Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli president, Thaçi kryeministër

Shko poshtë

Pacolli president, Thaçi kryeministër Empty Pacolli president, Thaçi kryeministër

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 22, 2011 9:53 pm

AKTUALE

Pacolli president, Thaçi kryeministër

Pacolli president, Thaçi kryeministër 7A11BF3C-458E-4AE2-BC70-18245B78AE82_w527_s
Behxhet Pacolli

Përditësimi i fundit: 22.02.2011 19:27
Radio Evropa e Lirë

Me 65 vota për, 1 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës votoi përbërjen e Qeverisë së re, në krye të së cilës është zgjedhur Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së.

Ndarja e resoreve në kabinetin e ri qeveritar është bërë në bazë të marrëveshjes së arritur midis PDK-së, AKR-së dhe partive minoritare.

Votimi për qeverinë pasoi tre raundet e votimit për president, në të cilin post, Kuvendi zgjodhi Behxhet Pacollin me 62 vota për.

Përbërja e Qeverisë së re të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit:

Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme;

Vlora Çitaku, ministre i Integrimeve;

Ramë Buja, ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë;

Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë;

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme;

Sasha Rashiq, ministër i Kthimit dhe Komuniteteve;

Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor;

Memli Krasniqi, ministër për Kulturë, Rini dhe Sport;

Fehmi Mujota, ministër për Infrastrukturë;

Radojica Tomiq, ministre e Pushtetit Lokal;

Mahir Yagcilar, ministër i Administratës Publike;

Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë;

Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik;

Bedri Hamza, ministër i Financave;

Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë;

Agim Çeku, ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës;

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale;

Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.


Zgjedhja e presidentit


Me 62 vota për, 4 kundër dhe një votë të pavlefshme, Kuvendi i Kosovës votoi Behxhet Pacollin, kryetarin e deritashëm të Aleancës Kosova e Re, për postin e presidentit të Kosovës.

Në raundin e parë dhe të dytë, zoti Pacolli fitoi 54, përkatësisht 58 vota, por pas një pauze rreth 45 minutëshe, të cilën e kërkoi Partia Demokratike e Kosovës, 67 deputetët e Kuvendit u kthyen në sallë dhe dhanë miratimin e tyre për kandidaturën e zotit Pacolli.

Kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për shtyrje të seancës pas raundit të dytë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e cilësoi si antikushtetuese dhe presion mbi deputetët.

Në fund të votimit, zgjedhjen e Pacollit si president, Krasniqi e komentoi me shprehjen “pauza ishte e suksesshme”.

Procedurën e votimit e braktisën deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata të Vetëvendosjes dhe homologët e tyre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e kundërshtuan zgjedhjen e zotit Pacolli si president.

Pacolli postin e presidentit e fitoi në bazë të një marrëveshjeje të arritur me partinë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit, Partinë Demokratike të Kosovës.





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi