Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi:GËZIMI

Shko poshtë

Albert Zholi:GËZIMI Empty Albert Zholi:GËZIMI

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 02, 2011 2:27 pm



Albert Zholi:GËZIMI U1_albert-zholi1

Albert Zholi:GËZIMI

Me Gëzimin jemi vërsnikë. Bashkë mbaruam shkollën e mesme dhe shkollën e lartë, paçka se në degë të ndryshme. Edhe pas universitetit na caktuan në punë në qytetin ku banonim. Gëzimi ishte i pashëm e shumë inteligjent. Të gjithë ndjenin kënaqësi që të shoqëroheshin me të, sidomos vajzat. Kisha shumë shoqe-pune që më kishin kërkuar t’i njihja me Gëzimin. Kishte trup të bukur dhe vishej hijshëm. Kishte me dhjetra raste për fejesë, por qëndronte indiferent. Në mesin e vitit 1989 unë shkova në Tiranë për specializim. Një ditë më lajmërojnë se më kërkonte një shok. Dola dhe shikoj Gëzimin me një vajzë brune. Ajo e kish mbërthyer për mesi dhe kokën e kish vendosur në gjoksin e tij. Ishte hera e parë që shihja një Gëzim kaq intim me një femër. U gëzova se më së fundi e kish hedhur tej indiferentizmin femëror. Pasi u përqafuam ai më prezantoi:

-Lida, një shoqja ime, ose më shumë se një shoqe…

Ajo më zgjati dorën, gjithë delikatesë, pa ia hequr dorën tjetër nga mezi Gëzimit. E ka nga dashuria e tepërt-mendova. Dhe kështu vazhduan për shumë kohë. Sa herë dilnin bashkë Lida thoshte “E dua më shumë se jetën!”

Erdhën vitet e demokracisë. Lida i lutej Gëzimit që të shkonin në Greqi, megjithëse ai ishte në një punë të mire. Erdhën në lagjen ku banoja unë. Në Athinë lindën edhe një djalë. Shkonim e vinim rregullisht te njëri-tjetri. Gëzimi mundohej të punonte ditë e natë. Do punoj tani sa kam fuqi thoshte megjithëse vuante nga stomaku. Edhe Lida, derisa lindi, punoi në disa punë. Më vonë ia vari fare. Kur dilja të bleja diçka e shihja me djalin për dore deri vonë në rrugë. Gëzimi vetëm në punë. Kur shkoja në shtëpinë e tyre Lida ngrihej me përtesë. Në kolltukun ku ulej do gjeje një deng me roba të pahekurosura ku mbizotëronin të brendëshmet e saj. Mbante përpara një filxhan të madh me kafe, përtypte kore-buke me kërcitje që të nervozonin. Robat prisnin aty sa të vinte nëna e saj, pasi Lidës i prishej manykyri i gishtave. Në shtëpi gatuhej rrallë. Gëzimi, i shkretë, më shumë hante ushqim të thatë edhe pse stomaku e mundonte. Bizhuteritë e Lidës nuk i linin paratë e mezimarra që të grumbulloheshin. Gëzimi kishte një vit pa blerë një pale këpucë. “Ai Gëzim që vishej me aq shije kur ishte djalë!”. Lida kish harruar që ta puthte me aq dashuri e ta mbante prej mezi Gëzimin e saj.

Një ditë nuk m’u durua dhe i thashë Lidës ato që mendoja.

-Kanë ndryshuar kohët-m’u përgjigj. Duhet t’i përshtatemi jetës greke. Duhet të bëjmë banjë edhe në mëngjes, bile, shpesh, duhet të hamë edhe jashtë.

Gëzimi ishte prerë në fytyrë. Ajo fliste vetëm greqisht, edhe pse bënte aq gabime sa mezi gjente fjalët.

-Dëgjo Lida, ti për dhjetë vjet ke nxjerrë nga goja vetëm fjalët “Gëzimi, Gëzimi, e di Gëzimi, si të dojë Gëzimi”, ndërsa sot, më mirë të mos të të kisha njohur!-dhe ika i turbulluar. Duke ikur m’u kujtua një thenie e Niçes: “Zgjodha gruan më të hidhur sevdekja!”… këtë thënie ndoshta e dinte edhe Gëzimi, por akoma nuk e dinte fëmija e tyre…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi