Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani:PJESË E JETËS SONË

Shko poshtë

Afrim Asllani:PJESË E JETËS SONË Empty Afrim Asllani:PJESË E JETËS SONË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 11:56 pm

Afrim Asllani:PJESË E JETËS SONË 173356_1531091616_147536_n
Afrim Asllani:PJESË E JETËS SONË

I tillë siç është
nga dhe qysh mbeti
s’duhet shumë të flasim
se ai pret i molisur nga skamja
që dikush ta ndihmoj
sa flasim dhe diskutojmë gjatë
më mirë të veprojmë.

Flasim se ne kemi kohë
edhe pse për dike do të bëhet vonë
në pritje që dikush kafshatë t’i dhuroj
që jetën t’ia lehtësoj
pritja ia mori edhe ate të paktën fuqi që i mbeti
e pse mos t’i dhurohet me kohë,
mos t’i lëmë në skamje,
t’ju shërojmë plagët që kanë,
mos t’i lëmë të mjerë
se edhe ata janë pjesë e jetës sonë
shpresë e dritë të kanë mirësinë
buzëqeshje t’ju dhurojmë,
kur sofrat e tyre mos t’shtrohen të thata
se edhe ata janë pjesë e jetës sonë.

Më vie afër dhe më sillet vërdall
dhe para se t’i mbylli sytë
duke më futur në mendime të shumta, tha
krijo në realitet dhe mos ngurro
e ëndërrës rëndësi mos i kushto
pëshpërit me zë të ulët
krijo, krijo dhe mos ngurro
e gjithsesi shëro,
shëro mjerimin, pritjet, përçarjet,
dhe ofro buzëqeshje
të mos ketë lotë dhe ta shohin sytë e mi.

Afrim Asllani - Libri "Dhuratë për njerëzinë"Afrim Asllani:PJESË E JETËS SONË 182057_1513865056515_1531091616_31032313_7369715_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi