Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valon Beqiri:Shtëpia ime n'karrocë

Shko poshtë

Valon Beqiri:Shtëpia ime n'karrocë Empty Valon Beqiri:Shtëpia ime n'karrocë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 26, 2011 1:28 am

Valon Beqiri:Shtëpia ime n'karrocë 180080_192210990802437_100000406115855_551867_6836058_n
Valon Beqiri:Shtëpia ime n'karrocë 173361_100000406115855_2035789_n
Valon Beqiri:Shtëpia ime n'karrocë

Kjo është e gjithë jeta ime,një karigë me 4 rrota...
zemra më rrah ndryshe,e pranoj se kështu s'kam dasht me jetu,
shpesh n'këmb dua me u ngritë,këmbët nuk mi lëshon kjo karigë,
shpesh hy n'gjynah...toka nuk m'dashti përmbi këmbët me i'a lëshu.

S'më ka mbetur krenari për me u lavdu,nënës shpirtin po ja marr,
n'botën e dashuris që jetoja,s'shoh mundësi më fatin me kërku,
më vizitojn shumë,faleminderit...por dot jetën s'ma tjetërsojn,
s'dua të jem penges kur ecë,pse çdo turmë duhet me u shpartallu?

Po ma merr shpirtin kjo aftësi e kufizuar,edhe pse jetën shumë e dua,
jam rob i shprehjes "Të lutem më ndihmo",s'dua ta njoh veten n'pasqyrë,
shkallët,i kam armikun tim më të madh,e di se shpesh dikë duhet me mundu,
t'eci shkallëve,nënçmohem,a thu pse është e vetmja ëndërr që m'shihet n'fytyrë.

Shpesh luaj rolin e njeriut t'zakonshëm n'ëndërr,shoh vehten duke vrapuar,
fluturoj nga shpejtësia,ajri mi ledhaton flokët,gjersa unè t'dashurën pres,
çastin kur një përqafim për mua do të ishte gjithçka,ëndërra më tradhëton,
ahh...sikur mos të zgjohesha nga kjo ëndërr,do të gëzohesha se po vdes...

Cdo mundësi që egziston në botë,mundohu trajtoje me respekt...

V.B
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi