UNMIK, pengesë e padëshirueshme
UNMIK, pengesë e padëshirueshme
UNMIK, pengesë e padëshirueshme
Ban Ki-Moon njofton anëtarët e Këshillit të Sigurimit se shqiptarët nuk duan që UNMIK’u të vazhdojë praninë e mëtejme në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk e shohin Rezolutën 1244 si obligim ligjor. Rikonfigurimi i UNMIK’ut përfundon deri në qershor. Shumë serbë kundërshtojnë autoritetin e shtetit kosovar, por një numër në rritje i tyre po marrin dokumentet e Kosovës. Express sjellë Raportin e Ban Ki-Moon dhe EULEX’it.
Nga Bekim Greiçevci më 19.03.2009 në ora 8:15
Për herë të parë që nga vendosja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, para gati dhjetë vitesh, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së i ka njoftuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit se shqiptarët e shohin UNMIK’un si pengesë për funksionimin e vendit si shtet sovran, ndërsa Rezolutën 1244 e konsiderojnë të parëndësishme dhe jo obliguese.
Raporti që përfshin zhvillimet kryesore në Kosovë që kanë ndodhur në periudhën prej 1 nëntorit, 2008, deri më 9 mars të këtij viti, ka pësuar ndryshime në natyrën e tij në krahasim me raportet e mëparshme.
Ky dokument, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta Express, tash përmban vetëm pjesën politike, e përgatitur nga Zyra e Ban Ki-Moon, por jo edhe pjesën teknike që hartohet nga UNMIK’u.
Po ashtu, në fund të raportit, ka gjetur vend si Anex raporti i parë rreth EULEX’it, të cilin e ka dërguar në New York përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Javier Solana.
Dokumenti katërfaqësh rreth EULEX’it, përmbajtja e të cilit është aprovuar nga Yves de Kermabon, flet për vendosjen e këtij misioni dhe aktivitetet e para të tij.
Qëndrimin e Prishtinës se misioni i OKB’së në vendin tonë nuk ka më punë dhe duhet të tërhiqet nga zhvillimet në Kosovë, pritet ta japë zyrtarisht Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, i cili ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit, që do të mbahet të hënën e ardhshme.
“Ka një perceptim mes shumë shqiptarëve të Kosovës se detyrat e UNMIK’ut janë kryer dhe vazhdimi i pranisë së tij është një pengesë e padëshirueshme për dëshirën e Kosovës për të funksionuar si shtet sovran”, thuhet në paragrafin 4 të raportit.
Ban Ki-Moon shkruan se “autoritetet e Kosovës, që janë nën presion të madh nga partitë opozitare, gjatë muajve të fundit në vazhdimësi kanë përsëritur se Rezoluta 1244 nuk është më relevante dhe se institucionet e Kosovës nuk kanë obligim ligjor t’i nënshtrohen”.
Edhe kësaj here Kreu i Kombeve të Bashkuara u rikujton ambasadorëve se institucionet e Kosovës kanë bërë edhe hapa tjerë drejt forcimit të shtetit duke mos përfillur kompetencat e Shefit të UNMIK’ut që burojnë nga Rezoluta 1244. Më shumë mund të lexoni në gazetën Express.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi