Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Personalitet i përmasave botërore, e mira e Kosovës dhe kombit!

Shko poshtë

Personalitet i përmasave botërore, e mira e Kosovës dhe kombit! Empty Personalitet i përmasave botërore, e mira e Kosovës dhe kombit!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 21, 2011 10:15 pm

Personalitet i përmasave botërore, e mira e Kosovës dhe kombit!

Personalitet i përmasave botërore, e mira e Kosovës dhe kombit! Selmani

Pas bërjes president të Behgjet Pacollit, Kosova do të ketë një president, i cili i ka dyert e hapura kudo në botë, do të ketë një njeri, i cili numrin e njohjeve për Kosovën do ta rritë sepse e ka dëshmuar se mund ta bëjë këtë, e ka një njeri për president i cili e ka gjendjen e mire ekonomike dhe se është më se e sigurt se paraja publike nuk do të jetë caku i tij, do ta ketë për president një njeri që do të sjelle investitorë serioz në Kosovë për të tentuar ta zbutë mjerimin që e ka kapluar Kosovën.* * * * * *
Aty ku shtrihet dora e influencës së pushtetit të Behgjet Pacollit, aty do të ketë vetëm trende pozitive, dhe në situatën dhe në çastin ku jemi tash, njeri më të duhur e më të qëlluar për president nuk ka.


Shkruan:Myzejene Selmani
Behgjet Pacolli, njeriu i Kosovës

Këtë shkrim po e nisi disi e irrituar nga shkrimet e fundit nëpër disa mediume kosovare, jo pse i urrej apo kam ndonjë antipati, por për faktin se kur është fjala për z. Behgjet Pacolli me të cilin kam bashkëpunuar vite me radhë, po më lëndojnë ato shkrime shpifëse me tentim denigrimi ndaj tij.
Kosova do të fitojë shumë me zgjedhjen e tij president, siç ka fituar shumë nga ai edhe hiq pa qenë bartës i ndonjë institucioni të Kosovës.
Ishte Behgjet Pacolli ai që deri sa politika kosovare, e përberë prej pak a shumë nga e njëjta strukturë, kishte mbetur dhe sillej vërdallë në "standardet para statusit", kur Pacolli kishte angazhuar ekipe lobuese në SHBA, ekipe të përbëra nga ajka e diplomacisë amerikane, të cilat ekipet nuk ndaluan kurrë që t’i kundërvihen fushatës së Artemies në Uashington DC, fushatë e cila Kosovën po e paraqiste si çerdhe talebanësh nëpër korridoret e Capitol Hill-it, duke shfrytëzuar ngjarjet e marsit 2004. Pacolli lëre që i mposhti Artemien dhe lobin serb atje, por edhe i përshpejtojë gjërat që edhe kulminuan me përshpejtimin e procesit rreth shpalljes së pavarësisë. Në Kosovë askush nuk ka dyshime se SHBA na ka përkrahur dhe ua kemi borxh, mirëpo kush ka qenë në Uashington në vitin 2004 e deri me 2006 e ka vërejtur se lobi serb me "kisha të djegura" e duke i prekur amerikanët në vendin ku u dhemb, duke e paraqitur Kosovën si vend talebenësh, që djegin kisha, deri diku kishin arritur të kthenin në dobi të tyre senatorë e kongresmenë, duke qenë se veç kishte senatorë me origjinë serbe, të cilët i morën krahët pasi fushatës së peshkopit Artemie dhe lobit te tij.
Po e bëj një kërcim të madh në kohë dhe po dal menjëherë tek shpallja e Pavarësisë dhe pas shpalljes, çka ndodhi, e nisem me eufori, na njohën disa shtete dhe pastaj ndodhi stagnimi, miqtë tanë të preokupuar me telashet dhe prioritetet e tyre na qiten në “ligë të dytë” të prioriteteve e neve ne mbetem të merremi vetë me punët tona, gjë që edhe e bëmë, por na eci shumë ngadalë dhe se rezultatet çalonin, e mu këtu vlen të përmendet qasja e Behgjet Pacollit i cili edhe në këtë fazë veç ishte i kyçur dhe filloi të kompensojë ngecjet e diplomacisë kosovare, ngecjet që ishin të mëdha, pasi që njohjet u stopuan. Serbia na e imponoj agjendën e vet, kurse ne veç vraponim pas hapave te tyre. Derisa Kosova ngeci, Pacolli e aktivizoi makinerinë e tij lobuese dhe njohjet nuk ndaluan (janë mbi 20 njohje që i ka sjellë Kosovës), Pacolli nuk hezitoi që ti bie me dhjetëra herë rreth e përqark globit në fushatën e tij të gjatë lobuese, e la familjen anash për hir të Kosovës, bëri shumë por prapë se prapë në Kosovë nga xhelozët dhe konkurrentët që e shihnin vetën të vogël pranë tij, ai u shantazhua, u tentua t’i mohohen shumë merita. Fatmirësisht nuk arritën tërësisht ta neutralizojnë veprimtarinë e tij pasi që burrështetasit nëpër botë filluan t’ia nënshkruajnë "LIVE" njohjet dhe kosovarëve iu hoqën dilemat se kush po i sjellë ato, kush po shpenzon buxhetin privat në fushatat lobuese në dobi të Kosovës.
Behgjet Pacolli edhe pse u injorua nga paria e Kosovës ai prapëseprapë privatisht funksionoi më mirë se një ministri e punëve të jashtme, angazhoi shumë njerëz në atë proces, rezultatet nuk i munguan.
Gjërat rrodhën si rrodhën, Kosova u gjend para divorcit të partnerëve qeverisës, dhe aty Pacolli si lider i një subjekti (ish subjekti i tretë në Kosovë, sipas zgjedhjeve të 2007) e kreu pjesën që i takon të bëjë një partie opozitare, erdhën zgjedhjet, filloi fushata, rrodhi si rrodhi, u dhanë vija të kuqe nga shumëkush për gjithkënd, edhe aty Behgjet Pacolli u shpreh se nuk përdorë marker për t’i dhënë vijë të kuqe askujt. Përfundoi procesi i stërzgjatur, dolën rezultatet, filluan kombinatorikat kush me kënd, disa e eliminuan vetveten nga kombinimet, disa mbrojtën qëndrimet e tyre, siç bëri edhe Behgjet Pacolli, i cili vi të kuqe s’i kishte rënë askujt as gjatë fushatës e as mbas fushatës, u bë oferta, u paraqitën kërkesat, disa u pranuan disa jo, u arrit një kompromis dhe si rezultat final doli që Behgjet Pacollit t’i ofrohet posti i presidentit, ndërsa subjektit që ai e drejtonte t’i ofrohen disa ministri. Fushata ndaj tij u ashpërsua dhe thuajse çdo gjë e keqe që i ka ndodhë Kosovës fajin e paska ai, edhe për periudhën kur nuk ishte në skenën politike bile. Iu përmend shumë fraza se ai vetë ka thënë se duhet të zgjidhet presidentin direkt nga elektorati e jo nga pazaret politike, gjë që pajtohem edhe unë e pajtohet edhe ai, duke qenë se është i vetmi që tash e 4 vjet ka kërkuar që të amendamentohet Kushtetuta dhe që presidenti të zgjidhet direkt nga populli, por askush nuk ia varte veshin, sepse nuk ishte ai president asokohe dhe nuk iu konvenonte, ndërsa tash po vjellin zjarr për goje, duke tentuar që t’i kapen për çdo fjale që mund ta ketë thënë apo mund t’i është mveshur se kinse e ka thënë ndokund.
Nëse gjërat rrjedhin sipas planit dhe nëse Kosova e ka fatin që ta ketë President Behgjet Pacollin, dhashtë Zoti që kjo të ndodhë sa më shpejt, atëherë një gjë mund t’i siguroj qytetarët e Kosovës se do t’ia shohin hairin ata dhe e tërë Kosova, sepse hairin e tij e kanë parë dhe e kanë shijuar shumë herë deri tash (të fundit janë të evakuarit nga Egjipti), ku dora e mirësisë dhe angazhimi i Behgjet Pacollit iu mundësoi që të kthehen shëndosh e mirë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ata që kishin ngelur në Egjipt dhe që përballeshin me situata të rrezikshme atje. Këtu po kthehem pakëz mbrapa se nuk bën pa e përmend ndërmjetësimin dhe lirimin e Shqipe Hebibit me shokë të kidnapuar nga talebanët në Afganistan, e të liruar tek pas angazhimit maratonik të Behgjet Pacollit i cili nuk kurseu asgjë duke rrezikuar edhe jetën e tij personale duke u futur në çerdhe të talebanëve për të shpëtuar jetë njerëzish pasi që Kosova zyrtare nuk e kishte bërë asnjë hap për këtë shpëtim. Rasti i negocimit e lirimit të robërve u përsërit, por jo më me shtetas kosovarë, por me shtetas të tjerë pasi që duke parë zotësinë e Behgjet Pacollit edhe shtete si Korea e Jugut dhe Qeveria italiane e angazhuan të ndërmjetësojë në lirimin e qytetarëve të tyre (për më shumë shih librin “Nga Sfida në Sfide” Jeta e Behgjet Pacollit).
Është më se e vërtetë se mrekullitë nuk do të ndodhin shpejt, por se gjërat do të marrin kahen e duhur, do të shihet pak dritë në fund të tunelit e nëse punohet mirë në të gjithë sektorët dhe nga të gjithë, atëherë edhe tuneli do të kapërcehet. Jam më se e sigurt se aty ku shtrihet dora e influencës së pushtetit të Behgjet Pacollit, aty do të ketë vetëm trende pozitive, dhe në situatën dhe në çastin ku jemi tash, njeri më të duhur e më të qëlluar për president nuk ka, sepse ai me qasjen e tij garanton se rezultatet pozitive në dobi të Kosovës nuk do të mungojnë.
Është më se e vërtetë se në qeverisjen e ardhshme numrat apo dikasteret që do të drejtojnë bashkëpunëtorët e tij të deritashëm nuk janë të shumtë, por edhe atje nuk do të mungojnë rezultatet pozitive pasi që të gjithë ne që jemi pjesë e institucioneve publike kemi qenë nën ombrellën e Behgjet Pacollit dhe se ai na ka frymëzuar dhe vazhdon të na frymëzojë edhe me tutje, bile tash na inkurajon edhe më shumë që të punojmë pandërprerë që të jemi sa më të dobishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Këtë ia kemi borxh këtë Kosovës siç ia kemi borxh edhe Behgjet Pacollit, i cili nuk kurseu asgjë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe gjëja më pozitive në tërë këtë është se ai ende vazhdon të jetë aktiv dhe të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne.
Nuk kam dyshime se disa e xhelozojnë, e kritikojnë edhe e ofendojnë pa të drejtë, mirëpo kjo le tu mbetet atyre në ndërgjegje. Karvani (Kosova) vazhdon të ecën përpara dhe se këtë rrugëtim e bën më të mbarë fakti se Behgjet Pacolli do të na prijë, ai është prijës ngadhënjimtar, i dëshmuar dhe prapë do ta dëshmojë këtë edhe nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës.
(Autorja është anëtare e Kryesisë së AKR-së dhe deputet te në Kuvendin e Kosovës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi