Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BORËZBARDHJE (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

Shko poshtë

BORËZBARDHJE (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) Empty BORËZBARDHJE (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 4:23 pm

BORËZBARDHJE (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) 184672_168416719877963_100001289083162_423699_5608602_n
BORËZBARDHJE (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) 70533_100001289083162_2468698_n
BORËZBARDHJE (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

bora bie me të madhe
nga qielli miliona fjolla
lëshohen drejt nesh
si lule dimërore
dhe natyra tregon
dhëmbët e vet të bardhë
gazetat dhe televizori
hapen e mbyllen
me lajmet për borën
vendbanimet dhe rrugët e mbyllura
nga bardhësia e egër
në fshatin malor
lindet pa mami
pa personel shëndetsor
dhe jeta vazhdon
larg botës
edhe në janarin e ftohtë
jeta ka gjelbërimin
e pranverës.


Gëzim MUÇOLLI

Poezia "BORZBARDHJE" është shkruar nga frymëzimi i ditëve të bardha të dhjetorit 1984 dhe janarit 1985 kur natyra në Kosovë tregoi ashpërsinë e vet me dimrin më të vështirë në shekullin e kaluar.E kush e mban mend,kush mund t'i ketë harruar ato ditë kur u ndal çdo gjë sepse bora ne shume vende arriti në 3 metra dhe u shpall gjendje e jashtëzakonshme(për herë të parë që s' po shpallej për motive politike).
Kjo poezi është botuar në gazetën "Rilindja" të Prishtinës(e diel 13 Janar 1985) dhe në Gazetën "Flaka e vëllazërimit" në Shkup (01 Tetor 1986).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi