Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”

Shko poshtë

NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI” Empty NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 2:20 pm

NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI” Demaku_02_small







NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”





Po mbushen tri vite nga dita e pare kur nje grup entuziastësh moren iniciativën për thememelimine e Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” këtu ne Borås po ashtu tri vjet nga nxjerrja e numrit të revistes sonë dhe tuaj në shqip ”Dituria” dhe nje vit nga singnali i parë i radiso lokale ne shqip në Borås Radio dituria.

Prandaj ne sot jemi mbledhur këtu që së bashku me miqt tanë, dashamirët tanë, bashkëvendasit tone dhe se bashku me ata të cilët na përkrahin dhe na japin kurajo për punen tone të festojmë keto jubile sado të vogla por të mëdha për ne shqiptaret ketu.

Ne i falenderojme të gjithë ata që na përkrahin, mbështesin moralishti e materialisht në pune tonë.

U jemi miërnjohës organeve dhe organizatave të qytetit ku ne jetojmë dhe veprojmë për mbeshtetjen e tyre dhe ndihmen që na kanë dhene dhe na japin ne realizimin e ketij qellimi fisnik , falenderojme mjetete e informimit për përkrahjen që na kanë dhenë në publikimin e te arriturave tona gjatë ketyre viteve të punës sonë.

Falenderojmë entet dhe isntitucionet e kulturës, arsimit të cilat na dalin në krah në cdo iniciativë që ne marrim dhe na ndihmojnë ne realizimine tyre.

I falenderojme shkollat dhe entet parashkollore për kontributine tyre që japin në ruajtjen dhe kultivimine gjuhës shqipe.

Ne falenderojme edhe bashkekombasit tonë të cilët janë ata të cilët me punen e tyre dhe veprat e tyre ndihmojne në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhes, traditës dhe kulturës shqipe këtu ne Suedi respektivisht në Borås dhe ne atyre u ruojme suskese edhe me te medha ne punen e tyre në te ardhme, tha në fjalën e saj sekretarja e QKSH ”Migjeni” Gjyljeta Andersson.

E kryetari i QKSH ”Migjeni” në Borås Bahtir Latifi ne fjalen e tij tha:

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Borås, u themelua më 10 mars 2007, në iniciativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllim primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtarë të bashkatdhetarëve me banim në Borås me rrethinë. Që nga fillimi i punës, Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” kishte veprimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare. Nga themelimi e deri më sot në organizim të QKSH ”MIgjeni” u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike dhe fetare, u organizuan mbrëmje shoqërore. Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veqantë pati grupi themelues i cili ishte edhe bartës kryesor i jetës kulturore. Këtu duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë.

Detyre primare per fillim, Qendra kishte tubimin e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e mundesive per nje organizim me të mirë, shtimin e bashkëpunimit me Shoqatat tjera shqiptare si ne Suedi, ashtu edhe jashta saj.
Por, mbi te gjitha, detyre e te gjitha detyrave, para Shoqates u shtrua ceshtja e ruajtjes se gjuhes, kultures, tradites dhe identitetit kombetar tek shqiptaret me banimnë Borås, e sidomos kjo ceshtje madhore, kishte te bente me gjeneratat e reja dhe femijet qe kishin lindur ne Suedi. Per, kete arsye Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni”prej themelimit e gjere me sot, ka organizuar takime te shumeta kulturore, manifestime te ndryshme, ne perkujtim te ngjarjeve me te rendsishme te historise sone te begatshme si p.sh. 28 Nentorin Ditën e Pavaresisë së Shqipërise (Ditën e Flamurit), Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe manifestime tjera kulturore.


Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i revistës ”Dituria” organ i Qendrës Kulturore Shqiptare”MIgjeni” në Borås e cila do të dali një herë në muaj në gjuhën shqipe e me dy ose katër faqe në gjuhën suedeze. Revista ”Dituria” është një revistrë për fëmije, të rinjë dhe prindër shqipëtar që jetojnë dhe veprojnë ne Suedi

Revista ”Dituria” del cdo 15 të muajit me një tirazh 250 ekzemplar dhe me 20 faqe.

Temat të cilat trajtohe në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjëve, shkollës, familjes, prindërve, bashkëkombasve që jetojnë në mergim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare.

Revista ka krijuar një rrjetë të gjërë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri po ashtu edhe në mesin e mergimtarëve shqiptar në vende të ndryshme të botës.

Revista shpërndahet tek bashkekombasit gratis ne qytetin e Boråsit me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dergohet një numer I caktuar egzemplarësh edhe ne Kosove, Shqipëri, Finlandë, Zvicë, Gjermani si dhe Angli e SHBA ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSH ka nje bashkëpunim.

Ne I falenderojmë të gjithë ata poet, shkrimtarë, gazetar të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë.

Për nderë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të manifestimit të kësaj kremteje të madhe për popullin e Kosovës me 27 shkurt 2008 filloj nga puna Radioja lokale ”Radio dituira” në gjuhën shqipe në qytetin e Boråsit. Pra me 27 shkurt 2008 në mënyrë solemne u fillua puna në radion lokale shqipe “Radio dituria”. Pra edhe një zë I embël në shqip mbi qiellin e Boråsit.

Programin e vet kjo radio lokale e emiton cdo të merkur nga ora 18,00 deri në ora 19,00 e kjo do jetë një ndihmë e madhe për QKSH ”Migjeni”.

Në valët e Radio diturisë mund të urohet dhe përshendetet, të degjihe muzike në shqip e me mjaft rëndåsi hjanë programet për fëmijë të cilat programe i përgatisin dhe udheheqin vetë fëmijët shqiptar.










Kryesia e QKSH”Migjeni” ka marre vendim që të gjithë ata që kanë kontribuar në ruajtjnen dhe kultivimin e gjuhës, traditës dhe kulturës shqipe të u shprehë falenderim prandaj me këtë rast kryesia u ndau mirënjohje për ndihmën që u jepet fëmijëve shqiptar në kultivimin e gjuhës shqipe në shkolla dhe kopshte ku ata vijojnë mesimet fëmnijët shqiptar e më këtë rast Mirënjohje iu nda Fjärdingskolan dhe Heslägården

Me falenderim të posaqem u falenderuan edhe mjetet e informimit për kontributin e dhene ne këtë drejtim e kjo mirënjohje iu nda Radio Suedise

Programit në gjuhën shqipe ”Jehona”.

QKSH ”Migjeni” kishte tretman te posaqen për entet dhe institucionet e kulturës ku me këtë rast falenderoj entet dhe institucionet e kulturës së qytetit të Boråsit për përkrahjen që japin si Zyra e Kulturës, Bibilioteka e qytetit, Stduefrämjande, si dhe Konst och Kultur i Väst nga Geteborg.




U falenderuan edhe individet të cilët kanë kontribuar në këtë drejtim si

Poetet: Hamit Gurguri dhe Ibrahim Abedini Individet: Igballe Nici, Sven Esselius, Agron Cela dhe Muhamet Thaqi. Pastaj bashkëkombasit tane pronar te firmave private të cilët kanë ndihmuar te rinjët tanë dhe bashkekombasit tonë ketu në Borås dhe rrethine si Bahri Seferi, Sami Terdeva, Ibrahim Shala dhe Sami Sejdiu .

Ne fund poetet iu drejtunt ë pranishmeve me pune te tyre.

NË QYTETIN BORÅS TE SUEDISË U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TË QENDRES KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI” Demaku_01_small
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi