Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blendi Gashi:Kosova po zvarrit bashkimin me Shqipërinë

Shko poshtë

Blendi Gashi:Kosova po zvarrit bashkimin me Shqipërinë Empty Blendi Gashi:Kosova po zvarrit bashkimin me Shqipërinë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 11:33 pm

Kosova po zvarrit bashkimin me Shqipërinë

Blendi Gashi, BOTA SOT
Projekti i autostradës po ndryshon sipas qejfeve të qeverive
Blendi Gashi:Kosova po zvarrit bashkimin me Shqipërinë Sh_b
Për herë të parë bashkimi me Shqipërinë, jo ai politik, pritet të ndodhë në qershor, kur Qeveria e Tiranës do të përurojë autostradën Durrës – Morinë, e cila përveç se do të shkurtojë gjatësinë e rrugës me Prishtinën, do të shkurtojë shumë më shumë kohën e udhëtimit ndërmjet dy kryeqendrave shqiptare.
Ndërkaq kjo rrugë do të afrojë dukshëm dy vendet: qytetarët, bizneset, mijëra familje andej e këndej kufirit, ajo pritet të ndikojë me hov në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe që tregu të dyfishohet, Qeveria e Kosovës, në tentativë për të kënaqur interesat e grupeve të tjera të interesit ose për t’ia hequr këtë mundësi atyre që ua krijoi qeveria e kaluar, ka filluar ta ndryshojë projektin e Autostradës Merdare – Morinë, përkatësisht trasenë e saj.
Po rishqyrtohet
Sërish para të reja për projektin, sërish vonesa, humbje kohe, energjie dhe miliona para. Lidhur me ndryshimin apo jo të kahes së autostradës që bashkon shqiptarët në mes vete dhe që është një punë jashtëzakonisht në të mirë të vendit dhe të qytetarëve tonë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se projekti po ndryshohet.
Blendi Gashi:Kosova po zvarrit bashkimin me Shqipërinë ++++Rreshen-Kalimash2

“Vitin e kaluar ka pasur plot projekte dhe projekti në fjalë nuk ka qenë i menduar mirë, saqë është bërë një rishqyrtim i projektit të kaluar dhe ka mundësi të ketë ndryshime”, thotë Krasniqi.
Por, Qeveria këtë e bën në të mirë të qytetarëve, pasi nuk kujdeset shumë për veten! “Nuk është definitive se a do të ketë ndryshim të projektit, por mund të ndodhin disa ndryshime të vogla për të qenë më i përshtatshëm edhe për qytetarët e Kosovës në mënyrë që të përfshijë një numër sa më të madh të njerëzve në Kosovë. Kjo është arsyeja kryesore në rast se do të ndërrohet projekti, por ende nuk është vendosur, ende është punën e pakryer”, është shprehur Krasniqi.
Por, në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit (MTPT) thonë se projekti i autostradës është ashtu siç ka qenë dhe nuk po ndryshohet, por vetëm po bëhen disa përmirësime, sepse projekti ka disa mangësi.
Këshilltari në MTPT, Endrit Shala, thotë se nuk është e vërtet që projekti i autostradës po ndryshohet, por vetëm po plotësohen disa mangësi të tij. “Nuk është e vërtetë ajo që thuhet se është duke u ndryshuar projekti i autostradës, ai është ashtu siç ka qenë. Ne jemi në ofertë me një kompani konsulente, e cila do ta merr në rishikim projektin, i cili ka mangësi, si mungesa e faqeve gjeomekanike. Kompania e ka marrë për obligim që t’i bëjë matjet mekanike të projektit të autostradës, do të thotë, trasenë se ku do i bie autostrada, po ashtu do ta bëj konsulencën financiare dhe konsulencat e tjera për Ministrinë e Transportit. Në këtë rast për qeverinë i bie të përgatis komplet procedurat për fillimin e ndërtimit të autostradës Morinë- Merdare”, thotë Shala.
Opozita e painformuar
Por, shumica e partive opozitare nuk dinë gjë për ndryshimin e projektit të Autostradës. Por, ka që e kujtojnë edhe idenë edhe autorësinë e projektit. Kryetarja e Komisionit për ekonomi dhe tregti Myzejene Selmanaj (AKR) vlerëson se projekti i autostradës është punuar edhe në kohën kur ka qenë ish presidenti Rugova dhe qeverisja e LDK-së dhe AAK-së në atë kohë.
Ajo ka shtuar se duke marr parasysh se shumë njerëz kanë qeverisë në atë kohë, e kanë parë se nga do të kalojë trajektorja e autostradës dhe janë munduar të marrin toka përskaj saj ose të përfitojnë nga shpronësimet që do të bëhen. “Unë do të kisha thënë se të kalojë nga do, vetëm të mos ketë manipulime me të holla të shpronësimit duke ditur mjaft mirë, që problemi i shpronësimit gjatë ndërtimit të autostradës do të jetë mjaft i madh”, thotë Selmanaj.
Mirëpo, ish ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Zef Morina dhe deputeti i LDD-së Adem Salihaj, sa i përket ndryshimit apo jo të projektit të kahes së autostradës janë shprehur se nuk janë në dijeni se çfarë është duke ngjarë me këtë projekt dhe nuk mund të pohojnë asgjë.
Nuk po ndërtojnë rrugë që na lidhin me botën
Gjylnaze Syla, nga partia opozitare AAK-ja, thotë se MTPT-ja po interesohet më shumë për asfaltimin e rrugëve komunale dhe përgjegjësia ka të bëjë sidomos me rrugët regjionale dhe rrugët, të cilat na lidhin me pjesën tjetër të botës. “Gabimi i ministrisë është se më tepër është fokusuar në rrugët që janë përgjegjësi komunale se sa në rrugët rajonale”, cilësoi Syla.
Ndërsa deputetja nga radhët e LDD-së, Besa Gaxherri, nuk është e njoftuar që zyrtarisht diçka po ndryshohet te projekti i autostradës.
“Për vitin 2009 nuk është ndarë nga buxheti i Kosovës asnjë cent për projektin për tu bashkuar me rrugën Durrës - Morinë dhe kjo vërtet është zhgënjyese pasi që ne e dimë se për vitin 2008 dhe 2009 janë ndarë mbi 260 milionë euro për asfaltimin e rrugëve në Kosovë dhe në qoftë se prej gjithë kësaj shume nuk është menduar për asnjë rrugë ndërnacionale, kjo nënkupton për rrugët që na lidhin me Shqipërinë. Atëherë kjo nuk do koment”, thotë deputetja e LDD-së, Gaxherri. Ajo thotë se meqë në projektbuxhetin e vitit 2009 nuk është ndarë asnjë cent nga buxheti i Kosovës për këtë rrugë. “Ne si opozitë kemi reaguar dhe ata nuk na janë përgjigjur, andaj ta shohim këtë vit a po e përgatitin projektin apo duan ta ndryshojnë. Mirëpo, unë mendoj se është dashtë të vijnë në Kuvend dhe të na njoftojnë se pse duan ta ndryshojnë, ku e si”, thotë Gaxherri.
Edhe vetëm pas përfundimit të autostradës Durrës – Morinë, u mbetet qeverive që me politika integruese nga ato të interesit ekonomik, tregtar dhe kulturor të krijojnë integrimin e brendshëm ndërshqiptarë. Blendi Gashi:Kosova po zvarrit bashkimin me Shqipërinë ++++%20reshen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi