Faruk Buzhala:Një poezi me bende.
Faqja 1 e 1
Faruk Buzhala:Një poezi me bende.
Faruk Buzhala:Një poezi me bende.
Kohëra të vështira sot
ndoshta ishin edhe dje
por unë nuk përballesha me to
isha fëmijë atëherë i lumtur
në rrethin e të dëshpëruarve
isha shkëndijëzë shprese
për një ditë më të mirë më të lirë.
Shoh në sytë e fëmijëve
ndëgjoj nga zërat e ëmbël të tyre
frikën
një frikë strukur në ne
që nga kohë e paraluftës e luftës e pasluftës
jeton
me ne
ushqehet
në ne
mbijeton
nga ne
që shumë pyetjeve nuk po ia gjejmë përgjigjet
e grumbulluara me shekuj në kokat e njerëzve
barrë të bartura brez pas brezi.
Dikur në odat tona
pleqnarët flisnin me bende
për t'mos u kuptuar ato nga kokëboshët
tani bendet i dëgjon nga çdokush
fëmijët të rinjtë të pjekurit matufët
flasin me bende
sa të mençur janë
si dinë të predikojnë
sa me maturi flasin
siç ''lopa e lëshon baglën'' ku ti m'teket.
Më parë duhej të ishe trim
për ti dalë zot mendimeve ideve tua
tani çdonjëri mundohet të tregohet
të bëjë bujë në vende publike
vetëm e vetëm për ta njollosur
një njeri me edukatë
një njeri të kulturuar
një njeri intelektual
një njeri me titull
një njeri të mençur
një njeri të urtë
një njeri me vyrtyt
i cili di të skuqet dhe ulë kokën
nga turpi i tjetrit nga marrja e të pafytyrit.
Dikur isha kursyer nga bendet
sot rrihem nga bendet
nesër do ti kuptoj bendet
apo vetëm ato do t'më kuptojnë mua
një fëmiu të prindërve pa komplekse
të cilët e kishin strukturuar në të ledha-
tuarin e tyre ardhmërinë
në sytë shkëlqyes të të cilit shihej.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi