Mediat shqiptare në kohën kur Net-orteku komunist bie mbi shkëmbin demokratik
Faqja 1 e 1
Mediat shqiptare në kohën kur Net-orteku komunist bie mbi shkëmbin demokratik
Mediat shqiptare në kohën kur
Net-orteku komunist bie mbi shkëmbin demokratik
Përparim Demi (Bukuresht)
Po jetojmë në një botë virtuale, e cila sa vjen e po dominon, influencon, devijon opinionin individual dhe atë kolektiv të shoqërisë shqiptare. Bëhet fjalë për gazetat elektronike, për portualet, faqet e shoqërizimit në Internet, si Facebook, Twinter, Netlog, Linkedin etj., në të cilat publikohen për ditë me qindra shkrime të autorëve të ndryshëm në media private apo të organizuara, zyrtare dhe jo zyrtare. Shtypi lokal gradualisht po ia lëshon vendin Internetit në fushën e manipulimit masiv, profesional, të organizuar, të ngritur në nivelin e agresionit virtual për përpunimin e opinioneve. Bota shqiptare ndodhet përballë një fluxi informativ vëllimi i të cilit është ne rritje të shpejtë.
PS-ja sot posedon 90% të pushtetit lokal në Shqipëri dhe kontrollon 70 % të medias shqiptare – tha ambasadori amerikan, për të mos folur pastaj për organet e SHISH-it dhe ato të drejtësisë. Kjo opozitë pseudo socialiste, e prezantuar sot me figurën e Edi Ramës si interface e rrjetit , të financuar fuqimisht nga mogulët dhe e mbështetur nga klanet e krimit të organizuar, e cila na ofron anarkinë e rrugës në këmbim të dialogut demokratik, po shtrihet në këtë hapsirë virtuale të internetit, ku nuk egzistojnë kufinj dhe regulla etike apo morale. Kështu , gazeta Kritika.net në facebook thotë ” Gazeta Kritika eshte burimi i vetëm i informacionit. Te tjerat jane reklamë.”, gazeta Shekulli online me adresën: Rr. Ismail Qemali (ish Blloku), Pallati Abissnet, Tirane – na orienton për origjinën e saj prej ish bllokut komunist. Top channel TV me gazeten e tij Shqip na sugjeron se është një burim i besueshëm për përhapjen e informacionit, prezantohet si nje subjekt privat biznesi, të cilit nuk i shpëton asnjë rast për të marrë nëpërkëmbë vlerat tona kombëtare. Ora news live – e cila në faqen kontakte, na njofton se ”Kjo faqe nuk gjendet. Mund te jetë ende në konstruksion. Ju lutem kontaktoni administratorin” – difuzon nonstop lajme dhe opinione të përpunuara në çdo orë të ditës, cu orientimi tip PS është fare i dallueshëm.
Çfarë e lidh kaq tepër PS-në me të mëdhenjtë e biznesit shqiptar ? Nga buron kjo lidhje ?
Për të kuptuar këtë, duhet kujtojmë se si u krijua dhe si u fuqizua biznesi shqiptar në vitet 90-të, duhet të kthehemi në kohë, në gjenezë, për të kujtuar se cilat ishin burimet financiare të atij biznesi, kur shteti nuk funksiononte, kur ligjet e ekonomisë së tregut akoma nuk ishin shkruar, kur edhe ligjet në fuqi që i përkisnin një sistemi të përmbysur nuk zbatoheshin. Kur mungonin strukturat e kontrollit dhe funksionarët e shtetit u lëshuan mbi pasurin e popullit si minjtë në kaçkavall. Ky biznes u rrit në një Shqipëri të izoluar, të blokuar, me një ekonomi në kolaps, e mbisunduar nga një varfëri ekstreme, ku nomenklatura u reorientua pa skrupuj drejt një kapitalizmi të egër primitiv. Këtu do gjejmë burimin e lidhjeve, të kamuflimit politik, të atij që PS aq shumë po e reklamon – të korupsionit shtetëror. Korupsioni i madh i viteve 90-të, i cili gëlltiti ekonominë shqiptare, u harua dhe sot po kërkohen me lupë mbeturinat e tij.
Sot është bërë modë shoqerizimi nëpër portale dhe organizimi i forumeve për shkëmbimin e ideve dhe opinioneve, që shpesh degradojnë deri në banalitete nga më të shëmtuara. Gjithnjë e më tepër opinioni personal i sejcilit prej nesh përballet me makinën gjigande virtuale ASTROTURFING, e cila depërton kudo, sidomos në ato fusha ku ndërlidhen interesat politike. Hyjmë në një forum për të shprehur mendimin personal dhe e gjejmë veten në mes vorbullës që krijon kjo makineri virtuale, e cila mbyt dhe mbulon çdo zë të lirë që nuk i përshtatet orientimit dhe obiektivave pseudosocialiste për denigrimin e imazhit mbi realitetin shqiptar.
Ndërkohë media prodemokratike vëndore e kryesuar nga Gazeta 55, Klan etj., nuk po e përballon dot ortekun mediatik pseudosocialist, që pushtoi NET-in, për dy motive kryesore: 1. Ajo nuk prodhon dot vëllimin e nevojshëm mediatik për ta kontrabalansuar, nuk ka shpërndarjen e duhur dhe financimin e nevojshëm për këtë. Akoma nuk është aq e organizuar siç janë structurat pseudo-socialiste që trashëguan know-how-un e sigurimit dhe të propagandës 60 vjeçare komuniste. 2. PS-ja spekullon mbi gjëndjen e një shoqërie që ndodhet në fillimin e rrugës së demokratizimit, e cila akoma nuk ka arritur standartin e vëndeve me demokraci të konsoliduar, e cila sapo ka bërë hapat e para në këtë drejtim. Ajo shfrytëzon pakënasitë e atyre njerëzve, lehtë të manipulueshëm, të cilët të dëshpëruar kërkojnë ngritje të shpejtë të nivelit të jetesën në nivelin europian, por pa qënë të gatshëm për ti vënë shpatullat punës për ngritjen bazës së nevojshme ekonomiko-shoqërore për të ardhmen e dëshëruar.
Në këtë fazë të zhvillimit ujrat janë akoma të turbullta, shumë, rrojnë me iluzionin e pasurimit të shpejtë (fenomen i viteve 90-të), duke ushtruar rezistencë instalimit të një sistemi ligjor, parapëlqejnë dhe përqafojnë më lehtë lëvizjet anarhike të rrugës, në mënyrë që nëpërmjet dhunës të hypin shkallët e hierarkisë së pamerituar në këtë shoqëri me shkallë akoma të ulët organizimi. Anarkia e zgjatur ruan nivelin e fitimeve të bizneseve ilegale, dhe është burimi i vetëm financimi i këtij manipulimi pseudosocialist të masave të keqinformuara. Pra maskarada që ndjekim, nëpërmjet rjetit pseudoinformativ, nuk është një këmbëngulje e thjeshtë e opozitës për të mos hyrë në dialog, e cila praktikisht nuk kërkon bashkëpunim dhe as zgjidhje të konfliktit apo të krizës, që vet e ka krijuar. Është një strategji e studiuar për rimarrjen e pushtetit dhe ruajtjen e gjëndjes, për ti zgjatur periudhën e lumtur biznesit ilegal. Kuptohet, nga ky aspekt është e tepërt të flasish për çështjen kombëtare, të cilën e quajnë si diçka të mbyllor dhe anakronike, preferojnë të përdorin gjuhën e integrimit europian që kalon nëpërmjet rrugës së greqizimit gradual të Jugut .
Diaspora shqiptare po i jep mbështetjen të madhe zhvillimit demokracisë së brishtë në vëndin tonë. Nëpërmjet shpërndarjes së opinionit të lirë dhe luftës për çështjes kombëtare, ajo flet hapur nëpërmjet faqeve web si Tribuna Shqiptare, Zemra Shqiptare, Kosovarimedia, etj. Në net-median e diasporës respektohet etika dhe morali, ka regullat e një publicistike të lirë demokratike, gjë që nuk e themi dot për median brënda Shqipërisë. Për analogji, kjo mund të krahasohet me një ndeshje boksi, e cila nuk drejtohet nga ndonjë arbitër dhe njëri prej boksierve përdon faulltin si metod për të fituar, kur tjetri respekton regulloren. I vetmi arbitër në këtë ring virtual është lexuesi i lirë lundrues në NET, i cili është në gjëndje të dallojë opinionin e lirë nga manipulimi politik. E vetmja formë për të ulur impaktin që ka ky ortek virtual komunist, që ushtron mbi ne një presion të dhunshëm, të përditshëm, në formën e një agresioni mediatik, është ndërgjegjsimi dhe orientimi i shqiptarëve, që informohen nërpërmjet internetit, drej realitetit dhe shtypit të lirë.
Sado i financuar dhe i mbështetur të jetë ky manipulim pseudosocialist, ai do shëmbet dhe do të shkoqet para realitetit shqiptar, të cilin mundohet ta fshehi. Opinioni publik dhe ndërgjegjia kolektive nuk janë statike të dhëna njëherë e përgjithmon. Ato evoluojnë vazhdimisht ashtu siç ndryshon dhe zhvillohet realiteti ynë kombëtar. Demokratizimi i shoqërisë shqiptare është i pashmangshëm, është shkëmbi mbi të cilin do të thërmohet çdo dallgë dhe çdo lloj orteku komunist i medias së sëmurë. Rota e historisë nuk kthehet dot më mbrapsht.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi