Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
Faqja 1 e 1
Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet gjeniu i kombit Dr. Ibrahim Rugova
Sa më shumë kohë që do të kalojë, aq më shumë do të rritet e lartësohet, figura, personaliteti dhe vepra e gjeniut të kombit dr. Ibrahim RUGOVA.
Nga Ramiz Dërmaku & Xhevat Muqaku
Fotot nga Xhevat Muqaku
Të shtunën në sallën Eduard-Mörike-Halle,Zum Rübholz nr 1, në qytezën Kirchheim Teck-Ötlingen,Republika e Badenwürttembergut u bë promovimi i librit të autorit, Enver Bytyçi "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës". Në promovimin e librit morrën pjesë mbi 80 veprimtarë të çështjes kombëtare, gazetarë të mediave të shkruara; ( Idriz Zeqiraj gazetarë dhe i burgosur politikë, Ramiz Dërmaku-"Bota Sot", Xhevat Muqaku , dhe atyre elektronike, RTK-ës,RTSH-rë dhe TV-Syri. Hapjen e takimit për promovimin e librit "Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës" dhe përshëndetjen e pjesëmarrësve e bëri aktivisti i dalluar i mërgatës z Xhafer Leci. Salla ishte stolisur bukurë me figurat eminente të kombit shqipëtarë; GJeniu i kombit kryetari i parë dhe themeluesi i shtetit të Kosovës Dr. Ibrhim RUGOVA, Humanistja dhe nobelistja shqipëtare Nëna TEREZE, dhe Komandanti legjendar i UCK-ës, z Adem JASHARI. Mbi ta rrezatonin Flamuri Kombtarë me shqiponjën dy krenare dhe ai i Kosovës. Unë me disa aktivistë të dalluar të diasporës sonë të cilët shkrinë atomin e fundit të energjisë për internacionalizimin dhe ndihmimin e çështjes kombëtare-Kosovës. Do i cekë emërat e disa prej tyre: Emil Kastrioti-Emin Fazlia, Shaban Bobaj, Xhafer Leci ( i cili ishte edhe organizator i këtij manifestimi), Ilmi Neziri, Sheramet Pantina, Hasan Hajdari, Idriz Zeqiraj, Fazli Hajdaraj, Kamer Selimi, Nami Ramadani, Sylejmon Aliçkaj, Lekë Preçi, kolegu Xhevat Muqaku, Tefik Kallaba.., etj. Ata akoma ne memoriet e tyre i kishin ruajtur të freskëta ngjarjet, protestat, demostratat...,aksionet; humanitare, arsimore, kulturore dhe ato mteriale dedikuar çështjes kombëtare. I shfletonin ngjarjet, aksionet, protestatë e demostratatë si fletët e një romani. Mësuesi dhe intelektuali i denjë i çështjes kombëtare, pishtari i shkollës plotësuese shqipe në Gjermani, autor i disa librave, z. Lekë Preçi, ishte moderator i këtij takimi i cili me përkushtim të madhë e kreu detyrën që kishte pranuar. AI pasi i informoi të pranishmit me rendin e ditës në pika të shkurta foli për përmbajtjen dhe rëndësin e librit të autorit e intelektualit z. Enver Bytyçi, "Filozofia politike e nacionale e Ibrahim Rugovës". Për rëndësin dhe vlerat e librit referuan;
- Idriz ZEQIRAJ, aktivistë i dallur i mërgatës sonë, intelektual, i burgosur politikë, gazetarë, anëtarë i kresisë së LDK-ës, dega në Gjermani.
- Sylejmon ALICKAJ, mësues i shkollës plotësuese shqipe në Gjermani, autorë i dy librave. - - - Ramiz DERMAKU, aktivistë i palodhshëm i çështjes kombëtre, i burgosur, analistë, Gazetarë. Për jetën dhe biografinë e autorit Enver Bytyçi, foli Xhafer Leci:
Biografia e autorit të librit Enver Bytyçi ,"Filozofia politike e nacionale e Ibrahim Rugovës".
Jeton në Tiranë. Eshtë i lindur më 5 prill 1955 në Kukës-Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Arsimimi:
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti i Gjuhë Letërsisë Shqipe.
Studimet pasuniversitare në UT, drejtimi Filozofi-Sociologji
20/12/ Përfundimi i studimeve të MND në Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe mbrojtje e temës “Nato dhe kriza e Kosovës”.
Punësimi:
Drejtor i Shkollës tetëvjeçare Myç Has . (Njëkohësisht botues dhe kryeredaktor i gazetës së pavarur lokale “Koha” në Kukës).
Kryeredaktor i gazetës “Dardania” Tiranë
Botues i shtëpisë botuese “Koha”, Tiranë.
Redaktor në gazetën “Albania”, Tiranë.
Botues dhe drejtor i shtëpisë botuese si dhe i revistës “Koha”, Tiranë.
(Kolumnist në gazetën kombëtare “Bota sot”)
Anëtar i Bordit të Fondacionit “Faik Konica”, Tiranë (Gjatë 2007-ës kryetar i këtij
Bordi).Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun në MTKRS – Tiranë
Anëtar i Bordit të Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Tiranë.
Bashkthemelues dhe anëtar i Bordit të Forumit Shqiptar të Mediave të Lira në Tiranë.
Botimet:
2004 “Shqipëria peng i një demokracie të manipuluar”, Koha - Tiranë
2005 “Shqiptarët, serbët dhe grekët”, Koha – Tiranë
09/
01/12 2007 “E drejta e vetëvendosjes: Rasti i Kosovës”, Koha – Tiranë
2008 “Rikthimi i Martti Ahtisaarit”, Faik Konica – Prishtinë
2010 “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës”
Letëra përshëndetëse e autorit të librit , z. Enver Bytyçi, dërgur pjesëmarrësve në promovimin e librit:
Të nderuar miqtë e mij, motra dhe vëllëzër,
Sot ju mblidheni për të promovuar librin “Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës”. Unë e di se ju me këtë promovim doni të shprehni respektin e thellë e të merituar për Presidentin Historik të Kosovës, për liderin e shquar dhe të papërsëritshëm të kombit shqiptar, i cili ishte përkushtuar për atdheun dhe kombin e tij si askush tjetër më parë dhe realizoi shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Por me këtë rast ndjehem shumë i nderuar dhe i respektuar, për shkak se ju përuroni një libër, për të cilin kam punuar me përkushtim. Ndërkohë jamë shumë i dëshpruar që nuk ndodhem me ju, për shkak të punës dhe obligimeve që më janë ngarkuar. Mungesën në këtë promovim e përjetoj shumë keq, megjithatë lehtësohem me faktin se miqtë e mij të përhershëm janë mbledhur nuk do të lënë asgjë mangut në ceremoninë e përurimit të libri.
Të nderuar pjesmarrës,
Ju keni sot në dorë një libër – monografi që përmbledh brenda tij veprimtarinë unikale, filozofinë e mendimit politik dhe strategjinë e Dr. Ibrahim Rugovës për të arritur deri te pavarësia e Kosovës. Projekti i presidentit historik për pavarësinë e Kosovës ishte projekti më i madh kombëtar i shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. Gjatë një shekulli shqiptarët nuk kishin mundur që të shprehnin në mënyrë kaq bindëse dhe të plotë një projekt të tillë. Unë jam përpjekur ta ndjek dhe ta studioj sa më thëllë filozofinë politike dhe veprimtarinë praktike të Ibrahim Rugovës dhe kam arritur në përfundimin se ai ishte dhe mbetet personaliteti më i madh i kombit shqiptar i shekullit të XX dhe fillimit të shekullit XXI.
Ibrahim Rugova edhe pse thuajse i vetëm, arriti që për herë të parë t’i bashkonte dy million shqiptarë rreth vetes dhe programit të tij politik. Ibrahim Rugova, edhe pse i vetëm, ishte njeriu që mundi perandorinë propagandistike antishqiptare të Serbisë dhe e shndërroi faktorin shqiptar në Kosovë në një faktor kryesor. Ai e çorri maskën e akuzave serbe kundër shqiptarëve, jo duke iu kundërvënë asaj me leksione retorike, por duke dhënë një shembull krejt të ndryshëm me përceptimin që kishte krijuar Serbia për shqiptarët. Bota u bind me këtë rast se shqiptarët nuk ishin as fondamentalistë, as kundërrevolucionarë, as ultranacionalistë, as terroristë. Përkundrazi, falë Rugovës dhe vizionit e modelit të tij politik, shqiptarët morën statusin e një kombi të qytetëruar dhe të civilizuar. Për këtë arësye bota perendimore i shkoi deri në fund projektit të Rugovës, duke ndërmarrë sulmet ajrore kundër Serbisë.
Ibrahim Rugova ishte personaliteti politik që iu imponua botës modern me mjete moderne. Për këtë shkak ai krijoi lidhje dhe miqësi të qëndrueshme me atë pjesë të botës, të cilën na e kishin rekomanduar rilindasit tanë të mëdhenj. Ibrahim Rugova ndërtoi filozofinë e rezistencës paqësore aktive. Ai refuzoi sundimin dhe sistemin serb të qeverisjes, duke mos bërë kurrë kompromis në këtë çeshtje. Ai ndërtoi shtetin paralel të Kosovës. Ai vetëdijësoi bashkkombasit tanë për pavarësinë e vendit, edhe kur aty ishte e pranishme ushtria dhe policia si dhe regjimi i aparteidit të Milosheviçit. Ibrahim Rugova ishte vetë sfida e Serbisë. Sfida e Ibrahim Rugovës ishin parimet demokratike që ndoqi, ishin principet filozofike të mbijetesës dhe ruajtjes së etnitetit shqiptar, ishin parimet e aleancave të fuqishme me Shtetet e Bashkuara dhe botën e civilizuar të Europës.
Për këto arësye Ibrahim Rugova mbetet personaliteti më i shquar historik e politik i shqiptarëve, mbetet edhe më tej shembulli i frymëzimit dhe modeli i udhëheqjes për të ardhmen e Kosovës e të shqiptarëve. Për këto arësye ai mbetet arkitekti i Kosovës së lirë e sovrane dhe themeluesi i shtetit të saj. Për këto arësye unë ndjehem krenar që kam mundur të plotësoj disi zbrazëtinë e krijuar në nderim të këtij burri të shquar të shquar të kombit shqiptar. Por jam i bindur se edhe ju ndjeheni krenar se keni ndjekur me besnikëri rrugën e liderit tonë historik për të shkuar deri te e vërteta dhe pavarësia e Kosovës.
Do të qëndroj në ethe derisa të marr vesh nëse ju do të jeni ose jo të kënaqur më atë monografi qëunë kam shkruar. Jam i bindur se me mijëra monografi dhe libra të tjerë do të shkruhen në të ardhmen për Presidentin historik të Kosovës brenda dhe jashtë vendit. Dhe sa më shumë kohë do të kalojë, aq më shumë do të shtohen vlerat dhe aq më shumë do të lartësohet figura, emri, personaliteti dhe vepra e Ibrahim Rugovës.
Edhe njëherë ju përshendes përzemërsisht dhe ju kërkoj ndjesë që nuk munda të jem i pranishëm e të ndaj me ju gëzimin për nderuar dhe respektuar Dr. Rugovën.
Gëzuar festën e lavdishme të pavarësisë së Kosovës!
Zoti i bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët!
Paçi fat, shëndet dhe gjithë të mirat në familjet tuaja
P.S. Ne ditët në vaazhdim do të shkruajmë për rëndësin dhe vlerat e librit, si dhe vlerësimet që ju bënë librit nga diskutuesit .
Pjesa e dytë filloi me intonimin e Himnit kombëtar dhe atij të Kosovës. Me nji minutë heshtje u nderuan të gjithë ata që sakrifikuan edhe jetën për çlirimin e Kosovës. Festën Kombëtare 17- shkurtit Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ua uroi edhe moderatorja e talantuar z.. Afërdita Leci, e cila i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e manifestimit , ajo me zërin e saj magjepsë dhe të qiltër u duartrokitë gjatë nga publiku. Z. Leci, flenderoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Vilson Mirdita, për letrën përshëndetëse që i kishte dërguar aktivit të LDK në Kirchheim Teck.
Veprimtarëve të dalluar u shpërndanë mirënjohje e falenderime z. Hajrullah Matoshi. Në mesin e të shpërblyerëve ishin; Shefki Jakupi, Ymer Ukaj,Afrim Shala, Hasan Danqe dhe Xhafer Leci.
Fjalën e rastit..(e mbjati Xhafer Leci) do të shkruajm në ditët që pasojnë......................................
*Recitalin " Vallja e dëshmorëve", të autorit Agim Gashi, e realizuan mirë (dhe zgjuan emocione tek të pranishmit në sallë) 3 fëmijët, kushstuar dëshmorëve të kombit; Terrin e bënë dritë, Zahir Pajaziti, dhe ; Agim Ramadani - hero dhe lule gjaku. Z. Xhafer Leci, përshëndeti zotrinjët; Idriz Zeqiraj dhe Fazli Hajdaraj, ( ky i fundit vëlla i dëshmorit Ismail Hajdaraj).
* Në vazhdim Z. Can Tahiri- ne emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë për Diasporë, u dërgoi urime të pranishmëve në sallë dhe shqiptarëve kudo që janë. Z. Sheremet Pantina u dorëzoi dy mirënjohje për kontributin e dhënë ne mbrojtjen e vlerave kombëtare, zotrinjëve: Xhafer Leci dhe Hasan Danqe.
*Këngëtari Besim Lokaj, këndoi këngë kushtur jetimëve dhe heroit të kombit Sali Qeku.
* Grupi i vallëzimit, ne kuadër të Shoqates për Kulturë dhe Integrim " Rinia" nga Singeni, me koreografi të përpunuar mirë nga mjeshtri i baletit, Z. Rrustem Selca, u prezantua para të pranishmëve dy herë.
Herën e parë me një mozaik vallesh nga trevat shqiptare, ndersa herën e dytë me vallen " Besa besë dhe Pavarësia". Këto dy këngë u pritën dhe u përcollën me emocione dhe duartrokitje të gjata frenetike në sallë.
* Z. Xhafer Leci, përshëndeti pjesëmarrësit e promovimit të librit të autorit, publicistit Z. Enver Bytyçi, për Presidentin Historik Ibrahim Rugova.
* Këngëtaret: Bujar Osaj dhe Suzana Jashanica, krijuan një atmosferë që i ngjante një dasme.
*Numëri i bashkatedhetarëve, ishte shumë i madhë...,më shumë se që lejonin kushtet normale të sallës, Bashkatdhetarët tanë kishin ardhur nga qytetet; Stuttgarti me rrethinë, nga shumë qytete të Baden Würtemmbergut, Bavarisë, dhe nga Zvicra.
* Këtë manifestim e përcollën TVSH, RTK dhe TV- Syri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Truri i kombit Ibrahim Rugova
» Kështu duket autostrada e kombit “Ibrahim Rugova”
» Alberie Hadergjonaj - Nderi i Kombit (Ibrahim Rugova)
» Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova – figura bashkuese dhe emancipuese të politikës e të kombit Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
» Xhevat Rexhaj:IBRAHIM RUGOVA ISHTE, ËSHTË DHE DO TË MBETET PERSONALITETI MA I MADH I KOMBIT SHQIPTARË PËRKRAH GJERGJ KASTRIOTIT
» Kështu duket autostrada e kombit “Ibrahim Rugova”
» Alberie Hadergjonaj - Nderi i Kombit (Ibrahim Rugova)
» Azem Hajdari dhe Ibrahim Rugova – figura bashkuese dhe emancipuese të politikës e të kombit Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
» Xhevat Rexhaj:IBRAHIM RUGOVA ISHTE, ËSHTË DHE DO TË MBETET PERSONALITETI MA I MADH I KOMBIT SHQIPTARË PËRKRAH GJERGJ KASTRIOTIT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi