Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputetët e Vetëvendosje-s, injoruan Radën e cila provokoi shqiptarët (Video)

Shko poshtë

Deputetët e Vetëvendosje-s, injoruan Radën e cila provokoi shqiptarët (Video) Empty Deputetët e Vetëvendosje-s, injoruan Radën e cila provokoi shqiptarët (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 24, 2011 10:31 pm

Deputetët e Vetëvendosje-s, injoruan Radën e cila provokoi shqiptarët (Video)


Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën u zgjodhën institucionet e shtetit, deputetja e re serbe nga Lista e Përbashkët Serbe, Rada Trajkoviq nuk votoi sikurse deputetët tjerë, duke e ngritur dorën lartë. Ajo u dallua nga të tjerët. Gjatë votimit Trajkoviq vazhdimisht ngriti tre gishta. Trajkoviq po ashtu gjatë fjalimit të saj në Kuvend bëri një provokim tjetër, duke iu referuar shtetit si “Kosovë e Metohi”, raportojnë mediet.
Ky gjest në masë të madhe irritoi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët në një mënyrë tjetër ia kthyen, duke e injoruar plotësisht bisedën që Rada dëshiroi të bënte me ata.
Albin Kurti e Liburn Aliu, si dhe deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, e injoruan sikur mos të ishte fare, pasi Rada iu afrua tyre për të biseduar diçka gjatë një pauze në sallë.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi