Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Venka Capa:Unë prek me frymë

Shko poshtë

Venka Capa:Unë prek me frymë Empty Venka Capa:Unë prek me frymë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 28, 2011 10:28 pm

Venka Capa:Unë prek me frymë 48652_100000099926094_2468_n
Venka Capa:Unë prek me frymë

Rrugëtoj, notoj... Le pas vetes
një det të ngrohtë ku spirancat duhen përmbytur.
Pastaj duhen ngritur, ag i nisjes...
nëpër frymë dashurish alveolat e mija te brishta
krahë engjëjsh, gugatje të porsalindura
horizonte drithëruese, mole poezish
dhe trishtimi i lehtë i valës se tij...
Ajo prekje ere e mbarë kthimi....
Sytë më gënjejnë si klithma pulëbardhash
të shkrifëta, direkeve duke i përkëdhelur
me pendë nëpër kocka, nëpër thinja,
ku gulçet e dhimbjeve dhe meraku për brigjet,
malli për dheun, për bymimin e Burrit të Vogël të Dheut
që lëshon klithma urithi të uritur....
Unë nuk prek me dorë, unë prek me frymë,
mbështetem me zemër, jo me gjinj,
nuk lëshohem me kurmin tim, por me ëndrra
dhe çapitem me ndjesi....
Venka Capa:Unë prek me frymë 183411_203879896292006_100000099926094_903818_2276025_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi