Albert Shabanaj: Z. Dell, jeni zënë me pelë për dore...
Faqja 1 e 1
Albert Shabanaj: Z. Dell, jeni zënë me pelë për dore...
Z. Dell, jeni zënë me pelë për dore...
Nga Albert Shabanaj
Isha shume i njome, ne fakt i mbetur pa fjale, ne mesin e viteve te 80-ta, kur shkrujsha poezi dhe tregime për ditoren “RILINDJA” dhe Javoren “ZËRI I RINIS” Atë bote ne lokalet TV Prishtinës dhe Rilindjes,ne bufet e atij pallati dëgjofsha për te pa dëshirueshmit... Për mua ishte e pa kuptueshme kur dëgjofsha nga njerëz te ulur ne tavoline me mua,qe ne atë pallat kishte edhe te atille qe punën e tyre e kryëjshin koleget por edhe redaktoret, e “Gazetareve” te punësuar nga larte (...) meçe ata ishin te zanur nga një zyre ne tjetër për ndonjë informate eventuale,qe ka mundur te ju hyj ne pune okupatorit- shkuat.
Temat dhe hallet ne atë kohe ishin te kodifikuara dhe kërkonin deshifrime,nuk ishin te lehta për logjiken time,aq sa nuk ishin te kapshme ishin dhe te prera ato tema qe u shtëllofshin dhe u shkruajshin ne ato lokale te Televizioni dhe Rilindjes ne Prishtine,meçe sundonte regjimi totalitar serb.
Dhe sot...
Nga një jurist edhe pa qen i njohur nga ana tjetër e tavolinës, është ne gjendje te shtjellon dhe interpreton privatësinë e kujt do qofte. Kjo është aq e qarte sa nuk ka nevoje për zgjerime interpretuare, apo jo zoti Dell?
Po imagjinoj se po pohoni.
Gjithë bota e dine se,ekziston vetëm një sistem ku ligjet dhe liria e medieve nuk janë çështje te interpretueshme por edhe te dënueshme e ai quhet sistem totalitar,apo jo zoti Dell? Në të gjitha demokracitë e botes ligjet dhe liria mediale janë subjekt i interpretimeve. Ndonëse është fondamentale për ndërtimin e sistemit juridik dhe demokratik. Janë të lira për të qenë demokratike përndryshe do të ishin të prera te një sistemi diktatorial,apo jo zoti Dell?
Po imagjinoj se po pohoni.
Për lirit e medieve dhe ligjeve ne Kosovë, nuk do të ndalem shumë, sepse mendoj se duhet një sqarim me i detajuar nga juristi i pa njohur qe keni te ulur nga ana tjetër e tavolinës zoti Dell. Por kur akuzuat disa gazeta ditore për shkelje te privatësisë mendoj se e përdorët në favorin tuaj,sepse e vërteta është se Ju ishit ata qe shkelet ne privatësinë dhe mu ne zemër te insituticionit me te larte te Kosovës. Tani me lejoni t’iu tregoj interpretimin time i cili mund te përdoret ne favor te gazetave qe Ju i akuzoni. Ndërhyrja juaj ne çështjen me sublime dhe jetike për te ardhmen e vendit tone,për te zgjedhur President te vendit një njeri i cili ishte 2-3% i votuar nga elektorati dhe me pake se gjysma e ligjvënësve te Kosovës,kjo është thjesht një ndërhyrje flagrante dhe fare demokratike ne punët e brendshme te Kosovës! Ju e dini mire se zgjedhjet dhe çdo zgjedhje është baze për demokracinë dhe qendruëshmerinë insituticionale te një vendi,apo jo zoti Dell?
Po imagjinoj se po pohoni.
Ndonëse, kjo në tërësi,nuk ishte legale,nuk është logjike dhe nuk përkon as për se afërmi me zgjedhjen e institucioneve me te larta te një vendi,ajo “zgjedhje” e Presidentit ishte një shou i keq luajtur...Ju mund ta quani si te doni,por jo zgjedhje meritore e një Presidenti te një vendi ku funksionon ligji dhe demokracia. Sepse aty shiheshin edhe nga qielli skenar te para përgatitur,ishte zgjedhje e motivuar nga hallkat e klaneve te çilet ne loje futen shantazhet nga me te ndryshme... duke mos përjashtuar edhe kërcënimet e grupit te interesit nga Skenderaj ne krye me Lushtakun,qe përdoruan disa lloj te formulave ndaj atyre qe nuk dëshironin te bëhen hisedar te asaj përzgjedhje te pistë dhe e dënueshme ne te gjitha normat ligjore dhe demokratike ne tere boten. Dhe... fatkeqësisht zoti Dell, Ju u ndodhet ne mesin e atyre hallkave dhe formulave qe ishte shkelje substanciale mbi demokracinë ne Kosovë. Ju zoti Dell,me siguri se e dini se këto forma dhe shkelje e kane sjell Kosovën këtu ku ndodhemi sot...! Apo jo zoti Dell?
Po imagjinoj se po pohoni.
Ju e dini zoti Dell,se “fituesit” e këtyre zgjedhjeve te kontaminuara për shpërthim,dot ulen ne bisedime me Serbinë jo për çështje teknike siç gënjehet opinioni por për çështje jetike te Kosovës,nga te cilat dot përfiton vetëm Serbia, fillimisht te cilës do t’iu lehtësohet rruga e saje për BE, me pas për t’iu kthyer diskutimit për statusin-ndarjen e Kosovës. Kur flasim për statusin ne e kuptojmë pavarësinë ndërsa për ju mund te jene format tjera për status? Megjithatë dot jen bisedime ne dy vija te ndryshme komunikimi dhe qasjeje, jo vetëm teknike siç gënjehet opinioni ne Kosovë. Populli shqiptar ne Kosovë sot është tepër i shqetësuar por edhe i frikësuar nga ribisedimet me Serbinë e sidomos nga kjo udhëheqje aktuale e cila është jo e afte,jo unike,jo legjitime dhe e paragjykuar qe dot pranojnë (subordinimin) futjen e Kosovës nen juridiksionin serb. Gjë qe ne nuk e pranojmë. Ne kemi diskutuar ne Wien,për statusin,nuk kemi shpëtuar nga dhembja për atë qe u arrit,nuk u arrit ajo qe ne kemi merituar me shume gjak te derdhur nga lufta..por u arrit ajo qe për ne është status i mjerë ndërsa për ju është një forme ne te cilën shihni statusin... Ne ishim bashkëpunues duke ju afruar partneritet për një marrëveshje te cilën e shpëton Kosovën nga kthetrat serbe.
Me lejoni t’ju kujtoj se ne vijmë,se ku dëshirojmë te arrijmë nuk mund te përgjigjem sepse ne balle te vendit zgjodhët grupet e interesit te cilat nuk hamenden fare për statusin dhe interesat e popullit,por për interesa klanore dhe bandokratike te cilat ju i njehni mire...
Këtu desha t’iu kujtoj se ne vijmë nga një periudhe mbi 600 vjeçare qe është ushtruar gjenocid dhe katrahura mbi ne, sidomos 100 vjeçari i fundit qe ishim te sunduar nga ai regjim me te cilin na detyroni te ribisedojmë.
Ne ende i kemi plagët e freskëta te gjenocidit,terrorizmit,depërtimit dhe te personave te zhdukur te cilët nuk merret sot e kësaj dite përgjegjësia e Serbisë. Nga kjo dhe shume tjera çështje te ngjashme është një qasje e gabueshme nga ana juaj ndërkombëtare,
Sepse kjo është një dhimbje te cilën dot duhej qe ta ndajmë se bashku,por edhe ta posedojmë se bashku. Apo jo zoti Dell?
Po imagjinoj se po pohoni.
Kjo dot duhej te jete dhimbje e cila duhej shfrytëzuar për rehabilitimin dhe permisimin e gjendjes tone shume te mjere vite te tera...
Ne besuam për një përkushtim te përbashkët,sidomos Amerikan,për një dite apo date me te mire ne te cilën dot fitonte qëllimi i përbashkët për një liri dhe pavarësi definitive e jo fiktive,sepse gjerat po shkojnë rrugës ku si përfundim kane përsëritjen!...
Ecurit e dekadës se fundit na bëjnë secilën here e me shume te frikësohem,na bëjnë te mos besojmë sepse po luhet përsëri me fatin tone shqiptar,nga qarqe te njohura për ne... deklaratat e veçanta nga qarqe te caktuara evropiane,te cilat për ne janë te përsëritura rreth aranzhimit për statusin e Kosovës.
Mënyra e juaj e njëjtë dhe paradoksale për mos arritjen e shkëputjes fatlume te Kosovës nga hegjemonizmi serb dhe mbyllja e syve dot arrijnë tek një pike te cilën populli shqiptare dot e luftoj pa mëshirshëm. Ju na kërcënoni vazhdimisht se populli serb është ne gjendje te luftoj për Kosovën, një shantazh ky i zbuluar nga ju,sepse serbet asnjëherë nuk kane luftuar dhe nuk dot luftojnë pa miratimin tuaj. Apo jo zoti Dell?
Po imagjinoj se po pohoni.
Udhëheqja shqiptaret ne një mënyrë paradoksale po i frikohet interesave jetike te saje nga sehiret dhe shantazhet tuaja,duke arritur gradualisht por sigurt tek një pike e cila dot shpërthen dhe me siguri qe dot shpërthen. Viti 1999 na beri te shpresojme me ecjet dhe deklaratat tuaja,sidomos ato Amerikane dhe nuk dot e harrojmë kurrë kontributin Amerikan për çështjen shqiptare. Atë bote besuam se drejtësia ndërkombëtare dot prek thelbin e çështjeve te cilat na sollën deri aty,te cilat duhej te trajtohen si probleme për zgjedhje për te ardhmen,e jo për te rrëshqitur ke pika zero...
Apo jo zoti Dell?
Po imagjinoj se po pohoni.
Për hir te kontributit dhe fjalës tuaj jemi shtrydhur me shume se limani përgjatë procesit Ahtisari,i cili rezultoi me pjese te ndara nga trungu i Kosovës,nga mos bashkëpunimi dhe elokuenca serbe,te cilët asnjëherë nuk bashkëpunuan me ju,por gjithnjë u bazuan dhe vazhdojnë te bazohen ne konceptet e serbizimit te mëtutjeshëm te Kosovës.
Duke harruar se këto lojëra serbe kane te bëjnë me identitetin,historinë dhe trashëgimin e popullit serb... Serbet janë ata te cilët i asimiluan Kishat Shqiptare Romane ne ato sllave, e çmos tjetër qe bene ne Ballkan nga shekulli VII e këndej... Ju afruat pronësi Manastireve te Kosovës dhe mbështetet identitetin serb ne tërësi ne Kosovë!!! Është kjo një çështje dhe përgjegjësi e juaja ndaj kulturës dhe vlerave tona te përbashkëta Perëndimore apo jo zoti Dell?
Po imagjinoi se po pohoni.
Pronësia ndaj Manastireve te Kosovës nuk ka asnjë lidhje me identitetin serb ne tërësi,sepse kur erdhën serbet ne Ballkan ato Manastire ishin te ngritura nga ne shqiptaret. Pozicioni ynë nuk është ai i pronësisë se tyre,sepse ato janë tonat dhe te tilla dot mbesin. Ato Manastire janë tempuj te shenjte te cilat nuk mund te posedohen apo privatizohen, sepse i përkasin kulturës dhe trashëgimisë botërore, sidomos asaj perëndimore, me arkitektonikë perëndimore dhe nuk ka asnjë titullar ne bote, qe mund te e ndryshon ketë te vërtetë ndaj pronësisë se tyre. Këto Manastire, janë gurë themelet tona qe paraqesin dhe ilustrojnë te hershmen tone shqiptare. Dhe deri sapo shkruaj ketë reagim ndaj juve zoti Dell,po me kujtohet se miqtë e mi janë nga Prizreni,Prizreni është shembulli me i mire i laramanis historike shqiptare,ku pos tjerave kemi kishën e Shën Premtes,dhe ajo kishe ilustron historinë e Kosovës me kuptimet e saj. Ne parahistorinë e tij ky qytet, ishte qendër e kulturës pagane,me pastaj ishte tempull i kulturës kristiane dhe i njëjti tempull gjate sundimit osman, u shndërrua ne xhami e cila quhej Xhamia e premtes,e cila prodhonte kulture te kobshme islame,e tash prodhon po te njëjtin kob ortodoksizem dhe sherr sllav dhe quhet Kisha e Bogorodicës.
Ndonëse qëllimi dhe shpresa jonë, ne mes te udhëkryqeve te mëdha historike është se, me ndihmën tuaj, te arrijmë të ndajmë bashkërisht kulturën tonë nga ajo e huaja, duam të shohim mënyrat se si ti ndërtojmë, mbrojmë dhe jetojmë së bashku si Evropian. Ndonëse,ky kontribut nuk është i arritshëm me ne krye me Behxheta,Hashima,Rexhepa,Ternava,Krasniqa etj. fundrina Islame... qe edhe ne shekullin 21,besojnë qimeve te pejgambereve dhe llumit arabo-turk!!! Virusi dhe marria islame, arriti qe ne ditën e pare te punës nga te zgjedhurit tuaj,nipi i shefqet Krasniqit,antishqiptarit dhe islamistit me ogurzi ne Kosovë,ministri i kulturës M. Krasniqi mu ne ditën e pare te punës abuzoi fotografin e figurës me emblematike kombëtare dhe ndërkombëtare Nëna Terezë! Këto janë simptoma kundra te cilave duhet reaguar dhe përqendruar ndaj pyetjes se, si mundemi që bashkërisht të kontribuojmë dhe arrijmë në mbrojtjen e identitetit dhe vlerave shqiptare nga agresioni sllav dhe islam, në Kosovë.
Është koha e fundit qe Evropa, te mos na paragjykoj si jo Evropian, dëshira juaj... se ju, a pranoni apo jo nuk çon peshë ne aspektet faktike, meçe ne jemi dhe dot vdesim se bashku si Evropian. Shqiptaret, nga e kaluara por edhe e sotmja, puqen vetëm me kulturën Evropiane dhe me askënd tjetër.
Prandaj zoti Dell,
Na ndihmoni te jetojmë te dinjitetshëm,na ndihmoni për një zgjidhje të dinjitetshme. Një zgjidhje e cila dot t’iu ndihmoj edhe juve, një zgjidhje e cila fikë zjarret sepse ne ato zjarre dot digjem se bashku me Ju, te fjetur!...
ZOTI NA BEKOFT!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» NË JAVËN E PAVARËSISË DHE JAVEN E FLAMURIT KOMBËTAR, VLORA UDHËHEQË VALLEN, TË TJERËT DORË PËR DORE! Vargje
» Hysesani Anisa: DORE PER DORE
» 700 vjet dorë për dore [FOTO]
» NEHAT JAHIU:NA KA ZËNË DASNIA!
» Dy suharekas në paraburgim, janë zënë me bodigardët e kryeministrit
» Hysesani Anisa: DORE PER DORE
» 700 vjet dorë për dore [FOTO]
» NEHAT JAHIU:NA KA ZËNË DASNIA!
» Dy suharekas në paraburgim, janë zënë me bodigardët e kryeministrit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi