Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Karaçica:IN MEMORIAM: MUHAMET SHERRI (1948-2011)

Shko poshtë

Skender Karaçica:IN MEMORIAM: MUHAMET SHERRI (1948-2011) Empty Skender Karaçica:IN MEMORIAM: MUHAMET SHERRI (1948-2011)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 21, 2011 12:06 am



IN MEMORIAM: MUHAMET SHERRI (1948-2011)

Xhafo Idrizi dhe mesazhet për Atdheun

Nga Skënder KARAÇICA

Këto ditë në Fier është ndarë nga jeta Aktori i Madh Shqiptar Muhamet Sherri (1948-2011). Në udhët artistike të Teatrit Shqiptar më njëqind rolet e nduarnduarta në teatër dhe film artisti me shpirt çami bëri autostradën më të mirë për Kombin dhe Atdheun.
Skender Karaçica:IN MEMORIAM: MUHAMET SHERRI (1948-2011) 180072_10150104580507770_603727769_6068759_7087509_a

Orët e dhimbjes për artistin janë koha vrastare grekofile (1944) kur e detyroi familjen e tij që ta lë Çamërinë. Artisti çam tërë jetën në dërrasat e teatrit luajti shumë role të jetës shqiptare që lidhin kohën tonë në kërkim të lirisë dhe pavarësisë së kombit shqiptar. Rolin më të mirë Muhamet sherri e kishte në Teatrin e Fierit në Dramën "Dy krisma në Paris" me personazhin lab të Xhafo Idrizit, i cili ishte mesazhi më i qartë se tradhëtarëve të kombit plumbi i pushkës u shkon mbrapa deri në vdekje.


Rolet e artistike teatrore të aktorit çam Muhamet sherri në trojet etnike shqiptare kanë lënë mbresa që edhe sot kujtohen me respekt. Aktet artistike të dramës "Dy krisma në Paris"dhe sidomos paraqitja e (Xhafo Idrizi) nga Muhamet sherri, i ka frymëzuar djelmeninë shqiptare të Drenicës heroike që mësonin përmes mesazhit se si duhet vdekur për kauzën e madhe kombëtare. Tërë kjo djelmeni pati pranë vetës si frymëzim veprën e madhe artisttike të çamit Muhamet sherri dhe me Xhafo Idrizin ata ia mësyen maleve të Kosovës në kërkim të lirisë.

Se roli i teatrit bënë atdhe dhe trason udhën e lirisë po përmendim fjalinë e madhe të luftëtarit nga Drenica Fehmi Lladrovci: "Ku e kam atë fat që të më marrë plumbi serb dhe të vdes për lirinë e Kosovës!". Përmes emisioneve artistike të RTSH-së dhe rolit artsitik teatral shqiptar ndër vite, në trojet etnike ka trasuar udhën e ruajtjes së drejtpeshimit kombëtar dhe gjithherë me mesazhin e qartë në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës martire. Është thënë kaherë se baraspeshë e zhvillimit të një kombi dhe shteti është paraqitja artistike dhe shumëllojshme e teatrove me artistët e vetë. Këtë shenjë dalluese e ka dhënë edhe Teatri i Fierit me artistin Muhamet sherri.

Tërë opusi artistik i artistit çam Muhamet sherri dhe Xhafo Idrizi i Atdheut do të kujtohen gjithmonë më pietet të lartë.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi