Pjese nga libri"Tek ju lashe une zemren time" nga Gjergj Lacuku (Florida,SHBA)
Faqja 1 e 1
Pjese nga libri"Tek ju lashe une zemren time" nga Gjergj Lacuku (Florida,SHBA)
Pjese nga libri"Tek ju lashe une zemren time" nga Gjergj Lacuku (Florida,SHBA)
Gjergj Lacuku lindi me 19 Prill 1971 ne fshatin Beltojë, Komuna e Berdicës, në rrethin e Shkodrës. Rrjedh nga një familje, që lufta e klasave i mohoi pothuejse gjithçka. Duke kenë i privuem nga çdo mundësi, ai shikonte larg dhe për t'i ba andrrat e tij realitet,arratiset nga Shqipnia më 1990. Pas disa vitesh të veshtira si refugjat, ma në fund me 1994 arrin ne "Eldorado", token e premtume, ku kishte andrrue prej vitesh. Që nga ai vit, ai jeton në Florida të Amerikës dhe punon si credit analist per Citigroup-Citibank, kompania ma madhe financiare ne bote. Ky asht libri i pare me poezi, por gjithashtu poezite e tija jane botue ne dy koleksione librash në gjuhën angleze nga "International Society of Poets", që titullohen "Colors of Life" ("Ngjyrat e Jetës") dhe "Who is who in International Poetry". Gjithashtu, asht vlerësue edhe me çmimin "Editor's Best Award". Një ndër poezite e tija në gjuhen Angleze gjindet edhe ne nje koleksin CD prej 33 poezive të zgjedhuna nga "International
Society of Poets" me antarë nga mbi 60 vende të botës.Gjergji asht i martuar me Elizabeta Cuni dhe kane tre femije:Kristofor, Andre e Giorgina. Libri i tij i parë asht një mirënjohje dhe dashuni për prindit,familjen, miq dhe të afërm, kudo qe janë. Asht një shprehje malli
për Atdheun dhe vendlindjen e tij.
Tek ju lashë unë zemrën time
Pikon mall kjo zemra ime,
Pikon malle dhe e dashuri.
Qetësi gjen veç në vendlindje
Ku kalova fëmijëri.
"Malli rrjedh, jo nuk pikon!"
Zemra ime flet kështu.
Dallgën e mallit e qetëson
Veç kur është aty tek ju.
Bien muzgje, çelin agime,
Erret natë, zbardh mëngjes,
Tek ju lashë unë zemrën time
Për ju rreh deri sa t'vdes.
Nanës sime
Kan ra rrezet ane e mban'
Çelin lulet plot aromë,
Sa mall sot per nanën kam
Mall që zemrën ma copton.
Ti natyr' sot buzëqesh
Si t'ka hije ty gjithmonë,
Pak qetesi t'ia kthesh
Kesaj zemre që po vajton.
Fllad i ambel sot po fryn
neper pem' zogjte kendojn'.
Nan' e dashtun m'del nder sy
Un'hap krahet ta përqafoj'.
Por jo, jo, mundohem kot'
Asht nji vegim si n'fëmini,
Dhe un' prej mallit derdhi lot
Se nana a larg - ne Shqipni.
O kurbet ti plag'e rand'
Qe s'te gjendet jo sherim,
Zemra nanash je tue tha'
Tue ia marr' jetës rinin'.
Beograd, Maj 1991
Shkodra
Ne mengjese kur lind dielli
Shkoder Lokja ja merr kanges,
Me za t'ambel si bylbyli
këndon edhe n'mes t'skamjes.
Ky qytet i lashte sa moti
neper shekuj diti t'gëzoi
E kur zi mbante kombi
Shkodra kangen se ndaloi
Njikjo asht' pra Shkodra jon'
Me Rozafen nuse motit,
N'Piedestal gjithmone qendron'
Krenaria e gjith' kombit.
Mollë e ndalume
Na futen në kopshtin e "Edenit"
Në vend të luleve rreth e qark
Tela me gjemba
(zbukuru me ftyrën e Enverit).
Aty u rritëm si në inkubator:
Hangrëm ç'na dhanë,
Fjetëm kur na thanë,
Bile, disave jua prenë krahët
Kur i panë se hidheshin perpjetë.
Oh, Zot, se ç'hoqme n'at' jetë!
Çdo gja përtej errsinës
Ishte mollë e ndalume
Perëndi, rrezet e diellit
pse na i bllokune.?
Shkoder Lokes
Hej, Shkoder loke, n' amshim
po t'kendoj me zemer t'vrame.
Këtu, i tretun ne mergim,
kujtoj diten qe u ndame.
N'dhena t'hueja ku un' ndodhem
as ne gjume nuk kam qetësi,
tue u rrejt' se do gëzoj boten,
do la' mbrapa nji grusht hi.
E nder andrra fluturim,
me zogj t'qiellit tue bisedue:
"Kur t'shkoni n'qytetin tim
Nanës e babës t'falna me i cue."
Kur te shndrisin rrezja e par'
mu ne zemer te Evropes,
Ti Rozafe per ne mos kjaj
Mbi altar t'Zojes Shkodres.
Shkoder loke,nane e dashtun,
kur t'na vij e fundit mbramje
per bijt' tu n'bote perhapun
ruj nje vend tek dheu i t'parve.
Aty dona n' ameshim
eshtnat tona me pushue,
kur t'vij Prilli me gjelberim
dikush ka per t'na kujtue ...
E pra sot neper botë,
bijt' e tu kudo qe jemi
t' i lutna t'madhit Zot:
gjithmone Shkodren ta kemi
Toronto, Kanada, Gusht 2003
Nata e ikjes
Mora rrugen e largimit
Ne nje natë qe binte shi,
Me zgjidh prangat e mjerimit
Qe dur-kambe mi kishte nxi.
Tue kalue telat me gjemba
Edhe andrrat paten frike.
Nder këto tela vete vdekja
Bante roje nate e dite.
Ne mesjeten komuniste
Per ne lulet s'kishin erë.
E ne heshtje zemra thërriste
-Per pak drite ne ket' sketerrë.
Per mue ikja s'ishte kange
Qe te këndohej nder gëzime,
Por ne zemer mbeti plage
qe me djeg e me jep dhimbje.
Emigrantve
Qetësi shpirtnore në ket' bot'
Larg vendlindjes vështir' me gjet
E kjo jet' si dallgë ushton
Si stuhi që kurr' nuk hesht.
E rand' kenka me emigru,
Prej njerzve m'u nda së gjallit.
Kështu Zoti e paska shkru
Me là rrugën me lot'e mallit.
U rritëm ne t'mjeruem
Si fëmijë të lanun jetim,
Me zemrën mallpërvëluem
Na kalon jeta në mërgim.
Por ama kurrë mos t'harrojmë
Se kush ishim e nga erdhëm
Se mandej humb vlera jonë
Dhe për ne e bardha erret.
Se mandej humbet vyrtyti
si dhe besa e shqiptaria
sic na humbi komunizmi
mos me dite se c'asht' njerzia
Me andrra, shpresa e besim
shikojme larg n'ardhemeni
nji dite patjeter do vijme
tek ti -O Nane Shqipni !
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi