Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anjeza Sakaj:NE JE !

Shko poshtë

Anjeza Sakaj:NE JE ! Empty Anjeza Sakaj:NE JE !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 5:35 pm

Anjeza Sakaj:NE JE ! 161194_100000545974959_1984634_n
Anjeza Sakaj:NE JE !

Me veshtrim te epur te gelltis.
Nuk nginjem duke te te pare ,
Ne cilen pjalme lulesh lulezove?
Na cila penelate pikturash valle ke dale?

Si fllad i nje mengjezi te embel pranveror,
Permbyte zemren me nje rrebesh te papare,
I thyeve tabute e kohes se heshtur,
Saharen e ndjenjes e permbyte me vale.

Buzet e thara toke e plasaritur
I vadite me vese dashurie,
Te shikoj te gelltis e epur.
Une lypsaria e kesaj dashurie.

Ende nuk nginjem duke te te pare.
Agu me i bukur i dites se re,
Ne je diell mos mu shuaj ne mbremje.
Ne je yll ne mengjes mos me le.

Ne je re e kalter kurre mos u tret,
Ne je ajer me thuaj te thith ne mushkri,
Ne je enderr mos me zgjuaj ,
Ne je shkronje ne varg me lere te shkruaj.

Ne je fjale me ler te te mbaj,
Ne gjirin tim si nje lule te paprekur,
Ne je puthje me lere te te ruaj,
Si nje adoleshent nga dashuria i mekur.

Po nese je thjeshte nje vegim!
Nje mekat per te perjetuar.
Ne djallin ke per qellim?
Te lutem largohu pa me lenduar!
Anjeza Sakaj:NE JE ! 180704_196651233696408_100000545974959_662874_6208034_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi