Agim Gashi-Drenica-Ua prezentojme poetin:ISMAIL MANXHUKA
Faqja 1 e 1
Agim Gashi-Drenica-Ua prezentojme poetin:ISMAIL MANXHUKA
Ua prezentojme poetin:ISMAIL MANXHUKA
Autori ka lindur më 1961, në fsahtin Samadraxhë të komunës së Suharekës, Kosovë. Rrjedh nga një familje e mesme fshatare. Shkollën fillore e përfundoi në fshat, të mesmen në Suharekë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Mitrovicë. Është inxhinier i diplomuar i teknologjisë. Deri në vitin 2001, autori ka punuar si arsimtar gjimnazi në lëndët matematiko-natyrore, në Kosovë dhe në Suedi, ndërsa që nga viti 2001, ai punon vetëm si përkthyes verbal dhe literature në suedisht-shqip dhe anasjellats. Me krijimtari letrare, autori filloi të merret që nga shkolla fillore. Ndërsa që nga shkolla e mesme e deri më sot, autori herë pas here i ka botuar punimet e tij letrare nëpër gazeta të ndryshme javore dhe periodike në Kosovë dhe në Suedi. Ky është libri i dytë i tij. Libri i parë i autorit ”E vërteta në shesh”, është botuar më 2000. Së shpejti , autori do të botojë një fjalor voluminoz shqip-suedisht dhe anasjelltas. Si gjimnazist, autori mori pjesë aktive nëpër orë letrare, nëpër grupe recitale si dhe luajti edhe ca role kryesore në skenat teatralo-amatore të asaj kohe. Si student, autori ishte kryetar i grupit letrar ” Hivzi Sulejmani ”, të fakultetit ” Xehtaro-Metalurgjik ”, në Mitrovicë. Autori, së bashku me familjen, jeton e punon në Suedi.
Dua të jem?!
Dua të jem, bilbil
këngë të ligjëroj,
hënë
rreze të lëshoj…
Dua të jemë Minator -
thesare të gjurmoj,
poet
vargje të radhoj!..
Dua të jem diell
çdo gjë të gjallëroj,
arkitekt
dashuri
të projektoj…
Dua të jemë ilaç
plagë të shëroj,
lule
aromë jete –
të lëshoj…
Dua të jemë energji
zemrat t’i forcoj,
mjek
jetë të shpëtoj!..
Dua të jem...
Ç’farë dua të jem?!
Jo Status qvo –
ku qenët ulërijnë,
por e Pavarur,
ku ligjin –
zbatoj.
( 1983 § 2007 )
Je ti,
o jetë!..
E ëmbël
mjaltë,
e hidhët
pelim,
e ftohtë
akull,
e nxehtë
prush,
e pafytyrë
djall,
egoiste
e paparë,
tërheqëse
si magnet,
je ti,
o Jetë!..
E pandjenjë
bishë,
e bukur
kanarinë,
lajkatare
dhelpër,
lëkurën
gjarpër,
xixëllon
si shkendijë,
magjepëse
plotë shpresë,
je ti,
o Jetë!
( 1987 )
Pse ashtu
të ndarë?!
Pse i njejti
zavall,
në dekada
e vite,
në skamje
e përçmime,
në masakra
e dhunime,
në ëndrrat
pa agime,
në odë
e në arë,
pse ashtu
të ndarë?!
Pse andej
e këndej,
në fshat
e qytet,
të përkulur
e të sharë,
në shkollë
e pazar,
pse ashtu
të ndarë?!
Pse me kob
e lajthitje,
pse me
urrejtje
e kacafytje,
pse s’duheni
si fis e farë,
pse ashtu
jeni të ndarë?!
( 2000 )
Kosova pikon
Gjak!
Kosova
pikon Gjak,
nga kriminelë,
nga banditë
të zinj,
nga helmi
kronik,
i quajtur
Serbi …
Kosova
Gjak pikon.
Pikon natën
e ditën,
në diell
e në hije,
nga gjarpërinj
helmues,
të quajturë
shkije!
Kosova
Gjak pikon,
shtëpive
e rrugëve,
maleve
e përrojeve,
pikon
gjak zvarr,
nga çetnikët
vandalë!
( 1998 )
Gonxhja…
Nën gjembat
e therrës,
gonxhja
lot pikon,
donë t’lëshojë
shtat,
drita
i mungon.
Gjembat
okupantë,
gonxhen
e zymtojnë,
e mekosin
të gjorën,
jetën
ia privojn!
Gjembat
e tërbuar,
e ngulfasin
në fyt,
nuk e lënë
dot gonxhen,
të rritet
në dritë!
( 1985 )
Është
Kosova vetë…
Më e bukura
lule,
më e këndëshmja
jetë,
më e ëmbëla
shije,
është
Kosova vetë!..
Me i bukuri
peizazh,
me pjellorja
fushë,
me tërheqësi
kopsht,
luleja
plot jetë,
është
Kosova vetë!
Më i larti
shkëmb,
më fisniku
mineral,
uji
plot jetë,
është
Kosova vetë!
( 1997 )
Njeriu pa vatan...
Ishim fëmijë,
kur nëna
na tha,
njeriu pa vatan,
nuk ka
asgja!..
Është si lule
e veniturë,
është si kopsht
i paujiturë,
është si zog
i pakrahë,
është si trung
i parrënjë,
është si fëmijë,
i panënë!..
Pa vatan,
njeriu s’ka vlerë,
është si bar
në zabel,
kushë më heret,
e kushë
më vonë,
në qafë kosën
ia afron!..
Sjellë me të,
nga të dojë,
duke e therë
dhe e prerë,
derisa n’tokë,
ate
e hedhë!..
( 1993 )
Nëntor…
Nëntor i kremtës
nëntor i festës,
nëntor i flakës
nëntor i rritës
nëntor i Shote Galicës…
Nëntor i tufanit
nëntor i dallgës
nëntor i jetës
nëntor
i Azem Bejtës.
Nëntor i mallit
nëntor i zjarrit,
nëntor i barotit
nëntor i Gjergj Kastriotit.
Nëntor i gjakut
nëntor i penës,
nëntor i malit
nëntor i Ismail Qemalit.
Nëntor i UÇK-së
nëntor i flamurit,
nëntor i acarit,
nëntor i Adem Jasharit.
( 1989 & 1999 )
Fqinj i ke,
në derë
Me fytyrë
janë dele,
zemrën e kanë
derr,
nga gjuha,
nxjerrinë helm,
fqinjë
i ke
në derë.
Hundët rrasin
si këlysh,
zvarriten
si breshkë,
si hije
vëzhgojnë
e përgjojnë,
dalin
me fener,
fqinjë
i ke
në derë!..
Ata janë
të verdhë,
janë
të pagjurmë,
në ëndërr
si sheh,
të përgjojnë
në gjumë,
vazhdimisht
pjellin vrer,
fqinjë
i ke
në derë!..
( 1988 )
Pse n’vendin
tim?!…
Stuhi e tronditje,
urrejtëje e t’merr,
klithje e ngacmime,
drita pa ndriqim,
pse n’vendin
tim?!
Pasiguri e tradhti,
dinakëri e xhelozi,
kokëçarje e shpifje,
vrasje
pa ndriqim,
pse n’vendin
tim?!
Pabesi e fanatizëm,
urrejtje e egoizëm,
rrugë pa shteg,
biznese
pa pjellë,
pije plotë pelin,
pse n’vendin tim?!
Dyshime e lajthitje,
mashtrime e tradhti,
biseda plot vrer,
të liga
pa pendim,
pse n’vendin
tim?!
( 2003 )
Pse më lëndoje?!
Edhe
kur të doja,
dashurinë e refuzoje,
edhe kur
t’u afroja,
ti vetë
u largoje,
pse
kaq fortë,
më lëndoje?!!
Më lëndove
pa masë,
kur bëre
se s’më doje,
më trondite
thellë
në zemër,
kur nuk doje
t’më takoje,
pse
kaq shumë,
më lëndoje?!
( 2005 )
Malli m’kallë
Shkojë
në derë,
dua të dalë,
pyesë
vetën,
ç’të bëjë
vallë?!
S’kam
përgjigje,
dalë
vërdallë,
për atdhe,
malli
m’kallë!
Shohë
e s’shohë,
eci me mall,
nuk takoj dot
njeri
të gjallë,
për atdhe
malli m’kallë!
( 2009 )
Poezitë qe jane prezentuar me larte jane marrur nga libri "Kosova pikon gjak",radhitja e vargjeve ka pesuar pak ndryshime për shkaqe teknike.
Ne nga zemra e falenderojme autorin qe na ka dhuruar keto vargje te bukura dhe shume emocionuese duke i deshiruar mirëseardhje ne sofren tone te madhe.
Përgatiti për "SOFRA POETIKE" Agim Gashi - Drenica
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi