Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...?

Shko poshtë

Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? Empty Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 1:12 am

Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_3
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_AbasFejzullahi
Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...?
Lozanë 2011-02-20
Nga Abas Fejzullahi
Sikur të shkonte mbarë programi i punës së Qeverisë së Kosovës, si programi i përgatitur për mrekulli dhe i paraqitur para pjesëmarrësve nga LAPSH „Naim Frashëri" në Lozanë, me nxënënësit që vijojnë mësimin plotësues në guhën shqipe në kantonin Vaud të Zvicrës, (në përjashtim të disa pengesave teknike që s`ishin në varësi të mësimdhënësve dhe nxënësve), me rastin e kremtimit të tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kishte me qenë: kënaqësi e veçantë, e mirëpritur dhe shumë e dëshiruar, e arsyeshme dhe po aq e nevojshme, për forcimin e vullnetit dhe shpresave, për tejkalimin e pasojave të luftës dhe okupimit, për ta gëzuar lirinë e shumë pritur, ashtu siç duhet dhe si meritohet, pas gjithë atyre vuajtjeve, përpjekjeve dhe përballjeve me robërinë dhe okupatorin, e që është shpresuar dhe pritur: fitorja, pavarësia, themelimi i shtetit dhe institucioneve shtetërore, ku do të vepron Ligji dhe Drejtësia për të gjithë qytetarët njësoj, tue i dhënë krah zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqeniesë jetësore në përgjithësi.
Nxënësit me programin e tyre Urojnë tre vjetorin e Pavarësisë së Kosovës .
Rrjedhatë e deritashme në të gjitha drejtimet, kanë dëshmuar të kundërtën e gjithë asaj që është pritur e dëshiruar me vite, nga institucionet shtetërore të Kosovës, të themeluara me shumë mund, vështërsi e pengesa nga më të ndryshmet ( si nga disa faktorë të brendshëm e të jashtëm ...)!
Rrjedhat e deritashme në Kosovë janë në shperputhje, me nevojatë, kërkesatë, dëshiratë dhe premtimetë e dhëna nga përfaqësuesitë e institucioneve vendore, para se të zgjidheshin dhe t`i përfaqësonin ato..! Në vazhdimisi janë tue zbehur shpresatë e besimin për mos parandalimin dhe përkeqsimin e situatës në të gjitha drejtimet..! Shpresatë tue u rrudhur e tretur, e zhgënimetë në rritje , për pengesatë dhe vështërsitë e paraqitura, për zbatimin e drejtësisë në shkallë vendi, kundër keçpërdorimeve të cilatë kanë përfshi të gjitha nivelet institucionale, që hapatas flitet në Parlamentin e Kosovës nga parlamentarë, dhe pranohet kjo dukuri e shëmtuar, edhe nga përfaqësuesit institucional, tue u ba publike edhe në mjetetë e shkruara dhe RTV, por që askush s`merr përgjegjësi për këtë dhe askush s`përgjigjet para Ligjit dhe Drejtësisë, që deri më tani, s`janë dëshmuar se ekzistojnë, me vepime konkrete në praktikë..?!
LAPSH"Naim Frashëri" në kandtonin e Vaudit , kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme organizative për datën 20 shkurt 2011, për kremtimin e trevjetorit të shpalljesë së Pavarësisë së Kosovës dhe Festën e Mësuesit 7 Marsin.në qytetin e Lozanës, në sallën e madhe:"Sallle de Grand Vennes" e cila ishte mbushur përplotë prindër dhe mysafirë të ftuar anë e këndë Zvicrës.

Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_177
Albiona Idrizi – egzekuton disa melodi nga melosi ynë me Violinë
Përmbajtja e programit shkollor: 20 shkurt 2011:
Nxënësit e Morzhës (Morges)
Recitojnë: Mirdoni (Adem Jashari), Leutrimi (Bashkimi Kombëtar), Besarti (Dëshmorët), Larisa (Abetaren), Agnesa (Qesh e vogël), Genti (Prindërit e mi), Bajrami ( Koha e lirë), Graniti (Kosova), Saranda (Festa e mësueses)
Nxënësit e Rolit (Rolle)
Alfabeti i gjuhës sime – me këtë poezi të cikli të ulët (hapet programi i shkollës nga Roli)
Prindër – këngë i kënduar nga një grup i nxënësve
Jam shqiptare – poezi, recitojnë Zijadini, Albulena dhe Halili
Këngë për pavarësinë e Kosovës – grup i djemve
Kurrën e kurrës – poezi, recitojnë Edisoni, Antigona dhe Arbi
Ti mbetesh ai që je – poezinë e recitojnë nxënësit: Arti Edisoni, Mërgimi dhe Denisi
Programi i shkollës nga Roli përfundon me vallen e Shotës
Nxënësit e Nionit (Nyon)
Këngën "Këndoma këngën" e këndojnë të gjithë nxënësit e Nionit
Valle me këngën - Sot ka festë Kosova të Ilir Shaqirit
Vale me këngën "Shtrohet sofra" – nga grupi Enrg Bend
Dita e pavarësisë – poezi reciton Lorina Ajeti
Nxënësit e Lozanës (Lausanne)
Albiona Idrizi – egzekuton disa melodi nga melosi ynë me Violinë
Nxënësit e ciklit të lartë – Pjesa teatrale: Emi. Imi, Remi të gërshetuar me disa këngë nga kori ARTAi
Cikli i mesëm i këndon këngët: Manushaqe e vogël, Të mbolla në vazo, Vendi im dhe Kënga e abetares; Pas këngëve do të recitojnë dias poezi të zgjedhura
Cikli i ulët i këndon këngët: Zilja e shkollës, Nëna pite ka gatu dhe Kur të jesh i lumtur ti. Pas këngëve do të recitojnë dias poezi të zgjedhura
Festa e abetares – reciton Engjëlli
Vallet e vendit tim – recitojnë Noliana dhe Artiani
Moj Histori – reciton Fiona
Valle popullore – vallëzojnë të gjithë nxënësit
Manifestimi mbaron si zakonisht me këngën "Shkolla Shqipe – e këndojnë të gjithë nxënësit
Programin e përgatiten:
Burbuqe Alaj-Ahmetaj, Shpresa Idrizi, Hasime Nishori, Hajrie Alidemi, Minavere Krasniqi, Merita Ajeti, Taibe Pllana, Isni Idrizi
Hapja e programit në sallën e madhe:"Sallle de Grand Vennes" në Lozanë, me të gjithë nxënësit e kantonit Vaud, tue i përfshi pikat shkollore në qytetet-apo bashkit ku mbahet mësimi plotësues shqip , në qytetin e Morzhës (Morges), Rolit( Rolle),Nionit(Nyon), Lozanës (Lausanne), të cilët u paraqiten me pikat e programit të larmishem të sipër shënuara dhe u përcjellen me kujdesë dhe duartrokitje nga pjesmarrësit, për paraqitjen e tyre të mrekullueshme me recitim, pjesë teatrale, valle, melodi e këngë nga thesari popullor.
Përgjegjësi i LAPSH" Naim Frashëri" për kantonin e Vaudit z. Isni Idrizi, në veçanti përshëndeti pjesëmarrjen për herë të parë të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe Maqedonisë në Zvicër.
Z .Xhafer Ahmeti, kosull pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, përzemërsisht i përshëndeti nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit duke përgzuar për trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe Festën e Mësuesit 7 Marsin. Institucionet e kosovës, MASHT dhe ne si përfaqësues diplomatik, jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me LAPSH"Naim Frashëri" në Zvicër dhe kudo në mërgatë, për organizimin e MPSh dhe ju drejtuar prindërve të pranishëm me lutjen që t`i dërgojnë fëmijët e tyre në MPSH sa më shumë që është e mundur. Njoftoj edhe për shpërndarjen e teksteve për nivelin e parë në bashkëpunim me LAPSH, dhe premtoi se do jetë gjithnjë pranë dhe në përkrahje dhe bashkëpunim për të mirën e nxënësve dhe prindërve .
Sekretari i parë i Ambasadës së Maqedonisë në Bernë z. Ekrem Ebibi përshëndeti pjesëmarrësit duke uruar trevjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe Festën e Mësuesit, ndër të tjera tha se do të bashkërendojnë veprimet me LAPSH dhe institucionet përgjegjëse të Kosovës për organizimin sa më të mirë të MPSH në mërgatë.
Oscar Tosato, udhëheqës i qytetit të Lozanës (përgjegjës për arsimit, rinin, sportin ..)
Z.Xhafer Ahmeti ,konsull në Bern & Z. Oscar Tosato, udhëheqës i qytetit të Lozanës
Z. Oscar Tosato, uroi trevjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe Festën e Mësuesit, prindërve,nxënësve dhe mësuesve si dhe përshëndeti edhe përfaqësuesit diplomatik të republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Foli për bashkëpunimin e organeve zyrtare shtetërore të Lozanës me LAPSH"Naim Frashëri"në Lozanë dhe rëndsinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë edhe në të ardhmen që do të jetë edhe do të vazhdoj.
Hapësiratë tjera jashta sallës ishin rregulluar me punime te endryshme nga arti figurativ dhe këndi me libra të ndryshme ilustrative dhe të tjera për të gjitha moshat për të intresuarit që dëshironin për t`i blerë dhe pasuruar bibleoteken e tyre.
Programi kulturo-artistik i paraqitur para pjesëmarrësve ishte i larmishëm, me recitime, pjesë teatrale këngë e valle burimore shqiptare, të përgatura mjaft mirë nga mësimdhënësë e nxënësë të gjitha niveleve, ku programi i paraqitur, u përcjell me vëmendje nga shiquesit e pranishëm, dhe në shenjë mirënjohje për paraqitjen e tyre të mrekullueshme u duartrokiten nga pjesmarrësit vazhdimisht.

Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_1
Nxënësit me programin e tyre Urojnë tre vjetorin e Pavarësisë së Kosovës .
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_2
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_4
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_5
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_6

Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_7
Nxënësit përshëndesin pjesëmarrësit dhe urojnë Pavarësin e Kosovës dhe festën e Mësuesit.
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_8
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_9

Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_22
Pamje pas programit në hapsirat ku freskoheshin me pije dhe këndi për blerjen e librave
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_10
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_11
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_12
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_13
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_14
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_15
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_16
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_18
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_19
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_20
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_21
Abas Fejzullahi: Ahhh..., sikur të shkonte mbarë...? U1_23
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi