Adelina Dokja, një poeteshë e frymëzuar e diasporës shqiptare
Faqja 1 e 1
Adelina Dokja, një poeteshë e frymëzuar e diasporës shqiptare
Adelina Dokja, një poeteshë e frymëzuar e diasporës shqiptare
Baki Ymeri
Thonë se dikurë njerëzit kishin kryq të drurtë dhe zemër të të artë, ndërsa tani kanë kryq të artë dhe zemër të drurtë. Adelina Dokja është një nga poeteshat më të frymëzuara të diasporës shqiptare që dëshmon se ka zemër të artë. Nuk e dimë në ëndërronte se do vijë dita kur do të bëhet një emër i njohur i letrave shqipe, por e dimë se në gjirin e vargjeve të saj fshihen mesazhe fisnike që transmetojnë dashuri, atdhetari dhe qytetërim. Adelina u lind para 50 vitesh në një qendër të bukur të Shqipërisë së mesme, në qytetin e lashtë të Peqinit, rrethi i Elbasanit. Ajo është një nga motrat tona që e ka braktisur përkohësisht vendlindjen dhe jeton në Itali që nga viti 1991, gjithmonë në shoqëri të librit, obligimeve familjare dhe profesionale, duke u ballafaquar pas 30 vjetësh me dashurinë e saj të parë: poezinë. Bota e dashurisë së saj është një botë e mbrujtur me kushtrime lirike në strofat e frymëzuara ku defilon jeta me totalitetin e vlerave morale, atdhetare, meditative dhe sentimentale.
Për arsye ekzistenciale u detyrua ta braktisë shkollën në vitin e dytë të gjimnazit. Gjatë qëndrimit të saj në Perëndim ka debutuar me vargje në shtypin letrar të diasporës shqiptare, sidomos në Suedi, Gjermani e gjetiu. Është prezente në antologjinë e Sokol Demakut “Jehona e shekujve” (Bukuresht 2009), ndërsa libri saj i parë mban titullin "Ndez qirinjtë e shpresës" (2010), me poezi të inspiruara vlerash filozofike, psikologjike, patriotike dhe erotike. Është martuar që në moshën 17 vjeçare dhe ka pesë fëmijë të bukur e të mençur. „Sekreti i dashurisë sime” është një album krijimesh të bukura të një shpirti fisnik që digjet për atdheun e saj, për vendlindjen e saj dhe prindërit e saj që i përkujton me mallëngjim. Libri del më 1 mars të këtij viti në tre gjuhë: rumanisht, shqip dhe me një kapitull poezishë edhe në gjuhën italiane. Pas kësaj date, opinioni shqiptar do të ketë rastin t’i shfletojë edhe mendimet rumune të autorit të parathënies, Marius Chelaru, dhe të poeteshës Monica Mureshan, mbi vlerat lirike të kësaj poeteshe shqiptare.
Vargjet e Adelinës janë perla të latuara të një shpirti fisnik që debuton me vlera reale ku parakalon një botë e bujshme vlerash sublime. Aty e gjen, mes tjerash, edhe njeriun e përsosur të cilin e karakterizon morali ideal, zemërgjerësia dhe shpirti i florinjtë. Në vargjet e saj defilon heshtja e udhëve të jetës dhe plagët e zemrës, kujtimi që mpikset si gjaku dhe gjaku i dashurisë, orët që durimin e kanë humbur dhe engjëlli që digjet në vetminë e tij. „Sekreti i dashurisë sime” përfaqëson një dhuratë emocionesh që e prekin në shpirt lexuesin shqiptar dhe lexuesin e huaj. Me këtë rast, autorja shpreh konsiderata ndaj autorit të parathënies që diti të zbulojë rrënjët e shpirtit të saj, duke i purifikuar plagët e së shkuarës dhe duke ia lënë vendin dritës dhe shpresës për të sotmen dhe ardhmërinë. Librat, poezia, dashuria, familja dhe miqtë, për të janë një pjesë e zemrës dhe një forcë e madhe që i zbut plagët, vuajtjet dhe hallet e përditshmërisë. Në këtë kontekst, ajo s’di tjetër veçse t’i bekojë gjithë shqiptarët e diasporës, së bashku me Shqipërinë historike dhe dashamirët e saj gjithandej në botë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi