Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Avni Hupi:Dy fjale per fisin Hupi

Shko poshtë

Avni Hupi:Dy fjale per fisin Hupi Empty Avni Hupi:Dy fjale per fisin Hupi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 28, 2011 9:36 pm

Avni Hupi:Dy fjale per fisin Hupi 173513_100000336014485_2356123_n

Avni Hupi:Dy fjale per fisin Hupi
Tungjatjeta te dashur motra vellezer Bijet e Yllyrise.

Une jam Avni Hupi trrashegimtar i Kulles Hupi lindur ne komunen Fushe Bulqzie Katuni lepurak Hajmali Diber.
Ne e morem mbiemrin tone nga nje Zonje Nene qe kishte 4 femije dhe ajo kerkonte te drrejtat e veta por asaj Nene kurre nuk i dhane te drrejta dhe keshtu i ngeli hupe dhe ne morem mbiemrin Hupi por femijet e kesaj Nene u rriten dhe dy nga keto femije u larguan ne drrejtim te paditur... kurse dy qendruan me Nenen e vet Sula Me Veliun dy djemte dy vllezerit Sula me Veliun ishin te lidhur shume me njeritjetrin besnik.Sula vendosi te shkonte ne Diber te punonte te nje falimje e madhe turke te nje afendi turk punoj rreth 8 muaj ne kete famije por pronari turk nuk e paguan i mban te gjithe djersen,dhe keshtu Sula vendosi te kthehej ne shtepi me duar ne xhepa por nuk zgjati shume Sula me Veliun formuan mblodhen rreth vetes 300 kalors te betuar ne Zot ne Flamur me besabese per te luftuar turqit dhe keshtu vendosen,fillon pike se pari ne Diber aty ku kishte punuar per rreth 8 muaj tek ai pronar dhe e faron me mace e me mij duke i marre te gjithe pasurine dhe duke e faruar nga faqja e dheut.Keshtu Nisen Luften per drrejtesi te paret tane duke bere kerdine neper Stamboll afro nje dekade neper selanik maqedoni serbi afro nje dekade ,eshte botuar nje liber per historine e Bulqizes ne ditet e sotme para 6, 7 vetesh por ne ate liber jane te manipuluar te gjitha te vertetat me dituri apo pa dituri.Ne kohen e Sules te Veliut ne katunin tone Lulzonin Kullat 3 kateshe te te gjithe fisit Hupi.

Ne kohen e Enver Hoxhes te gjitha kullat i prishen nga vete fisi por vetem dy kulla qendrruan e Sules dhe e Veliut rregjimi komunist vendosi te rregullonte Njeren Kulle te Sules sepse ai qe qendrronte ne Kulle kishte teste partie duke e shpallur monument kulture, dhe Kullen e Veliut nuk e rregulluan sepse nuk kishte teste partie si inspektor ne ate Kohe ishte Aleksander Meksi qe merrej me rregullimin zbulimin e historise monumentet e kultures. Sula nuk la femije dhe sot ate kulle e kane prishur po nga vete i zoti qe qendrronte ne shpije qe u shpall monument kulture gjoja si trrashegimtar i Kulles?Sot qendrron Vetem Kulla e Veliut Kulla ime ku jane te skalitur ne gur Dy Yje Ylla 3 Hena valle perse Kulla ime nuk u rregullua dhe nuk u shpall monument Kulture ... Une jam i vetmi trrashegimtar ne Mbare fisin hupi qe jam ne gjurmet e te pareve te mij.Babgjyshi im Jonus Hupi ishte Oficer ne Mbreterine e Ahmet Zogut per 7 vjet dhe mbas pushtimit te Italise dhe renjen e mbreterise dhe me ardhjen e Enver Hoxhes ne pushtet Babgjyshi im u var ne Litar per 4 ore ne Komunen e Zerqanit ne ate kohe qe ishte komuna e pergjithshme kembet perpjete duke e masakruar derisa trrupi i tij pikonte gjak e nxine e sakatune nje kamxhik kane thyer mbi te.Policia e asaj kohe kerkonte nga Babgjyshi im te xjerre te gjithe parat florinin qe kishte dhe paimet e Nderit te Kombit Scanderbeg por Babgjyshi im Jonus Hupi ju beri balle ju tha une nuk kam flori as paime te Scanderbegut por kam Dy Kulla njera eshte e imja dhe njera eshte e Gruas se dyte Nana Loke qe dhe 40 delim toke buke kjo eshte pasuria ime nuk kam tjeter.Dhe keshtu mbas dajakut dhe turtures policia vendosi ta linte te lire Babgjyshin tim por rregjimi i Enver hoxhes nuk i dha as pension as asgje per gjithe jeten deri sa nderroj jete ne Moshen 107 vjec ne vitin 1999 me ardhjen e demokracise Babgjyshi im mori 60000 lek te reja.Historia Vaazhdon...Babgjyshi Im Jonus Hupi kishte vetem nje Shok per koke ne Jete Babafaje Martaneshin.Miq dashamiras kishte me mijera.Kulla me 10 breza eshte celes per bashkimin e trojeve tona prandaj na mohojne me qellim origjinen prejardhjen fisin ne jemi trrashegimtaret e te pareve tane qe luftuan per vatanin trojen token arberore Yllyrine.Amanetin nuk e kalb toka.Ju faleminderit...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi