Mihallaq Qilleri:BALADA ARVANITO-ARBËRESHE TË SHEKULLIT XV
Mihallaq Qilleri:BALADA ARVANITO-ARBËRESHE TË SHEKULLIT XV
Mihallaq Qilleri:BALADA ARVANITO-ARBËRESHE TË SHEKULLIT XV
VDEKJA E LUFTËTARIT
Kjo është një baladë tepër e vjetër dhe, siç pranohet gjerësisht i përket fillimit të viteve 1400, kur turqit tashmë kishin hyrë në Peloponez dhe arvanitasit e Moresë luftonin për t’i zbuar s’andejmi. Krahina e Argolidhokorinthias me kryeqytet Nafplion, ishte dhënë e tëra, pas sundimit venetikas, kundër pushtimit turk. Në luftrat e tyre kundër këtij armiku të ri një rol të rëndësishëm luajtën pjestarët e fisit të madh të Buzikave, arvanitas në gjak e në rrënjë, si Vretoja, Jorgoja,Mezisi, Luka, Petroja, e të tjerë. Titullin e baladës “ Vdekja e luftëtarit” përkon me përkthimin e lirë nga libri i arbëreshit Xhuzepe Skiro “ CANTI TRADIZIONALI, Napoli MCMXXIII. Por edhe në ribotimin që iu bë në Piana degli Albanese në vitin 1986 nuk kishte titull. Është e kuptueshme që arbëreshët e kishin marrë baladën me vete pasi lanë Morenë.
Duall e bukura në derë
Me një stamnëzë me verë
E me kjelkiethin në dorë
Jip të pijn të varfërvet.
- O ti mjerr i varfërith
cë më vjen ng’ amahjeza
mos më pashë zotin t’imë?
- Pashë shumë luftorezë,
zotin tënte nuk e njoha.
- Ish një trim i bukurith,
bukur dhe i gjelburith,
me një kal të brimurith,
me një sell mëdafshëtë,
me një nigkll të vellushte,
me një frenth hrisomen,(argjendtë)
me një flamurë në dorë..
-U m’e pashë, o zonjë, kalthin,
ke i sellin ngka barkut
e me flamur dzarë - dzarë..
Arriu kali ndër të thënetë.
- Se ty i shkretë e i halinosmë,
ku ma le zotin tëndë,
zotin tënd e zotin t’im?
- U gjithë fushazit m’i rrodha
gjithë prrenjerit kërtceva,
e gjithë malezet m’i jesha.
Por në fushë t’Anapulit
në një humbjezë s’arrita,
mbi një dërrasë të marmurtë,
i kumbisa këmbëzat,
po më shkan të katrëzat.
Qeni turk më ra përsipër,
e m’i qethi kriethit..( kokën) .
_____________
E IKURA
Kënga është marrë përsëri nga një antologji të arbëreshëve të Italisë, (“Këngë popullore nga Fullkunara arbëreshe”) të Settimio Genoese, dhe e botuar në Athinë në vitin 1986. Edhe kjo këngë i vendos ngjarjet në krahinën e Argolidhokorinthias. Është e së njëjtës periudhë historike, pra rreth 1400,- tës, madje edhe më e vjetër, dhe ka karakter erotik..
Miti i saj bazë egzistonte deri paradokohësh në fshatrat arvanitase të Argolidhokorinthias, por rrallë është hasur edhe në bregdetin perëndimor të Azisë së Vogël, ( Izmir), në shekullin e XIX. Atë kohë marrëdhëniet e Greqisë dhe Azisë së Vogël ishin tepër të ngushta. Popullsia e dendur e Azisë së Vogël, siç dihet ka një të kaluar krejtësisht helene. Për rrjedhojë edhe atje ka pasur ngulime të vjetra arvanitase.
Kur u linde ti moj vajzë, u në derë tënde jesh,
Lutesha e parakalesa zotin tënd të më lindje sy-zezë.
Vajza me sy të zezë u le..
Kur u rrit e u bë kopile edhe zemra i lulëzoi,
proksinitë( mblesësit) dërgova.
Vajza doi, nuku doi bushtrëza e ëma.
- Vajzë ti mos më helmo, se mundon tët ëmë.
Bleva u një palë kaliqe, e sa tëmës
Ia dërgova me proksinetin sa më shpejtë.
Jëma deshi, po ahera nuk më duaj i jati,
Mos të gjallë e mos të vdekurë.
- Vajzë ti mos më helmo se tët at e mundon (?)
Një kësulë velludho bleva dhe e
Dërgova tatës me proksiono shpejtë.
I jati duaj po ahere s’doj i vllai dhe Lalia qeni,
Që erdhi foli plot me fort..
- Vajzë ti mos më helmo, se nuk ndrishon tët vëlla.
Bleva u një brez të argjendë me një thikë,
Dhamaski dhe vëllait ai dërgova,
Prokseni me të shpejt.,
Brezulin dhe thikën po motrën s’ma dërgoi.
Një të diel me natë nisa dhe vajta vet.
Edhe çova një kamare,( avëlmend) duke
Ksiajtur( ?) pliksaren.( tjerrësen).
Vajza ish në vilostar ku mplekste
Me fije ar, të ardhur nga Anapuli.
Dhe në krie vit ,(vënë) një stemë.
Pika loti binin në gji, po ata s’ishin pika loti,
Ishin zjarrm i dashurisë!
E përfalia,( e përqafova), dëita ( zgjata) dorën,
Në vith të kalit pra e vura,
E u shtita ( shëtita) sheshëvet..( fushave).
Dual përpara i vëllai, me të katër Lalërat,
E me të shtatë kushërinjtë.
- Mba ti trim kalin ngadalë,
Sa të taks ( të të jap) u ‘ ti palën. ( pajën)
- Palë çë desha u e mora,
vajzë të bardhë si bora.
Sit ( Sytë) e saj një mill( mijë) dukat,
vetullat një tjetër dy mill,
buzat aq edhe më tepër, vetja,( trupi i saj), sa një jetë.
Ndal e priti ai në amahi( mbrojtje) afër urëzës
Të lumit dhe në bot u derdhi gjakun.
Atje ranë tre a katër, por kolarti (?) ai nga kali,
Bashkë me të bukurën…
Atje i pështruan ( mbuluan) gurët….
Kur vera lulëzoi, trimi u bë një qiparis.
Vajza u bë një drizë ( pjerrgull –M.Q.) e bardhë
E u kumbis në qiparis,
Me të glatin (gjatin) vilostar ( vil- llastarin).
Suall rrush dhria ( hardhia) e bardhë,
Shkojnë të sëmurët hanë dhe shërohen;
Shkojnë të lavosurit, ( plagosurit),
Mirnin fletë nga qiparisi,
Vinin lavomavet ( plagëve),
Dhe ato dëlireshin..( shëroheshin).
Përkthimi i këtyre poemave epiko-lirike në greqisht nga edhe i kam sjellë këtu në gjuhën arvanite, është bërë krejtësisht i lirë dhe shpesh nuk përkonte me origjinalin. Përkthyesi, me sa shihej, i poetizonte më shumë. Ndoshta për arsye krenarie, ndoshta sepse nuk i dinte disa fjalë të vjetra të shqipes. Preferova variantin më të saktë. Disa fjalë arvanitase, apo arbëreshe të trazuara me greqishten, u mundova t’i përshtatja. Ajo që bie lehtësisht në sy është se poemat arvanito-arbëreshe janë shkruar në dialektin jugor të shqipes, Toskëria e poshtme, më pranë Çamëria, gjë që tregon se ikamanët e vjetër nuk duhet të kenë udhëtuar shumë deri në Moré.
______________
PËRKTHEU DHE PËRSHTATI - MIHALLAQ QILLERI
Valle arbëreshe
CALBARIA- ITAL
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi