Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llokma akademike e Qoses që ndihmon opozitën socialistët

Shko poshtë

Llokma akademike e Qoses që ndihmon opozitën socialistët Empty Llokma akademike e Qoses që ndihmon opozitën socialistët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 24, 2011 11:07 pm

Llokma akademike e Qoses që ndihmon opozitën socialistët

Nga Bekim Rexhepi
Sali Berisha ka votat e qytetarëve të Shqipërisë dhe në demokraci ka rregulla qeverisja, për ty akademik duket se rregullat demokratike nuk janë më joshe sepse prej kohesh je shndërruar në llokmë pran flokut rozë

Një intervistë në emisionin “shqip” në Top Chenell-it, dhe në artikullin e fundit të “akademikut” Rexhep Qosja, tërësisht ka vazhduar të mbaj në formë shurdhimin mjeran të tij, më këtë do të shndërrohet përfundimisht në llokmë të opozitës socialiste sepse është vet përkrye socialist. Nuk ka të keqe qe akademiku nga Kosova të dashurohet (në partinë socialiste apo) me Ramën. Akademiku na flet për moral politik, ndërsa e di gjithë Kosova se ka bë referate politike për Raif Dizdareviçit, një politikan antishqiptar i ish Jugosllavisë, madje do të ketë marrë pjesë në një aferë amorale, e di krejt Kosova, e di secili njëri, por qe nuk e thonë hapur për shkak të të rëndësisë qe ka “X”përsoni që është një figurë e rëndësishme në jetën tonë kombëtare e politike!...
Si mund të flas ky akademik për moral politik, kur mbi të rëndojnë dy veprime fare amorale. E më skandalozja është ideja e tij për shkëmbime territoresh me Serbinë. Sipas tij duhet t’ia japim 30% të territorit të Kosovës, me një komunë apo dy qe s bëjnë as 10% të territorit të Serbisë, e cila edhe ashtu kështu duhet të jetë brenda Kosovës dhe jo brenda shkëmbimeve territoresh tona siç aludon koka e “akademikut”. Ky akademik qe për standardet aktuale në Kosovë, i duket vetvetja goxha akademik, me nam, se bën shkarravina e bredhë imagjinatave, prej kohesh luajti me rilindësit në letërsi shqiptare. Kjo lojë nuk i shmang dot nga ato të bëma për një puç në letërsinë shqiptare të Kosovës. Akademiku i shpallte sharlatan dhe i quante jo te aftë krijuesit shqiptar si: Hilmi Aganin, Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Ali Podrimja, e të tjerë për të mos e bë listën tren me vagonë, më këtë akademik Qosja donte ti zgjidhte shkrimtar e tij, donte ti rendiste sipas qejfit të tij, të mund të luante me ta si në sinkron të dirigjimit. Madje akuzat e rënda ndaj Çajupit, kur për interesa të tij personale po e akuzon shkrimtarin e madh Andon Zako Çajupin, se ky e kishte lehtë të shkruhet vargje lirike sepse e kishte gati si ne bahçe te babës, pasi që Naim Frashëri, ia kishte lehtësua. Kjo është fytyra e akademikut me letërsinë.
Po cila është fytyra e tij me politikën?. Pasi arriti të marrë një famë të përkohshme me kritikat që po i bëheshin politikës së Rugovës, ai formoj një parti me disa njerëz, qe ma shumë ishin komunist, e qe u bë më pastaj edhe disfatist. Populli shqiptar në Kosovë e la me gishta ne gojë, dhe nuk japi votë të merituar sepse e kuptoj ngatërresat qe i prodhonte ne shoqërinë shqiptare. La partin iu kthye shkarravinave edhe sot e kësaj dite po përpiqet me bë shtypin me këto shkarravina po nuk po ja del sepse ma shumë heshtë se sa mërdhezet. Ishte pajtues i nënshkrimit në Rambuje, ndërsa na bënte “strategji për bashkim kombëtar”. Të shkruash strategji për bashkim dhe të pajtohesh me Rambijen është vetëm mashtrim politik. Jo larg ka deklaruar se duhet të ndodhë një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë! Kjo deklaratë e tij është i tërë serioziteti i të kuptuarit politik qe ka akademiku Rexhep Qosja.
Në artikullin e fundit akuzon Evropën për shkak të pushtetit qe mban Berisha. Pra, e tëra duket se e ka me Berishen, por s’ka që bën me Berishën e, akuzon Evropën. Evropa nuk paska ditur të ndihmoj si duhet Shqipërinë që ajo të mund të zgjedh krizën. Cilën krizë të zgjedhë Evropa në Shqipëri, krizën e shpikur nga dështakët dhe manakët politik, qe s’dinë ku ka kufi e ku shtet. Evropa, vërtetë është fajtor se nuk paska ditur të pyes akademikun Qosja, se ky është akademik përmbiakademik, qe duhej patjetër të pyetur për punët e Shqipërisë, për krizat, për pushtetet, për prokurorë, madje edhe për letërsi, për, e për gjithçka në Shqipëri të pyetet vetëm Rexhep Qosja.
Hatërohet me Evropianet sepse këta të fundit nuk e kanë pyetur Rexhep Qosjen, se si ta cilësojnë apo si ta emërojnë gjendjen në Shqipëri, si një ngërç apo si një krizë politike. Qosja do të donte të jetë quajtur KRIZË POLITIKE. Dhe jo ti epet shanse Berishës të mbaj akoma pushtetin e tij në Shqipëri. Ndërsa, sipas Qosjes do të duhej të dëgjohet “gojë ëmbli” i tij - Edvin Kristaq Rama, një lideri qe nuk flet kot, një lideri që ka mendime te qarta politike, një lideri qe di të shkruaj dhe se shkrimet tij janë të vlershme se janë edhe referate të bukura, qe mund ti hyjnë në punë edhe si krahasime për ndonjë politikan tjetër, siç kishte bërë Qosja dikur me referate për Dizdarin.
Në artikullin e fundit Qosja na bëhet edhe një dualist sepse krizën e quan edhe krizë shpirtërore. Kaq shpirtërisht qenka lënduar akademiku e dukët se këtë e paska vuajtur shumë. Berisha për të është figura më e vrazhdët, sepse ai mban pushtetin qe nuk e pyet akademikun, nuk e përfillë këtë akademik, se si duhet të vejnë mbarë punët e Shqipërisë. Harron Rexhep Qosja për vetveten e tij, se kur s’të pyet askush, po pse bëhesh si kush! Sali Berisha ka votat e qytetarëve të Shqipërisë dhe në demokraci ka rregulla qeverisja, për ty akademik duket se rregullat demokratike nuk janë më joshe sepse prej kohesh je shndërruar në llokmë pran flokut rozë. Ndihmoje opozitën dhe socialistët, ata po dhunojnë demokracinë, ata po zvarritin procesin e një shteti qe doli nga izolimi i gjatë, e mbase ndihma juaj akademik Rexhep Qosja, sikur e do këtë izolim duke sharë Evropën se s di të ndihmoj Shqipërin. Edi Rama e do izolimin, e do të rikthimin e diktaturës ku mediat do të jenë vetë të Ramës dhe llokmave akademike në flokun rozë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi