Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:HESHTJA E LAGJEVE

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:HESHTJA E LAGJEVE Empty Adem Zaplluzha:HESHTJA E LAGJEVE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 22, 2011 1:13 pm

Adem Zaplluzha:HESHTJA E LAGJEVE U1_AdemZaplluzha
Adem Zaplluzha:HESHTJA E LAGJEVE

Në mallin e trishtimit
Pikon loti i heshtjes
Kalamajtë humbën mugën
Për në tregimin
E Doruntinës

Më thanë se Kostandini
I ka përtypur rrënjët
Pa e kaluar
Lumin e pluhurosur

Kalorësit e arritën cakun
Lagjet mbetën të heshtura
Kur në petalet e luleve
Tringëllimat e portave
Nuk pushuan

Edhe pse
I ngjasonin dhimbjeve të lehonës
Erdhën edhe dasmorët e fundit
Stërkalat e vjeshtës
Kulluan nga çatitë
Sa herët sivjet
Paska ardhur bryma

Adem Zaplluzha
Nga libri Hijet e Ndryshkura
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi