Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Obama shpreh dhimbje dhe indinjatë për vrasjen e ushtarëve në Gjerman

Shko poshtë

Presidenti Obama shpreh dhimbje dhe indinjatë për vrasjen e ushtarëve në Gjerman Empty Presidenti Obama shpreh dhimbje dhe indinjatë për vrasjen e ushtarëve në Gjerman

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 02, 2011 11:33 pm


Presidenti Obama shpreh dhimbje dhe indinjatë për vrasjen e ushtarëve në Gjerman

Presidenti Obama shpreh dhimbje dhe indinjatë për vrasjen e ushtarëve në Gjerman Obamap%20Kopie

Dy anëtarë të forcës ushtarake ajrore amerikane u vranë sot në aerportin ndërkombëtar të Frankfurtit në Gjermani. Forca ajrore amerikane thotë se dy anëtarë të tjerë të kësaj force u plagosën.

Policia gjermane thotë se një person i armatosur hapi zjarr ndaj pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në një autobus në aeroportin e Frankfurtit.

Lejtnant kolonele Pamela Cook, nëndrejtore e marrëdhënieve me publikun për forcat ajrore amerikane në Evropë foli me Zërin e Amerikës për incidentin.

“Ajo që dimë është që pati një hapje zjarri në Aeroportin Ndërkombëtar të Frankfurtit. Dy pjesëtarë të forcës ajrore amerikane u vranë dhe dy u plagosën në këtë incident. Nga informacionet tona, autoritetet gjermane e kanë nën arrest autorin dhe presim që hetimi të ketë filluar”.

Cook tha se pjesëtarët e forcës ajrore po shkonin për t’u dislokuar kur ndodhi incidenti. Presidenti amerikan Barak Obama, foli për incidentin në Shtëpinë e Bardhë.

“Jam i dëshpërruar dhe i indinjuar nga sulmi ku humbën jetën dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe u plagosën dy të tjerë. Mendoj se i gjithë populli amerikan shpreh mirënjohjen për shërbimin e atyre që humbën jetën. Mishelë dhe unë i kemi në mendimet dhe lutjet tona familjet dhe miqtë e tyre dhe po shpresojmë për shërimin e të plagosurve”.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të mësuar hollësitë e incidentit dhe do të punojnë me autoritetet gjermane për t’u siguruar që shkaktarët të çohen para drejtësisë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Bajram Rexhepi i tha Zërit të Amerikës se ishte informuar nga policia gjermane se i dyshuari ishte Arif Uka, një qytetar nga Kosova, nga Mitrovica.

Rexhepi shprehu keqardhjen e thellë për incidentin dhe tha se autoritetet e Kosovës po bëjnë hetime. Ai tha se nuk është e qartë nëse incidenti ishte akt terrorizmi.

Robert Pein, zëdhënësi ndërkombëtar i Fraport, pronar dhe administrator i Aeroportit të Frankfurtit, tha se autoritetet federale gjermane do të marrin të gjitha masat e duhura për sigurinë e aeroportit si rezultat i incidentit.

“Siguria e aeroporteve në Gjermani është përgjegjësi e Ministrisë së Brendshme gjermane, dhe në praktikisht, zbatohet nga policia federale gjermane. Ata vendosin standartet dhe kërkesat, dhe nëse ka ndryshime që mund të bëhen herë pas here, atëherë ata janë përgjegjës t’i zbatojnë.”

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu ngushëllimet e saj për viktimat dhe familjet e tyre, duke thënë se qeveria do të bëjë ç’është e mundur për të zbuluar çfarë ka ndodhur.

Ushtria amerikane ka disa baza në Gjermani, duke përfshirë bazën ajrore të Ramshtajnit afër Frankfurtit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi