Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sofia Ziri... Poezi,DASHURI ZEMRASH...

Shko poshtë

Sofia Ziri... Poezi,DASHURI ZEMRASH... Empty Sofia Ziri... Poezi,DASHURI ZEMRASH...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 3:26 pm

Sofia Ziri... Poezi,DASHURI ZEMRASH... 27404_100001165007247_836_n
Sofia Ziri... Poezi,DASHURI ZEMRASH...


Filloi të zhvishej
nën ritmin
e muzikës që adhuronte.
Gjoksi i saj,
hijshëm qëndronte
edhe në folenë e veshur.
Gjatë zhveshjes,
ngadalë,
nisi të rrëmbente ndiesitë
valë-valë.
Të brendëshmet,
puthën parketin e dhomës
së gjumit.
Shkëlqimi i reçipetave të zeza,
krijonte një hije transparente.
Qëndronte
përballë dashurisë,
si një sirenë
e ndezur nga ekstaza,
që i ziente përbrenda qelizave
të eksituara.
Ndërkohë,
u rrëmbyen mbi shtratin
e sapozbuluar,
duke mbuluar njeri-tjetrin
me trupa të nxehur.
Puthjet,
ishin nismat
për të rrëmbyer gjithshka.
Me delikatesën e një femre
përkëdhelte organin e tij,
që ngjante me një lëndinë
të sapokositur
nga trëndafilat e zinj.
Ai,
nisi të tërbohej.
Lumturohej me bukurinë epshore.
Të dy,
po rrëmbenin drithmat
e epshëzuara.
Të dua, të dua,
ishin zërat
që dirigjonin muzikën e dhomës.
Duke çjerrur heshtëzimin
që bërtiste,
humbën brenda vetes.
Kishin nevojë
për një dashuri të marrë.
Djersitën trupat e tyre
me lëngun e jetës.
Ai,
Ajo,
të dy luanin me ekstazën
dhe nuk donin kurrsesi,
ta vinin në gjumë.
Muzika,
nisi të sfumonte notat e saj.
Mëngjesi,
mbylli perdet,
për tu falur errësirën e natës...

.............................
zirisofia@gmail.com
Sofia Ziri... Poezi,DASHURI ZEMRASH... 180865_166719653376867_100001165007247_341725_2711205_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi