Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli viziton veriun e Mitrovicës

Shko poshtë

Pacolli viziton veriun e Mitrovicës Empty Pacolli viziton veriun e Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 26, 2011 7:52 pm

Pacolli viziton veriun e Mitrovicës
Pacolli viziton veriun e Mitrovicës Presidenti%20mitro

Pacolli viziton veriun e Mitrovicës Vizitamitro1


“Nuk ka as veri dhe as jug, ky është vetëm term gjeografik”, ka thënë Pacolli.

(I plotësuar) - Nën masa të rrepta të sigurisë, ku ka pasur prani të shtuar të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, kanë vizituar të shtunën zonën e “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës, ku janë pritur nga banorët shqiptarë.
Kreu i vendit pas një shëtitje të shkurtër në jug, është nisur këmbë drejt veriut duke kaluar përmes urës mbi lumin Ibër. Banorët shqiptarë të zonës “Tre rrokaqiejt” me duartrokitje kanë pritur ardhjen e presidentit Pacolli dhe ministrit Rexhepi, duke iu dëshiruar atyre mirëseardhje.
Me këtë rast, presidenti Pacolli ka premtuar se do të luftojë grupet kriminale serbe në këtë pjesë të vendit dhe se qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës do të ndihen si qytetarë të Republikës së Kosovës. Sipas tij, ndarja veri-jug në Mitrovicë ekziston vetëm si term gjeografik dhe jo si problem politik.
“Për mua nuk ekziston termi veri apo jug, ekziston si term gjeografik dhe jo politik e administrativ. Ishim në këtë anë t’i kontaktojmë banorët e kësaj ane, pa marrë parasysh cilës kombësi apo fe i përkasin, t’u tregojmë se janë pjesë përbërëse e Kosovës, janë qytetarë të Kosovës, të ndihen mirë dhe të themi se edhe në këtë anë mbretëron ligji, dhe jam përkushtuar që t’ua përmirësojmë jetën edhe këtyre qytetarëve në këtë anë”, ka thënë Pacolli.
Në pyetjen e gazetarëve se a do të përfshihet veriu si temë e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit, presidenti Pacolli ka thënë se grupi i bisedimeve është në përgatitje e sipër dhe ata kanë agjendën e vet.
Ndërsa sa i përket asaj se në ç’mënyrë do t’i luftojë grupet kriminale në veri, Pacolli ka thënë se sundimi i ligjit do të shtrihet edhe në këtë pjesë të vendit.

Pacolli viziton veriun e Mitrovicës Vizitamitro2
“Unë po ju premtoj se në këtë mandat pesë vjeçar, bashkë me njerëzit e Qeverisë së Kosovës, me njerëzit e Kosovës dhe që ia donë të mirën Kosovës, edhe në këtë anë do ta kthejmë rendin dhe ligjin. Ligji do të jetë mbi të gjithë dhe qytetarët e kësaj pjese do të ndihen si në pjesë plotësisht përbërëse të Kosovës”, tha Pacolli, duke premtuar se edhe shumë herë do ta kalojë këtë urë, sepse qytetarët e kësaj ane e meritojnë që institucionet e vendit të jenë pjesë e halleve të tyre këtu.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe sundimi i ligjit janë prioritete strategjike të institucioneve të Kosovës.

Pacolli viziton veriun e Mitrovicës Vizitamitro3
“Me një punë të përbashkët krejt territori i Kosovës do të jetë unik, ku do të vlejnë ligjet e Kosovës. Ky është një proces, ku me një përkushtim dhe ide që edhe presidenti i ka shpalosur dje në një bisedim të përbashkët. Këto janë dy çështje, në rend të parë sundimi i rendit dhe ligjit, dhe zhvillimi ekonomik dhe këto do të jenë si synime strategjike në të ardhmen që të bëhet integrimi i mirëfilltë edhe i qytetarëve, jo vetëm integrimi administrativ”, është shprehur Rexhepi.
Presidenti Pacolli ka vizituar edhe shtëpinë e ministrit Rexhepi që ndodhet në Suhadoll, me të cilin kanë biseduar pa praninë e medieve. Kjo është hera e parë që një president i Kosovës viziton Mitrovicën veriore, pas përfundimit të luftës.
* * * * * *
Pacolli në Mitrovicë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli të shtunën (sot) do të qëndrojë për vizitë në Mitrovicë. Në agjendën e dërguar për media thuhet se presidenti Pacolli do të qëndrojë të shtunën në Mitrovicë, por nuk saktësohet nëse do të qëndrojnë në veri të këtij qyteti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pacolli viziton veriun e Mitrovicës Empty Re: Pacolli viziton veriun e Mitrovicës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 26, 2011 7:55 pm

Eh, e theu akullin!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi