Orkestër për dasma
Faqja 1 e 1
Orkestër për dasma
Orkestër për dasma
Aromë alkooli, fustanesh, mashtrimesh, dërdëllitje pleqsh të prekur nga skleroza, e tentene inxhesh, mundësisht të përcjella në sfond me një orkestër dasmash. Kësi koloriti do të ketë Gjykata Kushtetuese, nëse emërohen disa nga kandidatët që kanë aplikuar
Nga Ilir Mirena më 17.03.2009 në ora 13:00
Kurtesh Salihu, Vesel Latifi dhe Ragip Halili janë profesorë në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Salihu është konstitucionalist, Latifi specialist i shkencës së kriminalistikës, e Halili është i kriminologjisë. Që të tre janë ndër top akademikët që ka Kosova, në këto tri fusha.
Prej pasluftës, ata japin mësim në UP. Me përjashtim të vendit të punës së tyre, asnjëherë nuk janë parë të jenë të angazhuar në jetën publike, siç kanë qenë para 20 ose 30 vjetësh. Angazhimi i tyre publik ka përfunduar në rrënojat e sistemit komunist të ish-Jugosllavisë, në të cilin kanë pasur poste të larta politike. Nuk do të doja të komentoja dëmin ose dobinë eventuale që mund t’i kenë sjellë vendit derisa ishin në ato pozita.
Atë që çmoj tek këta të tre, përpos si emra të respektuar në profesionin e tyre, është edhe një lloj dorëheqje në heshtje që kanë zgjedhur prej jetës publike. Të vetëdijshëm se ishin pjesë të një sistemi i cili dështoi për faqe të zezë, ata asnjëherë nuk tentuan e as u imponuan që të mbushin faqet e gazetave dhe ekranet e TV.
Këtë kanë mundur të bëjnë fare lehtë, siç e bëjnë për çdo ditë shumë kolegë të tyre. Kanë mundur të bëjnë edhe këto javët e fundit, duke u futur në listën për kandidatë për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Me gjasë, të ndërgjegjësuar se vakti i tyre ka kaluar, këtë nuk e kanë bërë. Por, e kaluara e as fytyra nuk i ka penguar disa prej atyre të cilët janë përzgjedhur mes kandidatëve për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Guxim për t’u admiruar.
Mes disa emrave të respektuar të kandidatëve, aty ka pijanecë, të përdalë, tugjar tokash, mashtrues, të matufosur, e ka edhe një inxhe në plot kuptimin e fjalës. Një ekip që mund të gjendet vetëm në kafenetë e zonave të përziera kufitare, ku zien kontrabanda. Për një pjesë prej tyre, mësuam ditëve të fundit, pas futjes së tyre ndër të përzgjedhurit e mundshëm për gjyqtarë.
Mbetet mister se si ata arritën të kalojnë pengesat dhe të jenë në atë listë. Fat ishte që një ndër kushtet për kandidatët – edhe pse tejet poshtërues – shkrimi i një eseje. Për një pjesë prej tyre, ndoshta më e lehtë do të ishte kalimi i Himalajeve sesa të bëjnë kryq e tërthor nja 600 fjalë, se si ata e shohin institucionin ku duan të punojnë, në nëntë vjetët e ardhshme.
E ankthshme është të shkosh nëpër mend se disa prej të tillëve do të mund të jenë mes gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetues të Kosovës. Si organ më i lartë për kontroll mbi Kuvendin dhe Qeverinë, sipas Nenit 112 të Kushtetutës, mbi ta do të binte barra “për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.”
Të shpeshta janë rastet kur gjatë zbatimit praktik të kushtetutës, paraqitet nevoja e përcaktimit dhe sqarimit të domethënies së saktë të ndonjë norme të saj. Kjo kërkon interpretim kushtetues, që bëhet nga gjyqtarët që kanë dije të lartë juridike. Gjithashtu, prej tyre kërkohet edhe një interpretim kreativ. Këto interpretime janë tejet të rëndësishme, ngase shpesh komentet që jep Gjykata Kushtetuese shndërrohen në platformë për ndryshim ose edhe plotësim të kushtetutës.
Nëse ekipi i kafenesë kalon të gjithë stadet, si deri sot, ndonjë amendament i ri që mund t’i shtohet ndonjëherë Kushtetutës sonë, do të jetë produkt i mendjes dhe imagjinatës kreative të interpretuesve tanë. Aromë alkooli, fustanesh, mashtrimesh, dërdëllitje pleqsh të prekur nga skleroza, e tentene inxhesh, mundësisht të përcjella në sfond me një orkestër dasmash – kësi koloriti do të kenë ato interpretime ose amendamente.
Që ky cirk fshati të pengohet, Express, për aq sa ka mundur, ka publikuar dosje për disa nga kandidatët. Nuk ka asgjë më të zorshme, pothuaj se të pamundur, që dikush në Kosovë të shkarkohet nga posti publik. Kësisoj, më mirë do të ishte një përpjekje për të penguar zgjedhjen e njerëzve të tillë. Me gjithë ato kompetenca dhe imunitet – vetëm në qofte se zihen duke trafikuar tonelata kokainë – s’ka kush i heqë për nëntë vjet, nëse ata zgjidhen për gjyqtarë kushtetues. Duhet të vdesin, ose të aktivizohen dy të tretat e Parlamentit për shkarkimin e tyre.
Megjithatë, besoj se më të këqijtë nuk do të përzgjidhen mes katër shqiptarëve, aq sa do të kemi në Gjykatën Kushtetuese. Në rrethana më të mira, kandidatë të tillë edhe të drejtën e aplikimit nuk do të duhej ta kishin. Kriteret për kandidim është dashur të jenë më rigoroze.
Sidoqoftë, meqë Kosova në secilin rast apostrofohet si rast sui generis, të tillë do të mund ta bënim edhe Gjykatën Kushtetuese. Me atë përzierje anëtarësh, gjithsesi që është e veçante. Meqë është kështu, aty do të duhej lënë një derë hapur nëpër të cilën do të kalonte ndonjë juristë i ri, ndoshta jo me shumë përvojë, por patjetër i talentuar dhe me perspektivë. Më kryesorja, edhe pa njolla në biografi.
Edhe pse jo personalisht, të paktën di për dy të tillë, që nuk besoj se u janë afruar ende të 30tave. Korab Sejdiu, i shkolluar në drejtësi për 13 vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aktualisht Këshilltar Ligjor në Presidencë. Njoh edhe Arta Ramën, e cila është diçka e angazhuar në Ambasadën tonë në SHBA. Rama është një juriste e talentuar, momentalisht edhe kandidate për doktoraturë në Të Drejtën Kushtetuese dhe Ndërkombëtare.
Këta nuk janë të vetmit.
Ka edhe plot të tjerë për të cilët nuk dimë. Vetëm se e dimë që janë të pastër.
Ina Rama është zgjedhur në moshën 34 vjeçare Kryeprokurore e Shqipërisë.
Edhe ne mund t’ia nisim!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi