rrjetit të tij të kontakteve në mbarë botën, duke shfaqur një talent të natyrshëm për protokollin diplomatik kur qe e nevojshme, si edhe qasje më të drejtpërdrejta kur duhej - Behgjet Pacolli ka qenë forca lëvizëse për njohjen e Kosovës nga një numër i caktuar vendesh. Kur të tjerët u përpoqën të merrnin merita për këto arritje, z. Pacolli, i la ata të mburreshin. Qëllimi i tij ishte pranimi i vendit të ri nga ana e bashkësisë botërore, asgjë tjetër përtej kësaj.

Behgjet Pacolli është kështu një biznesmen i suksesshëm, një humanist i madh, një zgjidhës problemesh, një burrë shteti i cili dëshiron të kontribuojë me të gjitha cilësitë për një jetë më të mirë për bashkatdhetarët e tij kosovarë, dhe të gjithë popujt e Ballkanit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi