Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ylldije Sulka: “Eureka” e (disa) mediave kosovare!

Shko poshtë

Ylldije Sulka: “Eureka” e (disa) mediave kosovare! Empty Ylldije Sulka: “Eureka” e (disa) mediave kosovare!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2011 3:34 am


Ylldije Sulka: “Eureka” e (disa) mediave kosovare! U1_YlldijeSulkaKristofer Dell paska dorë në zgjedhjen e presidentitt të Kosovës?!!!
“Eureka” e (disa) mediave kosovare!
Nga Ylldije Sulka
Një grup me njerëz të mllefosur (fatkeqësisht edhe gazetarë!), që për fajin e tyre u rrezikua shteti që edhe ashtu është në rrezik nëse nuk punohet nga qytetarët e vet, pra ky grup me njerëz bërtitën “Eureka” për telefonatat diplomatike dhe private dhe po pa profesionalizëm (vetëm teknicienë) dhe analizë të angazhimit dhe detyrës diplomatike, fatkeqësisht punën si gazetarë e kanë ngatërruar me punën e bindjes ndaj shefave ose ndaj redaksive. Situata në Kosovë është e tillë me gazetarët që për të mbajtur një vend pune, duhet të shkelen ose të injorohen (nëse dihen) të gjitha nivelet e komunikimit, madje edhe nivelet diplomatike.
Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për fshehje faktesh por për gazetari të mirëfilltë edhe pse për hir të së vërtetës duhet thënë se është bërë një punë e mirë prej tyre në pasqyrimin e ngjarjes por jo të inatosen nga pamundësia që kanë për të vënë gishtin mbi plagë, pra të shkruajnë se kush e solli në të vërtetë këtë situatë në Kosovë dhe duke pritur që gjërat të na i rregullojnë përherë të tjerët. Por, kur ata, pra të huajt, nuk na venë pas oreksit, atëhere të bërtitet dhe nxirret inati mbi ta. Zelli i tyre gazetaresk të lë të kuptosh se ata jo vetëm për vete por edhe opinionit, duan t’iu injektojnë bërjen e punës nga të tjerët.
Shqip, kjo i bie që sa herë ne të jemi keq, të kthejmë sytë nga Amerika, edhe nëse ajo na bëhet partnere dhe na merr si të barabartë, thjesht duke na parë dhe duke biseduar për hesap të vet qoftë dhe për ngjarjen në fjalë, ne tregohemi foshnjarakë kur mendojmë se Amerika duhet se s’bën të na udhëheqë dhe nëse ajo na udhëheq si duam ne, atëhere ne jemi dakord, por nëse ajo nuk na vete pas oreksit dhe nuk na i rregullon gjërat edhe kur ne i prishim, atëhere ne fillojmë e komentojmë duke nxjerrë përfundime. Duke parë kronikat televizive dhe shkrimet në disa gazeta, si nga ana teknike ashtu dhe ajo e shtrimit të ngjarjes, vihet re, në rastin më të mirë, një naivitet dhe në rastin më të keq, një lloj interpretimi ku mungojnë etikat e të gjitha niveleve.
Së pari në të gjithë informacionin ka një bërtitje për t’i ikur fajit të vërtetë, pra pse arriti të zgjidhej Pacolli president?.
Pse erdhën zgjedhjet e parakohshme?
A nxorrën mediat fakte pse nuk e duan Pacollin?
A ishte më mirë një Pacoll i kontestuar apo një shtet i shkatërruar?
Kujt i dhembi kaq shumë fakti që ka thënë ambasadori i SHBA-së që fajtor janë shqiptarët (ata që bënë luftën), pse erdhi Pacolli president?
A e vunë re mediat e nderuara, kolegët e nderuar, se në qëndrimin e Dellit si një ambasador kishte kolegjialitet, pra një barazi mes Kosovës dhe Amerikës sepse tashmë na besojnë se jemi një shtet që duhet të ecim vetë me këmbët tona?
A duhet të bërtasim pa marrë parasysh edhe sjellje diplomatike?
Gazetarët vetë, sms dhe msn, i përdorin edhe për të marrë prononcime, pse u dashka që një diplomat të mos e përdorë atë?
A mos vallë Dell, duke shkelur të gjithë etikën dhe punën e tij si një ambasador, duhet t’i thoshte këshillatrit të Pacollit “mos m’u ul afër se nuk të kanë qejf shqiptarët (kosovarët)”?
Po Pacolli a nuk ka të drejtë edhe ai t’i drejtohet amerikanëve?
Pse harruan apo më keq, pse nuk e vranë mendjen shqiptarët në Kosovë por edhe më tej, se Pacolli që kur ka formuar partinë e vet në Kosovë, e ka hedhur idenë e Kosovës republikë presidenaciale që ai vetë një ditë të bëhej president i saj.
Dhe po ai Pacoll, nuk erdhi dhe solli korrupsionin por e gjeti Kosovën të korruptuar dhe kjo për shkak të vetë klasës politike në vend por edhe nga të huajt, sidomos europianët, pa dashur të hidhet poshtë kontributi i EU në vend.
Po ashtu, si ka mundësi që mediat nuk shkruajnë që Pacolli ka një klasë të mirë politikanësh mjaft të përgatitur dhe që në janë edhe të pakorruptuar. Dikush mund të thotë se s’e kanë pasur rastin. Le të punohet një herë.
Po ashtu, pse mediat nuk e hapën siparin e tyre me përpjekjet e Thacit për bisedime me të gjitha forcat politike dhe nëse dikush do të punojë, edhe ata që duken se janë më rradikalë në kërkesat e tyre, “VEVËTVENDOSJA”!, pse nuk u bë partnere pikërisht për këtë fakt, pra që të mos vihej derri te Pacolli president?
E gjitha kjo që u kalua, provoi se nuk paskemi burra shteti që mbi çdo gjë të venë kombin, atdheun, shtetin por të venë interesat e tyre personale duke dashur gjithçka sipas orekseve për të ngritur një shtet fisesh e jo një shtet demokratik ku të mendohet e mira e popullit e jo butësia e karrikeve apo te mendohet pasuria e vënë me të gjitha mënyrat edhe nga ata që bënë luftën dhe që sot mund të ishin emra heronjsh e dëshmorësh por që janë kthyer në emra të kompromentuar që bërtasin e bërtasin për të gjetur fajtorin si Harpagoni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi