Mërgata shqiptare në Zelandë të Re shënoi trevjetorin e Kosovës shtet
Faqja 1 e 1
Mërgata shqiptare në Zelandë të Re shënoi trevjetorin e Kosovës shtet
Mërgata shqiptare në Zelandë të Re shënoi trevjetorin e Kosovës shtet
Sabit Abdyli Auckland
Në qytetin e Aucklandit shqiptaro-zelandezët shënuan bashkërisht trevjetorin e shpalljes së Kosovës shtet. Për ketë ditë të madhe gëzimi këtu në Ishullin e largët përtej oqeaneve u organizua një konkurs i diturisë me moderator Qemajl Muratin nga fusha e historisë e kulturës shqiptare, zelandeze dhe botërore. Konkursi, i moderuar bukur teknikisht dhe përmbajtësish, zgjoi interesim te manifestuesit. Ekipet garuese “Shqiponjat”, “Legjenda” dhe “Ilirët” treguan dije solide. Moderatori kish formuluar pyetje edhe për publikun në sallë dhe të gjithë ata që përgjigjeshin saktë në pyetje shpërbleheshin me nga një dhuratë të vogël. Të tubuarit nën tingujt e muzikës së bukur shqipe dhe ushqimeve tradicionale tonat darkuan së bashku, uruan njëri tjetrin për festën dhe shprehën shpresën për njohje të reja të shtetit të Kosovës dhe për ditë edhe më të mira për kombin shqiptar gjithandej ku jeton. Me ketë rast kryetari i Lidhjes qytetare të shqiptarëve në Zelandë të Re z. Ali Hoxha foli për rëndësinë e shpalljes së Pavarësisë, të arriturat e popullit tonë në ketë fillim shekulli, luftërat, qëndresën dhe sakrificat për çlirimin kombëtar. Salla plot e përplot me shqiptarë të të gjitha moshave të veshur bukur, ambienti i stolisur me flamuj kombëtar shqiptar, shtetëror dhe zelandez frymonte shqip, vetëm shqip. Kënga e hareja vazhdoi deri mbas mesit të natës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi