Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Pacolli çmon lart kontributin e KFOR-it për shtetin e Kosovës

Shko poshtë

Presidenti Pacolli çmon lart kontributin e KFOR-it për shtetin e Kosovës Empty Presidenti Pacolli çmon lart kontributin e KFOR-it për shtetin e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 01, 2011 10:06 pm


Presidenti Pacolli çmon lart kontributin e KFOR-it për shtetin e Kosovës



Presidenti Pacolli çmon lart kontributin e KFOR-it për shtetin e Kosovës Pcolli%20buhler


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Buhler.

Në takimin e tij të parë me Presidentin Pacolli në detyrën e re, gjenerali Buhler e uroi atë dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me Presidentin dhe institucionet e vendit tonë.

Presidenti Behgjet Pacolli, duke falënderuar për urimet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, duke çmuar lart kontributin që forcat e KFOR-it kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Me theks të veçantë, Presidenti Pacolli theksoi kontributin e madh të KFOR-it për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).



Presidenti Pacolli çmon lart kontributin e KFOR-it për shtetin e Kosovës Pacolli%20Buhler

Ai gjithashtu theksoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës dhe i shërbimit profesional, ndërsa KFOR-i, përveç detyrave në planin e sigurisë, ka kryer një punë shumë të madhe në planin humanitar, duke u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës.

Për këtë, shtoi Presidenti Pacolli, pjesëtarët e KFOR-it gëzojnë respektin më të madh të qytetarëve të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi