Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovë: Qytetarët ndezin qirinj për ushtarët amerikanë

Shko poshtë

Kosovë: Qytetarët ndezin qirinj për ushtarët amerikanë Empty Kosovë: Qytetarët ndezin qirinj për ushtarët amerikanë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2011 2:45 pm


Kosovë: Qytetarët ndezin qirinj për ushtarët amerikanë



Kosovë: Qytetarët ndezin qirinj për ushtarët amerikanë KOSOVa+US

Grupe qytetarësh të Kosovës ndezën mbrëmë qirinj në Prishtinë dhe në Mitrovicë, në shenjë nderimi për dy ushtarët amerikan që u vranë dje në Frankfurt të Gjermanisë. Ata shprehën, siç thanë, dhembjen për këtë ngjarje, por edhe zemërimin me faktin se ata u vranë nga të shtënat e një shqiptari me prejardhje nga Kosova. Arid Uka, 21 vjeçar, u arrestua dje nga policia gjermane pas vrasjes së dy ushtarëve amerikan. Të afërmit e tij në fshatin Zhabar të komunës së Mitrovicës, thonë se ai është lindur dhe rritur ne Gjermani ku familja e tij jeton prej 40 vjetësh.

Ngjarja nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në orët mbrëmjes morri pjesë në ndezjen e qirinjve në qendër të Prishtinës.

“Jemi këtu së bashku me studentët e Universitetit të Prishtinës, që si shtet dhe si shoqëri, ta dënojmë këtë akt të tillë. Përkundër asaj që edhe më tutje nuk dihen motivet e një akti të tillë, një akt i tillë është akt kriminal. Ai i cili e ka bërë këtë akt të tillë është kriminel për qytetarët e Kosovës dhe në asnjë formë nuk i pasqyron bindjet e qytetarit të Kosovës dhe të një kosovari, prandaj përmes këtyre qirinjve ne solidarizohemi me popullin amerikan, me ushtarët amerikanë që janë edhe ushtarë të lirisë së Kosovës dhe çdo herë shteti dhe populli i Kosovës do të ketë marrëdhënie të veçanta dhe speciale me SHBA-të”, tha ministri Hoxhaj.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, Selim Dallku, dënoi po ashtu sulmin ndaj ushtarëve amerikanë.

“Edhe studentët e Universitetit të Prishtinës, solidarizohen me familjet e personave të prekur nga ky akt, po ashtu me kombin amerikan dhe si studentë, me këta qirinj, paraqesim qëndrimin e Parlamentit Studentor dhe tërë studentëve të Universitetit të Prishtinës, mbi aktin të cilin e cilësojmë si akt jo të mirë dhe kriminel”, tha zoti Dallku.

Ngjarja u dënua ashpër nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, të cilat theksuan rolin e jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë botën.

Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm edhe për çlirimin e saj. Edhe më tej rreth 800 trupa amerikane shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi