Frankfurt: Kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë
Faqja 1 e 1
Frankfurt: Kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë
Frankfurt: Kosovari Arif Uka vret dy ushtarë amerikanë
Dy ushtarë amerikanë u vranë nga një kosovar me emri Arif Uka nga Veriu i Mitrovicës, i cili sulmoi autobusin që po transportonte ushtarakët, në parkingun e aeroportit të Frankuftit.
(I plotësuar) - Qeveria e Kosovës dënon vrasjen në Aeroportin e Frankfurtit
Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani.
Qeveria e Republikës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ushtrisë amerikane dhe familjarëve të viktimave.
Ky rast makabër është nje akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës.
Qeveria dhe gjithë populli i Kosovës në këto momente të rënda solidarizohen me dhimbjen dhe qëndrojnë pranë qeverisë amerikane, popullit amerikan, ushtrisë amerikane dhe familjeve të viktimave.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh besimin dhe bindjen e plotë që aktorët e këtij akti monstruoz do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.
"Kjo është një ngjarje tragjike, është tronditëse" tha Bajram Rexhepi
Vrasja e dy ushtarëve amerikanë ka shqetësuar jo vetëm opinionin publik në Kosovë por edhe institucionet e Kosovës. Megjithëse deri më tash nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga institucionet Kosovës, identifikimi i vrasësit me emrin Arif Uka, banor i pjesës veriore të Kosovës e ka shtuar edhe më shumë pezmin dhe shqetësimin e popullit shqiptar të Kosovës.
"Kjo është një ngjarje tragjike, është tronditëse" tha Bajram Rexhepi, ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës.
Ne jemi duke u përpjekur që të dijmë më tepër për këtë ngjarje, dhe se a ishte një krim i organizuar apo i cilës natyre është ky sulm” shtoi Bajram Rexhepi në një deklaratë për gazetë “The Indepedent”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar sulmin duke e cilësuar si "ngjarje të tmerrshme". Ajo ka shtuar se vendi i saj do të bëjë “gjithçka që është e mundur” për të hetuar deri në fund sulmin ndaj autobusit të ushtarëve amerikanë.
Ushtria amerikane ka një numër bazash në rajonin e Frankfurtit.
***********
Sipas asaj që shkruan “Die Welt”, duke iu referuar burimeve policore, besohet se 21-vjeçari ishte një fondamentalist islamik. Dy ushtarë të tjerë amerikanë janë plagosur rëndë dhe nuk dihet nëse do t’i mbijetojnë plagëve.
Autori i krimit u arrestua në vendngjarje nga policia. Ai kishte kërkuar më parë azil në shtetin gjerman.
Sipas policisë, nuk dihet saktë se cilat ishin motivet e krimit, por natyra e sulmit forcon pistën e një sulmi terrorist. Aktualisht, forcat e rendit në Frankfurt po hetojnë mbi mundësinë e lidhjeve të 21-vjeçarit me persona të tjerë.
Sekuenca ekzakte e ngjarjeve nuk është e qartë, por dihet se kosovari ishte në zotërimin e një pistolete dhe shkëmbeu një debat me stafin ushtarak të autobuzit, përpara se të hapte zjarr.
Ngjarja ndodhi në orën 15:20, në një zonë publike në hyrje të aeroportit të Frankfurtit, e rezervuar për vendqëndrimin e autobuzëve.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Boris Hessen Rhein (38, CDU) ka dalë në vendin e ngjarjes. Rhein foli për një "akt të tmerrshme dhe shokuese."
I pyetur se është kjo një vrasje me motive terroriste, Ministri Rhein u përgjigj:
Nuk mund të them tash se a ka pasur një sfond terrorist kjo vrasje.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi